Nga Altin Ketro
Fushata elektorale për zgjedhjet e datës 25 prill, po prodhon edhe spote televizive negative për kundërshtarin politik siç është, për shembull, një spot i Partisë Demokratike i cili tenton të ballafaqojë disa premtime të kryeministrit Edi Rama, të bëra kryesisht gjatë fushatës elektorale të vitit 2013 kur ishte ende në opozitë, me aktualitetin e sotëm teksa kanë kaluar 7 vjet.
Nuk do të merresha të analizoja atë çfarë PD-ja përpiqet të thotë nëpërmjet atij spoti në raport me realitetin, nëse nuk do të konstatoja disa gënjeshtra deformime të thëna në formë pasthirrme, që në fakt përbëjnë një autogol për autorët e spotit.
Le t’i marrim një për një në linjë kronologjike, siç paraqiten në spot.
1.Fragmenti i parë i spotit ka të bëjë me një premtim të Edi Ramës që nëse ai do të vinte në pushtet në vitin 2013, do ta ulte çmimin e naftës.
“Ehaa” – lëshon pasthirrmën xhaxhoja në spot teksa nget makinën, duke lënë të kuptojë për telespektatorin se Rama ia ka futur kot, pra ka gënjyer.
Realiteti sot është i tillë: Në vitin 2012, që ishte viti i shtatë i qeverisë “Berisha”, çmimi i benzinës në muajin janar ka qenë 190 lekë për litër, kurse çmimi i naftës tregtohej me pakicë me çmim 185 lekë për litër. Mjafton që mediat të hapin kronikat televizive të kohës dhe e vërtetojnë lehtësisht këtë që po them.
Pas ardhjes në pushtet të Partisë Socialiste, çmimi i karburanteve me pakicë nuk arriti kurrë në ato shifra dhe sot çmimi i tyre është diku midis 150 – 160 lekë për litër. Pra, kemi një ulje të çmimit të karburantit gjë që e nxjerr jashtë loje propagandën e PD-së.
2. Fragmenti i dytë në spotin e PD-së vijon me një fjalë të zotit Rama që thotë se “negociatat janë hapur”.
“Ehaaa” – vijon pasthirrma tjetër e një çifti të ri në shtëpi, sërish duke ironizuar këtë thënie të Ramës, demek se sërish ai ia ka futur kot.
Realiteti sot është i tillë: Më 24 mars 2020, ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian i dhanë dritën jeshile hapjes së negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Vetë komisioneri përgjegjës për zgjerimin në BE, zoti Oliver Varhelyi, në një status publik në Twitter theksonte se: “Vendimi i sotëm është një mesazh i fortë dhe i qartë për Ballkanin Perëndimor. E ardhmja jote është në BE!” Vetë Komisioni Evropian i paraqiti vendeve anëtare një raport ku rikonfirmoi rekomandimin e tij pozitiv për hapjen e bisedimeve me të dy vendet ballkanike.
Pra, në raport me detyrat që kishte karshi Komisionit Evropian, Shqipëria i kishte përmbushur plotësisht kushtet. Natyrisht, brenda 28 vendeve anëtare të BE-së të cilat duhet të dalin me vendim unanim, ka ndonjë syresh që zgjerimi i BE-së me vende të tjera ballkanike, mund t’u krijojë probleme të brendshme politike. Kjo pastaj del përtej atyre çfarë Shqipëria duhet të përmbushë.
3.Fragmenti i tretë në spot vijon me premtimin e Ramës për “ujë 24 orë gjatë mandatit të tretë”.
“Ehaaa” – pasthirrmën tre të rinj ulur në një tavolinë lokali duke konsumuar birra me kanoçe.
Realiteti sot është i tillë: Pas vitit 2013 investimet në sektorin e ujit kanë qenë më të mëdhatë dhe më seriozet e bëra në këto tre dekada. Gjatë mandatit të parë qeveria nisi aksionin e mbledhjes së detyrimeve nga debitorët e shumë të cilët me mospagesat e tyre, shto këtu amortizimin e infrastrukturës së ujësjellësave dhe humbjeve në rrjet, po e çonin këtë sektor drejt një falimentimi të plotë.
Gjatë mandatit të dytë nisën një sërë investimesh kolosale në rrjetin e furnizimit me ujë të zonave urbane dhe sot kemi disa qytete që furnizohen në pjesën më të madhe të tyre me 24 orë ujë të pijshëm. Natyrisht, tërmeti i nëntorit 2019 dhe pandemia e marsit 2020, detyroi qeverinë që shumë fonde të planifikuara për sektorin e ujit t’i kanalizojë për rindërtimin e shtëpive si dhe për daljen nga situata e vështirë e pandemisë që ndikoi fort në ekonominë shqiptare. Ndaj ta quash premtim të pa mbajtur këtë aspekt, është e turpshme, sepse nuk kemi pasur të bëjmë me situata normale, por totalisht anormale dhe objektivisht të justifikueshme për të mos e mbajtur atë premtim në 100 për qind të dimensionit të tij.
4.Fragmenti i katërt i spotit, ka të bëjë me premtimin e Ramës për shëndetësinë falas.
Pasthirrma “Ehaaa” i “besohet” një çifti pensionistësh të cilët nga kolltuku i shtëpisë tundin kokën në shenjë mohimi.
Realiteti sot është i tillë: Në qeverisjen e PD-së, në rast se nuk ishe i siguruar, duhet të paguaje tarifë lekësh për të marrë shërbim nga mjeku i familjes. Sot, edhe nëse nuk je i siguruar, atë shërbim e ke falas. Mjeku i familjes të referon po falas tek mjeku i specialist i poliklinikës së specialiteteve dhe po ai të referon me sistem online po falas në spital në rast se ke nevojë për shërbim më të specializuar. Përpara pandemisë falas ka qenë edhe kontrolli shëndetësor bazë i njohur ndryshe si Check Up-i, por që u pezullua për shkak të pandemisë. Falas jepen edhe ilaçet për pensionistët dhe një sërë kategorish.
Tani, nëse ngatërroni këtë zinxhir ndjekje shëndetësore falas, me ryshfetin që i jepet nën dorë mjekut apo infermierit, më falni, por ky nuk ka qenë premtim i Ramës. Ky bën pjesë në ndërgjegjen e pacientin që pranon të bëhet palë me mjekun duke e “dorovitur” dhe nuk e denoncon atë.
Për paralelizëm, është njësoj sikur dikush të të futet në shtëpi, ta grabitë atë dhe ti nuk e denoncon tek policia. Po nëse nuk bën denoncim, nga ta marrë vesh policia që shtëpia jote është grabitur?! Në rast se pacienti denoncon mjekun apo infermierin dhe, pas kësaj, instancat shtetërore nuk reagojnë, atëherë pacienti ka të drejtë që të akuzojë shtetin si bashkëpunëtor në korrupsion.
5.Fragmenti i pestë dhe i fundit i spotit kishte të bënte me premtimin e Ramës për aeroporte.
Pasthirrmën e fundit “Ehaa”, nuk e mori përsipër askush që ta shfaqe me fytyrë, por veç me zë. Dhe kjo e ka një shpjegim domethënës.
Realiteti sot është i tillë: Aeroporti i ri i Kukësit është një fakt dhe pritet të inaugurohet në mes të prillit, Aeroporti i Vlorës, të cilin e vonoi pandemia për zbatim, është në fazën e nënshkrimit të kontratës me fituesin Mabetex të zotit Pacolli. Aeroporti i Rinasit do nisë shumë shpejt investimin për zgjatjen e tij me qëllim që të bëhet funksional për fluturime transoqeanike me Amerikën. Në projekt për mandatin e tretë është aeroporti turistik i Sarandës, që do tenderohet fill pas nisjes së punimeve të atij të Vlorës.
Natyrisht, këto spote Lulzim Basha nuk i nxjerr për ata që kanë kujtesë të fortë që nga koha kur qeveriste Partia Demokratike, por i nxjerr për “ata që mund ta hanë” sapunin për djathë, siç e tha bukur Blendi Fevziu gjatë debatit me Bashën. Ky është qëllimi i vërtetë i Lulzim Pasthirrmës!
Aq bukur i ke thene te gjitha o Altin, sa nuk te luan asnje presje. Eshte fakt kombetar qe Basha eshte genjeshtar ne gen, ne thelb, dhe aty ku ka vene dore ka mashtruar vençe, ka tradhtuar vendin dhe ka vrare njerez pa faj. Nuk ka asnje mundesi e as logjike normale qe te pranohet qe ky person te fitoje perseri pushtet. Kete mund ta “harrojne” vetem ata qe jane njesoj mashtrues e hajdute si Basha. Mos t’ia bejme te keqen Shqiperise e ta kthejme mbrapsht e t’ia ulim koken. Sapo kemi filluar ta ngrejme ate e te shohin perpara, sapo ka filluar te na vije era qyteterim dhe t’i ruajme arritjet qe deshmojme perdite per te miren tone.
Eh sikur ti kisha te gjithe Ketra qe ta shihnin Realitetin si ky, nuk do me duhej me Endri Fuga…
Jam marre me turismo dentale prej 2011-2018 kryesisht me itlaiane. Kur u prisja ne aeroport (2011) ishte rruga beter, plehra gjithandej dhe police grabites per 300 lek. Qyteti i Fierit dhe i Vlores si qytete Avganistani. E kete nuk e thoja une. Por nje pensionist guzhiner qe kishte punuar ne Peshawar (e shume e shume pershtypje negative).
Per koicidence per te mbjelle tre dhemballe, me kontakton perseri dhe kthehet ne 2018. U habit, nuk i besohej qe ishte ne Shqiperi. Aeroporti, rruga (sa keq qe nuk kishte perfunduar by-pass i Fierit. Pa Fierin, e shetitem, ngeli perplesso. Uao. Edhe une ndihesha krenar. Shkuam ne Vlore (la mia Valona thote tani). Tha vetem splendido (shkelqyeshem). Tani jemi me prane Evropes me tha (mendoni nje guzhiner, nje njeri i thjeshte). Tani ka blere nje shtepi ne Vlore, te cilen nuk do ta kishte blere me pare, as ne enderr.
Nese ne shqpitaret jemi ekstremist nuk duam te shohim ndryshime, nuk duam te degjojme fjale te mira per vendin, e me keq akoma vjellim vrere per atdheun, te huajt nuk kane asnje interes (jane te paanshem) te mos vleresojne e komentojne ndryshimet kolosale qe ka pesuar Shqiperia jone e dashur.
Pse nuk i beri PD nga 2005-2013 kur nuk kishte asnje pengese e as shkopinje ne goma?
Ky qenka per Miss Kryetar Partie
Vetëm mjekra i mungon të duket si xhezuja ska lone gjë mo pa bo.
SPOTI LUAN NJE ROL NEGATIV TEK ZGJEDHESIT. POPULLI NUK MUND TE HAPI KRONIKAT E KOHES SE BERISHES. ESHTE NJE POPULL 80% GJYSEMANALFABET , IDIOT NE MWNTALITET, POPULL QE GENJEHET SHPEJT DHE SKLEROTIK, QE HARRON CDO GJE.
Shume e drejte mos them me keq
askush nuk beson genjeshtrat e Lyl Caracit pervec se cecenet dhe idiotet Puna e Edi Rames ne keto 8 vjet flet vete .Desh Zoti qe Edi Rama kryeminister qe Shqiperia po perballon dy fatkeqsite me te medha Termetin dhe pandemine
Sa te ket servila partia, keshtu do ngelet ky vend, ta mari kush te doje. Un di te them vetem nje gje, qe ketu kush e mer, vjedh me shum se i pari e rrit cmimet e taksat me shume se paraardhesi. Sa per naften,po e premtoi e kur e mori tha, gjene me te mire qe beri sala oshte rritja e naftes e nga 150 lek qe e gjeti e coi ne 180 lek. Pa fol per korentin e ujin 3 fish. Sti ha njeri ato rrena. Puna esht qe kur ta mari tjetri mos na i 5fishoj, se popull servil hesapi
Po ti njihni ata te spotit, do te qeshnit me te madhe.
Jane dy te njesise 8, Ata qe i njohin, i vene edhe noten, sigurisht- 10. Lume si PD-ja.✌️ Po ti njihte Reshat Arbana, i Madhi: Do ti angazhonte ne role kryesore!!. Pika.?
Dikush mund ta haje sapunin per djathe…por e verteta Luleqime Basha ka ngrene tollumin brenda..