Liria e fjalës nuk është strehë për kopukët!

2 Prill 2021, 10:15Politika TEMA

Nga Dritan Hila

Tashmë secili prej nesh e ka pësuar një humbje në familje nga kovidi. Ata me fat, kanë pasur eksperienca që gjithsesi nuk kanë qenë të lehta.

E në këto momente nuk duhet të harrojmë se kush na shtyu dhe po na shtyn drejt gropës.

I mbani mend recetat me raki e hudhra? Po revoltat për oraret apo maskat?

Po teoritë për mosekzistencën e tij? Janë të njëjtët që përpiqen të diskretitojnë çfarëdolloj vaksine që vjen këtu. Janë Titi, Tritani, Sala, që librat e Mjekësisë ka tridhjetë vite qe ia u ha dhia. Janë ata që kërkonin Sputnik V dhe Sinovac, por tani qe erdhën thonë se nuk janë efikase.

E dini sa njerëz kanë humbur jetët dhe po i humbin disa orë para se të fillonte vaksinimi. I kemi të afërm, miq e shokë. Qajnë mungesën e fatit.

E dini sesa shumë ka, madje edhe të moshuar, që janë trembur nga propaganda vrastare kundër vaksinave. Por e dini që këta që janë gati të vdesin të tjerët nga kovidi vetëm të ikë Rama, për vete nuk nxjerrin as hundën nga shtëpitë pa maskë?

Nuk është rastësi. Është një politikë e koordinuar mediatike që sistemi spitalor dhe vendi të shkojë në kolaps nga infektimet. Është një politikë vrasëse që pavarësisht numrit të vdekjeve, të mundin të rrëzojnë qeverinë.

Pastaj qershia mbi tortë janë opinionet e mjekëve që në fotoprofil kanë logon “Shqipëria fiton”. Këta po, që kanë mendim shkencor.

Ndërkohë shqiptarët në Maqedoni dhe Kosovë kanë zili fatin tonë.

Në këto kohë të turbullta, kush ka dy pare mend në kokë duhet të vaksinojë të moshuarit. T’i nxjerrin nga burgu 14-mujor ku janë mbyllur. Të mos dëgjojnë ata që vrasjen e shqiptarëve e kanë mënyrë për të marrë pushtetin. Edi Rama nuk do rrezikonte që me vaksina jashtë standardit të vuloste humbjen e tij në zgjedhje.

Dhe së fundmi, ka një ligj për përhapje paniku. Nuk i lejohet askujt që nuk ka kompetenca profesionale, që nuk ka hyrë në pavionet e kovidit dhe të ndjejë erën e tij, që nuk ka intubuar një fatkeq, që të perhapë panik.

Mjekë që ja kalojnë Fred Çakos në çmendurinë e tij apo media që janë fandaksur më keq se ai, duhet të mbajnë përgjegjësi. Kjo është detyra e AMA-s dhe ca më shumë e prokurorisë.

Jemi në një luftë ku një i infektuar është minë shëtitëse e cila duhet çaktivizuar me vaksinë, ndërsa për të tjerët koha që të mësojnë se politika apo liria e fjalës nuk është streha ku mund të shpëtojë çdo kopuk.(Dritare.net)

12 komente në “Liria e fjalës nuk është strehë për kopukët!”

  1. Shpetimi says:

    Shume sakte.
    Dhe megjithate keta njerez te liq, te pabese, perdorin lloj lloj marifetesh qe te çvasin vota nga disa qorra.

    1. lenci says:

      Ore gazecar po ç’zili mund te kene Maqedonia dhe Kosova per fatin tone more teveqel kur vdekjet e teperta te Shqiperise jane sa dyfishi i tyre. Mjere Rama kush ka ngel t’a vjele per ta mbrojtur.

      1. ana says:

        Lenci, o kekebosh! Kane zili sepse ne ketu ne Shqiperi kemi filluar vaksinimin masiv djhe deri ne fund te Prillit 1 milion shtetas do te kene marre te pakten nje doze vaksine. Ndersa MV dhe Kosova jane shume mbrapa ne kete drejtim.

      2. bregdetari says:

        Lenci, edhe ti po bën propagandë nga padituria ,apo nga shtrëmbërimi a keqpërdorimi i fakteve. Nuk ka shqipëria vdekjet më të larta nga kovidi,jo. Cdo vdekje ka një kartelë shoqeruese. Vdekjet janë ato të përvitshme,plus ato nga kovid, që detyrimisht dalin të larta si vdekje në total. Ja bë njëllogari me greqinë fqinje? Që në raport me popullsinë, vdekjet nga kovidi i ka mbi dy herë më të larta nga shqipëria. Mos u gëzoni nga faket. Ato janë bumerang për ju që doni të vini në pushtet duke shfytëzuar këtë pandemi.

      3. Shqiptari Ilirise says:

        O lenci,o bole e tharë nga propaganda e Sali krimit!
        Kanë zili vaksinimin masiv të shqiptarëve,se vetë nuk kanë kokër vaksine.

      4. Alniku says:

        Nuk mund të lejojë këto fyerje për një gazetar të nderuar .
        Ndërsa ju o teveqel nuk e keni idenë se në rajon sipas popullsisë kemi nivelin më të ulët të vdekshmërisë.

    2. PEPJA says:

      DRITAN NJE BRAVOOO TE MADHE NGA PEPJA.

  2. Si gjithmon ne krahun e se Vertetes e se Drejtes
    ne krahun e njerezimit e shoqerise shqiptare .

  3. Velo says:

    Ore Lenci, a mund t’a tregosh me shifra diferencën?

  4. Vranakonti says:

    Bravo Dritan Hila.Ke thene te verteten.Maskarenjet,qe hapin panik si Saliu,Peço Vasili,Basha,Mona jane njerez disfatist qe kerkojn dhe gezohen te vdesin sa me shume shqipetar duke mos bere vaksinen,jane kontigjent per gjykaten qe t’i marin menjehere ne hetim e t’i denoi sipas ligjeve.Por neve e dim se drejtesia akoma edhe sot eshte nen kembet e Saliut.

  5. Bledi says:

    Ketu prokuroria eshte e vdekur perpara Salih Ram Berishes, Metes dhe Monikes. Prokuroria merret me te vobektet. Drejtesia nuk e futi Cakon dhe Hazizajne ne cmendin. 7 balle do e ndjeje Qim Peka termetin qe aludoi duke tmeruar njerezit tha qeveria. 7 balle e ndjene vetem njerezit e shkrete. Ndersa ti Dritan mos na u hiq si puritan. Kerko ndjese per ate qe thoshe vjet: Une di te ruhem nga virusi, apo kujton se harruam??? Ne brenda dhe ti ” i privilegjuari” ne plazh. Po ty te ndeshkoi njeri atehere? E pra jeni nje kast M*ti e pandeshkueshme qe te gjithe.

  6. Petriti nga Kosova says:

    Per nja nje vit mos shkruaj me nuk ke lene gje pa thene, nje bravo te madhe.
    Keshtu flasin ata qe e duan vendin dhe ju komentues e ce vini vehten ne nje nivel me injorantet qe per partine po semurin familjen, pune lencash, as per vehte nuk ka respekt, e shkruan emrin e tij me germe te vogel.
    Faleminderit Dritan Hila.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje