LSI: Rama nuk pranon të bëjë koalicion me ne pas zgjedhjeve

2 Prill 2021, 10:17Politika TEMA

“Nëse zgjedhjet prodhojnë një situatë ku Shqipëria ngec dhe LSI bëhet faktor, cilat do të ishin kushtet që LSI do të vendoste që të bëhej palë me PS, për të drejtuar sërish Shqipërinë. A do të qeverisë LSI sërish me PS?”

Kjo ishte pyetja që gazetarja Edlira Gjoni i drejtori kandidates së LSI-së në Tiranë, Silva Caka, e cila u përgjigj prerë me një “jo”.

“Nuk besoj që PS do ta bënte atë që të bashkëpunonte me forcat tona. As me LSI, as me PD. Nuk do t’i ketë ato numra dhe nuk do ta ndihmonte në këtë pikë as LSI, as PD”, tha Caka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje