Masakra e 2 Prillit, revoltohet mbesa e dëshmorit: Sa hipokrizi që nderohen nga Ilir Meta, erdhi si mik i PD

2 Prill 2021, 12:29Politika TEMA

Mbesa e Nazmi Kryeziut, Adela ka reaguar për nderimet që po bëjnë figurat e lartë të shtetit për vrasjen e 4 personave më 2 prill 1991.

Ajo e quan hipokrizi që dëshmorët e 2 prillit nderohen nga Presidenti Ilir Meta dhe Gramoz Ruçi.

Kandidatja për deputete e partisë “Lëvizja për Ndryshim” shkruan se mirëpret të gjithë që janë miq të Partisë Demokratike për kauza të përbashkëta.

“Sa hipokrizi….Dëshmorët e 2 Prillit që nderohen nga Ilir Meta Me shumë mundësi aty rrotull do ketë qënë dhe Gramoz Ruci si kryetar parlamenti.

Fundja mjafton të jenë miq të PD -së dhe i mirëpresim në kauzat e përbashkëta.Rroftë „Demokracia „e këtyre 30 viteve!”– shkruan Adela Kryeziu.

Kujtojmë se më 2 prillit 1991 në qytetin e Shkodrës u vranë 4 dëshmorë të Demokracisë. Gjatë protestës masive, manifestuesit dogjën zyrat e Komitetit Qendror të PPSH-së në qytetin verior.

Kjo ngjarje konsiderohet dhe si masakra e fundit e komunizmit në Shqipëri, ku mes turmës që protestonte u vranë me snajperë nga forcat e sigurimit, Bujar Bishanaku, Arben Broci, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka.

12 komente në “Masakra e 2 Prillit, revoltohet mbesa e dëshmorit: Sa hipokrizi që nderohen nga Ilir Meta, erdhi si mik i PD”

  1. Bardha says:

    Ate Nazmin tende pyet ne familje se e dine mire kush e ka vra,keni qene llume e ashtu keni mbet e ne Shkoder nuk u ka thane kush per marshalla

  2. Drejtesia e munguar says:

    O gazetar! Ti qe ke ahkruar kete pacavure duhet te jesh nje 20 vjecar tani perderisa shkruan se vrasjet jane bere me snajperat e sigurimit te shtetit. Nga gjyqet qe u bene nuk u vertetua kurre qe qitjet i beri policia apo sherbimi sekret. Gazetaruqe pa sy dhe mend ne koke!

  3. laramani njengjyresh says:

    Nuk i vrau Sigurimi mor qurravec.

  4. gjergji says:

    Te gjitha jane te verteta se cfar thot Bardha.Jo vetem familja por e gjithe Shkodra e din kush i vrau ato 4 djem.Shkodra e din mire kush e filloj protesten (nxanesit e gjimnazeve),kush ju bashkangjit protestuesve(llumi i Shkodres) e pastaj protesta e qytetareve pas vrasjes se 4 djemve.PO GJITHASHTU SHKODRA E DIN SE KUSH DREJTOJ GRABITJET,THYERJET E DYQANEVE,VJEDHJET E ZHVATJET PA FUND TE DYQANEVE.Ka ardhe koha per reagimin e familjes tande Adela.

  5. rexha 10 says:

    TA KENI TE SIGURTE QE VRASJE TE TILLA ,PER TE MARRE KALANE NGA MBRENDA I BEJNE VETEM ATA PERSONA QE DUAN PUSHTETIN ME C’DO LLOI KOSTE TE JETES SE NJERZEVE.MBASE VRASJES PO ATA PERSONA QE VEPROJNE NEPER SKUTAT E SHTETIT TE BEJNE DESHMORE.
    PO TE BEHESHIN TE GJITHE DESHMORE , ATA NJERZE QE JANE ZHDUKUR NGA QEVERITARET ,DO TE KISHIM ME SHUME DESHMORE GJATE KOHES SE DEMOKRACISE ,SE SA GJATE KOHES SE LUFTES SE 2 BOTRORE. TE VETMIN DESHMORE QE E NJEHE I GJITHE POPULLI ,SEPSE RA NE KRYE TE DETYRES PER TE MBROJTUR JETE NJERZISH ISHTE I NDIERI ZGJARREFIKSI SULA ,QE U SHPALLE DESHMORE DY DITE MBASE TRAGJEDISE QE NDODHI.

  6. Shqiptari says:

    Sa gjyna çfar llogjike , po te flet goja para mendjes moj vajz , ata i vrau PDja nuk i vrau PPSHja , prandaj kta qe shan ta kesh per nder qe te vin ne shtepi jan njerzit me te nderuar se shpura PDs me shum po rrespekton autoret e krimit qe jan ne PD se ata qe nuk kan lidhje fare me kte ngjarje , vetem ju familjaret nuk e dini kte te vertet se nuk ka shqiptar qe se di , ose beni sikur se dini se ju intereson me shum PDja , ju po rrespektonin autoret e krimit keni 30 vjet e kuptoni qe po. BEheni qesharak. Ata u vran ne turm mas shpine per ti dhen sa me shum rendesi protestes ne at koh , i vran shoket e PDs. , kerkoja saliut , se po e kerkon ne drejtim te gabum , nuk e keni mar vesh qe po ju perdorin .

  7. Samiu says:

    More po kush i coi atje per tu vrare.,… edhe pse ata qe i cuan i vrane vete…. ..:D

  8. Titaniku says:

    Kta kan qen vetem viktimat e PDs ne at koh i vran njerez te shtyr lloj lloj alab kesh kishte ne turm , nuk kish ndermend te vriste njeri shteti ne at koh nese do e kish ate deshir nuk kish burr ta hidhte bustin , sistemin e nderroj vet shteti kta i vrau PDja qe gjoia te kish seshmoret e. Vet , deshmor si kta jan nja 100 mij kto 30 vjet , kta i vrau krimi siç ka vrar 100 mij shqiptar , deshmoret i. VErtet esht vetem njeri , ai djali qe u dogj tek magazina per te shpetuar te tjeret , as nje tjeter , se nuk ngeli njeri pa u ber deshmor ne kte vend , e tera behet me qellim qe ti bier vlera deshmorve te luftes dyt boterore vetem ata jan deshmor te vertet , sa ka vrar saliu kto 30 vjet te ter deshmor i beri , nga kta tek azemi dhe deri tek ata te kater ne bulevard , saliu i vret dhe i shpall deshmor dhe ju jeni te kenaq dhe saliu ben punen e vet dhe ju e doni fort per nerin qe ju ben .

  9. 2 prilli says:

    Nje gje duhet ta dini mire,qe i vrare ne kuptimin e plote te fjales,eshte vetem Arben Broci,keta te tjeret kane qene vetem viktima te nje bashkepunimi te Serbeve me serbo shqiptaret,ku urdherusi ka qene Sali Berisha,dhe zbatusi Azem Hajdari,Ali Spahija,Xhemal Uruci dhe te tjere qe Shkodra e njef mire,pytni Lijen se kush ka qene ne shtepine e saj duke u gdhi 2 prilli,cfare ka kerku Azemi e kompani,cfare qendrimi ka mbajt Arbeni,kush e ka mare Arbenin nga puna,kush i ka shku ne shtepi nadje heret,dhe a ka thane Lija komshies se ma vrane djalin,pa e vra akoma,po ju e shitet gjakun e te aferme tuaj,vetem per para e pushtet,ky eshte realiteti,po ka dhe me shume se kaq,qe Shkodra i din mire fort.

  10. Sal says:

    Ai nuk eshte deshmor por viktime qe e ka marre nje plumb qorr.
    Si ai jane vra mijera ne Shqiperi.
    Une e kam njofte “mire” Nazin e shkrete se e kam pas ne burg te 325.

  11. Me emer says:

    Pse ju shkoni pas or te urruar..?! C’kujtoni se do fitoni..?! Mos e harroni shprehjen e vjeter “edhe deti sikur te behet kos, luge per fukarane nuk ka” ..! C’fare te beni..!?… forcat ti bashkoni qe pushtetit popullit ti dhuroni..!

  12. taras bulba says:

    I vrau Saliu , dhe ia dha faturen ta” paguante ” PS-ja , PS-ja po qe parti si dele e zeze per te huajt qe prisnin te fillonte pluralizmi …..i c’qepi shkodranet me sapun Sala , ua dha ta hanin ne vend te djathit ……jo per gje po e mbajn dhe veten te zgjuar shkodranet , zgjuarsia dhe civilizimi e shkodraneve eshte nje virtyt i hershem , eshte per te tjere shkodrane , dhe nuk ndahet me keta te sotmit , keta jane fyej dhe mendjelehte , me vjen shume keq qe perdor nje fjalor te tille ,sinqerisht me vjen shume keq po eshte e pamundur te gjesh fjale pozitive per dike qe vendos deri ne var te levize me blinkers …..un nuk jam i majte , jam dhe do te mbetem asnjanes , por te votosh sot ne krye te bashkise Voltanen dhe te pretendosh se ke tru ne koke eshte dicka qe nuk ecen , nuk shkon ……….nejse ata e dine …i tyre eshte qyteti , i tyre eshte dhe Voltana …..vec te hedhin nje sy ne gjth Shqiperine …atje do te kuptojne se sa mbrapa jane …….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje