A pranon debat publik me kryeministrin Rama? Si i përgjigjet Basha: Gjithmonë gati!

1 Prill 2021, 22:37Politika TEMA

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i pyetur nëse do të pranonte një debat publik me kryeministrin Edi Ramën, tha se kjo është detyrim qytetar.

Sipas tij, është hera e parë në 30 vite që kryeministri është satelit i kryetarit të opozitës.

Basha tha në “Opinion”, se kreu i qeverisë nuk ka asnjë bilanc.

BashaKjo nuk është çështje midis meje dhe tij. Është një detyrim ndaj qytetarëve veçanërisht para zgjedhjeve. Ai që ka 8 vjet që qeveris e ka për detyrë tu thotë njerëzve çfarë ka bërë.

Jo vetëm që jam i gatshëm por është detyrim i tij të thotë pse kërkon një mandat të tretë. Është detyrë e imja t’ju them pse e kërkoj mandatin.

Nga njëra anë kam një fushatë timen, të Partisë Demokratike, të kandidatëve tanë dhe nga ana tjetër po ndodh diçka, kemi një kryeministër që është kthyer në satelit të kandidatit për kryeministër të opozitës. Nga mëngjesi deri në darkë merret me mua, veshjen time, programin tim që e kopjon.

Kjo ndodh sepse nuk ka asgjë për të treguar, prandaj nga mëngjesi deri në darkë merret me mua. Fushata ime dhe e PD-së ia ka arritur qëllimit. Është hera e parë në 30 vite që kryeministri është satelit i kryetarit të opozitës, kandidatit të opozitës për kryeministër.

4 komente në “A pranon debat publik me kryeministrin Rama? Si i përgjigjet Basha: Gjithmonë gati!”

  1. Kim été says:

    Andon Kozma Ledhi
    Violinë

  2. Katunari nga Bathorja says:

    Lule Basha:Jame shume Dakorde me “Mejtimin” tende,pse kerkon Rama Mandate te trete???Dhe nuk te Hape Rrugen ty..”Yllit” te Avziut Amerikane??Lule:Ja na thuaj nje Here:Si u bere Miljoner ne Kosove??? 2-Ja na thua-a iu sherove pasi Vodhe 230-Miljon te Rruga e KOmbit qe eshte bere RRuga e KObit per nga Kostoja qe do ta Paguajne Shqipetaret??
    3-Ja na thuaj :Per Vrasjet ne mese te Tiranes qe bene “Zogjete”kunder 4-ter veteve…???Ja tha thuaj per Detin e Shitur Greqise??Ka edhe shume te tjera….jame Shume Dakorde qe ti te Ndeshesh me Ramen……por mos Harro te na Tregoshe edhe per “Qerate” e dy-Vilave ne Tirane…..pse jo??

  3. Berti says:

    Kastravec hyre ne politike, kastravec po del prej saj, zoti kryetar i PD. Ndjej kaqardhje jo per ju si person, por per PD, partine e shpresave te medha, qe shkalle shkalle, edhe nen pergjegjesine tuaj jo formale, u katandis “kokoshi nje thele”. E meriton ndeshkimin qytetar me 25 prill. Ja, nje arsye, pa dashur aspak te te fyej per fjaline e pare qe shkrova me lart, po ju pyes: Perse nuk e permendni askund gjate ketyre diteve te fushates zgjedhore pervojen qe patet gjate viteve qe drejtove bashkine e Tiranes. Eshte nje pyetje te ciles ia dini pergjigjen. Patet zero rezultate, asnje gje per shenje, asnje te vetme. Turp. Mjere ata qe vazhdojne t’ju shkojne pas edhe pak jave.

  4. LUL Holandezi says:

    Ahhhh i shkreti….!
    Si Pionerët e Enverit njëherë e një kohë…
    Gjithmonë Gati!
    Veç se ky është pioner i Salih-ut.
    Apoo harrova se dhe Salihu përveç se pioner i Enverit ishte dhe komunist, shoku i Enverit…
    Dmth me rregullin e treshit I bie që
    LUL Holandezi e ka OK kur i përgjigjet thirrjes…
    Gjithmonë gati!
    (Veç ka një problem ! Se po hapet komunizmi dhe në Holandë ?)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje