"Më monitoron dhe orarin e gjumit"! Basha: Rama më përndjek kudo! Thotë 'Luli këtu, Luli aty. Si vishet, flokët'

1 Prill 2021, 22:31Politika TEMA

Kryetari i PD, Lulzim Basha deklaroi në emisionin OPINION, se kryeministri Rama është kthyer në satelit të liderit të opozitës.

Duke komentuar sulmet dhe talljet e Ramës, Basha tha se kryesocialisti e monitoron edhe kur fle gjumë.

Sipas Bashës, Rama merret me të, pasi nuk ka se çfarë t’u thotë shqiptarëve.

“Merret me veshjen time, me flokët madje me monitoron dhe orarin e gjumit.

Është kthyer në satelitin e fushatës time, në satelitin tim. Tregon që fushata ime ia ka arritur qëllimit.

Kjo është fushata e tij, sateliti im. Luli këtu, Luli aty. Si vishet, flokët, kur fle gjumë.

Klloun. Nuk ka asgjë për t’iu thënë shqiptarëve.”, tha Basha.

2 komente në ““Më monitoron dhe orarin e gjumit”! Basha: Rama më përndjek kudo! Thotë ‘Luli këtu, Luli aty. Si vishet, flokët’”

  1. Eda says:

    hahahahah je bere me hije mer idiot ,nga Rama

  2. Kim été says:

    Tela për violine (film shqip)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje