REPLIKAT/ Artur Zheji: Lëvizja juaj çon ujin në mullirin e Ramës: Topalli: As Beppe Grillo nuk i ka shërbyer Berlusconit në Itali

1 Prill 2021, 23:04Politika TEMA

Jozefina Topalli, ka qenë e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” nga Ylli Rakip në MCN TV, ku foli për projektin e saj të ri politik “Lëvizja për Ndryshim”.

Në studio pati debat mes të ftuarve, lidhur me qëllimet e krijimit të kësaj force politike, pak muaj përpara zgjedhjeve.

Pjesë nga biseda:

Artur Zheji: Do të doja të bëja një koment, dhe të ngre një pikëpyetje. Ju thatë që arsyeja që keni dalë është se tre veta kanë monopolizuar skenën politike. Basha, Rama dhe Meta. Nuk e di të ketë ndryshuar gjë. Nëse do të heqim emrin e Bashës dhe të vëmë Berishën, ka qenë Berisha, Nano, Meta. Pra, tre polarizime. Unë them se kjo nuk qëndron, sepse ju keni qenë në pushtet kur spektri ka qenë tre polar. Kjo nuk qëndron, sepse logjikisht, ne kemi një kontribut të Metës, që gjeti një politikë dy polare dhe u bë tre polare me LSI-në. Nuk ka ndryshuar gjë. Nëse ju doni ta bëni me 4-5 pole, është gjë tjetër.

Jozefina Topalli: Jam duke folur që nga tre forca politike, kemi kaluar në dy kryetarë, tre kryetarë. Që ka skenë politikë tre polare, nuk ka asgjë, ka në shumë vende, tre polare, katër polare… Nuk kam pse të diskutoj. Fola për delegjitimim të forcave politike. Kishte tre forca politike dhe këto janë reduktuar në tre persona. Këta tre kryetarë, njëlloj të tre, nuk mbledhin forume. Në forumet e tyre nuk ka debate. Kur bëhen votime nuk ka votë të lirë.

Artur Zheji: Kontributi juaj politik në këtë moment zgjedhor, çon ujin në mullirin e mullixhiut të gjatë…

Topalli: Nuk ndodh në vende të civilizuara. Kur krijohet një forcë politike, të thuhet se i shërben palës tjetër. As Beppe Grillo nuk i ka shërbyer Berlusconit…

Artur Zheji: Është sikur ju të merrni vota dhe pastaj t’i çoni tek Rama.

5 komente në “REPLIKAT/ Artur Zheji: Lëvizja juaj çon ujin në mullirin e Ramës: Topalli: As Beppe Grillo nuk i ka shërbyer Berlusconit në Itali”

  1. Qente te lehin karvani do ece perpara. says:

    Ore koke pyke po ska nevoje Edi per ujin e Jozefines. Ai ka popullin qe e do, kur do arrish ta kuptosh. Populli do e votoje sepse ai po punon per te ti more i perkedheluri i kohes se socializmit. Juve po plasni nga marazi dhe grini sallate ne letra. Jeni bere te peshtire ti dhe gjithe si ty. Fitore Edi ne 25 Prill e meriton. Je me miri nga te gjithe qe garojne ne keto zgjedhje. Ec perpara se ke popullin qe te do e te mbeshtet deri ne fund.

  2. k says:

    Hajdtet hiqen te paster! Mediokrit te zgjuar! servilet trima! Budallenjte te zgjuar! Mediokrit analiste gazetare?! A ju kujtohet militantizmi berishian i Jozit per parlamentin e ri, kur s’kishin para,per piramiden e Enverit etj. Bertiste Jozi duke imituar Saliun! Kjo me nje inteligjence me te ulet se Mona,Albana Vokshi,Messila e shume PDiste te tjera!

  3. Asllani says:

    Ky Zhei nje Gomar
    Po pse ta shpien ne mulligan e Bashes apo se eshte Hollandes
    Genjeshtar Mashteus
    RAMA PUNON Luli MONA Like Berisha flen dhe vetem LEHIN
    Plere
    RAMA BURE SHTETI do fitoi

  4. Ilir says:

    Kjo eshte frika e Zhejit, frika e metes e te tjereve. Shkon gjuha ku dhemb dhembi. Mullixhiu i gjate ka mullirin me uje plot, le ta mbledhe mendjen Zheji.

  5. pjeter says:

    Po ju o mjekjer jargavitur, ne ke mulli kujton se i çon ujin me ate urrejtjen patollogjike qe keni? Topalli eshte e vertet,ka qene pjese e mamlukerrive te Saliut,por tregoi qe ka dhe nhe limit,nje kufi qd nuk duhet te kalohet.Nuk ka rendesi se sa i cenojej interesi personal Topallit e Patozit,por ku u duskutua raporti me ShBA,per reformen,ata qene prezent,dhane konttibutin e tyre,per kete arsye u ekeminuan nha Luli,pardon, Saliu.Topalli e Patozi nuk martin vota e ja cojne Rames,martin vitat e tyre,e shoresoj qe ata te zgjidhen ne parlament,do kene rdndesine e tyre.Ramen nuk keni per ta mund kurr ju shpura e Saliut me vote,sepse me gjithe veshturesite qe po kalon bota,si punon,e shqiptaret nuk jane budalkenj si mendoni ju qe jetoni ne hene.Rama do humbasi kur te dali ndonje me i mire nga ai,te ngjalli kurreshtje e shprese me shume se ai,konkurrence te vertet,jo vjetersira te dhjera ,qe i futni nje te shplare e mendoni ti shisni per te reja ,te pa perdorura.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje