Kryedemokrati Lulzim Basha ndodhet në Kukës, aty ku është pritur nga mijëra qytetarë të cilët kishin mbushur qytetin.
“Mirë se ju gjej në Kukësin e bujarisë, në Kukësin e fisnikërisë, në Kukësin që do ti prijë ndryshimit të fitores.
Për 8 vjet qeveria e ka shkelur Kukësin me këmbë, ju kanë shkatërruar ekonomitë, ju kanë nëpërkëmbur. I kanë bërë hesapet gabim.
Ora e llogarisë po vjen, 25 prilli është ndryshimi. Gjithmonë e kam ndjerë zemrën kuksiane, optimizmin dhe shpresën për të mos u dorëzuar kurrë.
Thërrisni bijtë tuaj nga emigracioni ora e ndryshimit po vjen. Ndryshim do të thotë mirëqnei, paga dinjitoze që mund të vijnë vetëm nga një ekonomi që funksionon.
Shumë shpejt do të marrë fund diskrimini. Do ta kthejmë Kukësin në një qendër të arsimit. Ju falënderoj që kurrë nuk u dorëzuat. T
etë vite dështime, 8 vite diskrimin, poshtërim, varfëri, mos e harroni më 25 prill asnjë votë për atë që poshtëroi Kukësin dhe kuksianët,” tha Basha.
Po mundohem te kujtoj se cfare ka bere PD per Kukesin. Asnjehere nuk do harroj nje takim te PD ne Kukes kur nje nga simpatizantet u shpreh se edhe pa buke te ishte voten PD-se do ja jepte. Eshte per tu vleresuar besnikeria e kuksjaneve per PD por nga ana tjeter eshte e turpshme qe kjo parti gjithmone ka zhgenjyer te beje dicka per kete qytet.