Rama flet për Metën: Ilirit i vjen fjala ‘burg’ si bukë, goditjet e SPAK-ut kanë filluar e do vazhdojnë. Do lëndojnë politikanë

2 Prill 2021, 19:15Politika TEMA

Nga Berati, Edi Rama sulmoi sërish Presidentin Ilir Meta dhe ish-kryeministrin Sali Berisha, që sipas tij janë dy njerëzit kryesorë që duan të pengojnë dhe frenojnë procesin e reformës në drejtësi në Shqipëri.

Edi Rama paralajmëroi se goditjet e SPAK-ut do të vazhdojnë dhe sipas tij, vazhdimi mund të lëndojë politikanë majtas e djathtas.

Drejtësia po pastrohet nga llumi, por ka pasur kaq shumë sa kjo punë nuk bëhet sa hap e mbyll sytë. Goditjet e SPAK-ut kanë filluar dhe do të vazhdojnë, por vazhdimi mund të lëndojë politikanë majtas dhe djathtas, por shkon në drejtim të duhur për njerëzit e zakonshëm të këtij vendi” tha Edi Rama.

1 komente në “Rama flet për Metën: Ilirit i vjen fjala ‘burg’ si bukë, goditjet e SPAK-ut kanë filluar e do vazhdojnë. Do lëndojnë politikanë”

  1. sapa says:

    Sidomos kur i thua keto fjale para zgjedhjeve kane efekt te madh!Per cilin Spak e ke fjalen per ate qe ju mbron ju?nje doktor te korruptuar dhe nuk e mbajtet ne burg!Cili idjot mund te besoje ne mrekullira ne vendin krimit shqiperi?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje