PD nxjerr në fushatë edhe profesor Tupen: Rama është i sëmurë nga trutë, s'do t'ia dijë për ne hallexhinjtë

2 Prill 2021, 11:16Politika TEMA

Partia Demokratike ka nxjerrë sot në fushatë edhe profesor Edmond Tupen, kunatin e Edi Palokës.

Ai u shfaq krah Jorida Tabakut dhe Oriola Pampurit në ditën e autizmit, duke qenë se ka edhe një djalë autik, dhe tha se Rama është i sëmurë mendërisht.

Tupe tha se ka qenë parë njëherë një grua që kishte djalin autik dhe ndaloi Ramën për ta takuar, po ky i fundit i tha se s’kishte ça t’i bënte.

“U zgjodh Rama kryetar i Këshillit të Ministrave, kryeministër dhe kjo deshi ta takonte dhe nuk e kapte dot dhe ato ditët e para, javët e para gjeti një moment dhe zbriti nga makina me vrap shkoi!

Doli truproja aty ta ndalojë, ai e pa Edi Rama dhe i tha lëre, lëre. Ça ke ti i tha? Fjalën ju nuk e njihte ai. Ça ke ti?

I tha unë kam një fëmijë autik, ça do bëhet më fëmijën tim tha, keni ndonjë plan se më ka lënë dhe burri? Tha e pa kështu, po ça t’i bëj unë djalit tënd i tha? Dhe iku e la!

Ça t’i bënte? Ta gënjente! Ky ta gënjente Edlirën! T’i thoshte e kemi një plan, t’i bënte pak terapi, po një i sëmurë nga trutë nuk ka ça t’i bëj terapi një hallexhiu!

Pra kështu e përcolli ai nënën më fëmijë autik! Dhe unë nuk u dëgjova më”, tha Tupja.

6 komente në “PD nxjerr në fushatë edhe profesor Tupen: Rama është i sëmurë nga trutë, s’do t’ia dijë për ne hallexhinjtë”

  1. Ky autori i fjalorit pidhi – kari e ka nje budalla ne familje.

    1. Gjergji says:

      Ah more ish dhenderi i Koco Theodhosit, e rregullove megjithate bythen edhe si dhender i Tonin Palokes. Sa qef e ke pushtetin e pushtetaret o i biri i Skender Tupes, nje nga 200 komunistet e pare. Dhe mos thuaj fjale turpi, se moshes tende nuk i shk9n, tregon lajthitie mendore.

  2. Haka Tekizoti says:

    Tupes i duhet kënduar kënga “Tupe tupe, o papagalo…”, meqë vihet në shërbim të partisë së kryesuar nga hajdutë, vrasës e zanaçinj të gjithë të zezave.

  3. K says:

    Ironia eshte se nje psikopat servil perdoret nga PD per nje akuze te tille! Shume here dyshoj qe njerezit qe kane ngelur aty vuajne seriozisht nga ndonje sindrome e paspiguashme! besojne ne genjeshtren qe e thone vete e thote luli,Grida,Gaz bardhi, Vokshi, i madhi Salinjiani etj. figura groteske pa harruar, Saliun!

  4. PEPJA says:

    I THOTE GOMARI KAPOSHIT SA TE MADHE E KE KOKEN.

  5. Dee says:

    Ky Tupja, eshte nder te paktit qe mund te quaj te çmendur dhe te semure te tjeret !. Nuk e di si duhet ta quaj familjen e tij?. Me vjen keq per çfar shkrova,por keta tipa te detyrojne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje