Gara për Byronë Kombëtare të Hetimit, zgjidhen 28 agjentët e parë. Vijon procesi edhe për 32 tjerët

1 Prill 2021, 15:56Politika TEMA

Byroja Kombëtare e Hetimit është duke u plotësuar. Më në fund 28 agjentët e parë janë zgjedhur nga 37 që ishin gjithsej.

BKH njofton se kandidatët, që kanë kaluar ose jo kushtet e sigurisë, do të njoftohen individualisht.

Komisioni i Posaçëm i Verifikimit të Pasurisë dhe Figurës në datë 01.04.2021, mbylli verifikimin e kushteve të sigurisë për kandidatët që konkurrojnë për “Hetues” në Byronë Kombëtare të Hetimit dhe ka vendosur që nga 37 kandidatë:

28 (njëzet e tetë) kandidatë kalojnë kushtet e sigurisë.

9 (nëntë) kandidatë nuk i kalojnë kushtet e sigurisë.

Kandidatët, që kanë kaluar ose jo kushtet e sigurisë, do të njoftohen individualisht.

Kandidatët e kualifikuar do ti nënshtrohen trajnimit me një sërë modulesh vlerësimi që duhen kaluar përpara se të çertifikohen. Vendi, data dhe ora e zhvillimit të trajnimit dhe udhëzime të hollesishme do të njoftohen në ditët në vijim në website-in e BKH-së, (BKH.al).

Verifikimi i kushteve të sigurisë u zhvillua nën vëzhgimin dhe monitorimin e Komisionit të Pavarur të Rishikimit, të caktuar nga misionet e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian në Shqipëri.

Në ditët në vijim do të hapet dhe procesi i rekrutimit për 32 (tridhjet e dy) pozicionet  “Hetues”, të pa plotësuara. Njoftimi për hapjen e procesit të rekrutimit do të bëhet në website -in e BKH-së.

Falenderojmë gjithë kandidatët që shprehën vullnetin për të marrë pjesë në këtë konkurrim.

1 komente në “Gara për Byronë Kombëtare të Hetimit, zgjidhen 28 agjentët e parë. Vijon procesi edhe për 32 tjerët”

  1. Po nuk dolen para drejtesise Ilir Sali nuk ka per te patur drejtesi says:

    Kjo shtytje e krijimitvte kesaj byroje te ben te dyshosh dallavere per te shpetuar Hajdutin e floririt dhe kryekriminelin e vicidolit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje