Basha u ankua për votën e emigrantëve, Majko me ironi: Gëzuar 1 prillin. Votoni ndryshimin e blini librin “Misioni im”!

1 Prill 2021, 15:13Politika TEMA

Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko i është përgjigjur Partisë Demokratike në lidhje me votimin e emigrantëve për zgjedhjet e 25 prillit.

Majko sqaron se që në muajin janar të këtij viti, përfaqësuesit e opozitës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve refuzojnë të kalojnë aktet nënligjore për votën e shtetasve jashtë vendit.

Majko akuzon PD se qëllimisht ka bllokuar votën e emigrantëve përmes përfaqësuesve të saj në KQZ, të cilët “patën paturpësinë të kishin si përgjigje heshtjen refuzuese”.

“Partia Demokratike zgjodhi datën 1 PRILL për të akuzuar me deklaratë https://ëëë.syri.net/…/do-sigurojme-votimin-elektronik…/ se qeveria “ka dështuar me votën e emigrantëve”.

Që në muajin janar të këtij viti, përfaqësuesit e opozitës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve refuzojnë të kalojnë aktet nënligjore për votën e shtetasve jashtë vendit (jo votën e emigrantëve”)

Me gjithë premtimet se do “studionin” projektet e shkruajtura në bashkëpunim edhe me përfaqësuesit e organizatave në diasporën shqiptare, patën paturpësinë të kishin si përgjigje heshtjen refuzuese.

Gëzuar ditën e gënjeshtrave! Votoni ndryshimin dhe blini librin “Misioni im”! URIME”, shkruan Majko.

2 komente në “Basha u ankua për votën e emigrantëve, Majko me ironi: Gëzuar 1 prillin. Votoni ndryshimin e blini librin “Misioni im”!”

  1. qytetar says:

    Libet per 10 vjeçaret !

  2. Mbylleni halene gomer! says:

    Fisk per ty qytetar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje