Ish-zëdhënësja e Berishës: Nëse Lulzim Basha humb dhe këtë herë, të hapë krahun për dikë tjetër

2 Prill 2021, 10:20Politika TEMA

Erla Mëhilli, ish-zëdhënësja e Sali Berishës, thotë se nëse kreu i PD Lulzm Basha humb dhe këtë herë zgjedhjet, ai duhet të respektojë standardin që vendosi Berisha në 2013, të largohet.

E ftuar mbrëmjen e djeshme në “PolitikON”, Mëhilli tha se Basha duhet të hapë krahun për dikë tjetër në PD. Për Ramën, ajo tha se ka nisur të imitojë Berishën dhe e adhuron në fshehtësi.

“Liderin përballë nuk di të ta pikturojë sikurse duhet. Sot më shumë se kurrë Rama ka marrë më shumë se kurrë nga Berisha si lider. Sa më shumë kalon koha sikur tenton ta imitojë dhe e adhuron në fshehtësi. Personalisht kështu më duket. Është rritur shumë politikisht duke mësuar nga Berisha.

Kështu sikurse është politika sot nuk kthehem në politikë. Nuk parashikoj dot rezultatin e zgjedhjeve, nuk parashikoj dot të pakënaqurit e PS-së, rënie e LSI-së dhe ngritjen e PD-së.

Nëse humbet PD-ja duhet të respektojë standardin që ka vendosur Berisha. Nëse nuk fiton duhet të hapë krahun dhe ta provojë dikush tjetër”, u shpreh Erla Mëhilli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje