Basha në familjen kuksiane: E paske qarë flinë, e bënte edhe gjyshja ime pejane

2 Prill 2021, 15:53Politika TEMA

Kreu i Partisë Demokratike teksa ndodhet sot në Kukës ka vizituar një familje të qytetit. Basha u njoh nga afër me shqetësimet e tyre, ndërsa provoi edhe flinë e përgatitur nga zonja e familjes.

“E paske qarë flinë. E bënte gjyshja ime. Gjyshja ishte pejane,” tha Basha.

Kryedemokrati gjatë bisedës theksoi se Kukësi është zonë me bukuri të mëdha natyrore dhe nuk duhet të ketë plagë emigracionin. Kreu i demokratëve premtoi edhe njëherë se me qeverisjen e tyre do të ulin çmimin e naftës.

“Investimi i parë është rruga, uji i pijshëm, energjia. Kur i bëjmë këto investime mbete t’ju mbështesim edhe me kredi të buta.

Turistët që vijnë sjellin me vete edhe paratë e tyre. Kemi një leverdi të dyfishtë. Duhet një dorë në fillim dhe këtë e jep vetëm shteti. Këto vite shteti jo vetëm që nuk ka ndihmuar por ka penguar.

Zonat kufitare naftën e marin o në Kosovë o në Maqedoni. Gjëja e parë që do të bëjmë është të heqim atë 240 lekëshin për litër.

Këto mrekulli që ka Kukësi nuk duhet ta ketë plagë emigracionin. Ka ardhur lloha për ndryshim dhe ndryshimi vjen me rritjen e pagave,” tha Basha.

7 komente në “Basha në familjen kuksiane: E paske qarë flinë, e bënte edhe gjyshja ime pejane”

  1. Mos bafsh hajer says:

    Gjyshja do t t kishte dhan nji ….. me ta pat
    dit si do baheshe nji bastard.

  2. Muli says:

    Ky derdimeni ne çdo gje kopjon Ramen. Ka filluar u puth duart grave tani, si Rama. Po si Rama ka filluar te permende edhe gjyshen. Vetem se nuk i shkon fare mavrise.

  3. Ben says:

    Borati po ha fli.

  4. Skenderbegasi says:

    FLI-JA Kuksjane. Po dhe gjellet me
    emra gjumi ti servirin o Lul.
    Shiko se mos ja ka thene menune
    Safet Gjici!
    C’na the e kam gjyshen Pejane.
    Po Neritani qe e kishte gjyshen
    me pistolete, dhe e kendon kengen elbasanse per ibrete!

  5. Popull says:

    A me ha are që s’thuhet, kosovar bytha jote, tradhëtar, Hafije i udb

  6. ? says:

    Kur miliarderi i ha atë copë bukë të varfrit?

  7. Olsi says:

    O doktor po ku remove dhe gjete kete beduin more njeri. Pak kishte ne pd per kryetar kete vajte vure .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje