Yuri Kim: SPAK po çon pas hekurave kriminelët, reforma po ecën edhe pse “djemtë e këqij” nuk e duan

2 Prill 2021, 11:35Politika TEMA

Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim ka dhënë sot një mesazh për SPAK. Kim shprehet ndër të tjera se SPAK po sekuestron pasuri dhe po vendos kriminelët pas hekurave.

Diplomatja amerikane është shprehur optimiste, ndërsa shton se Gjykata Kushtetuese po funksionon, ajo e Lartë po ashtu dhe se hetuesit e BKH po trajnohen.

Ambasadorja thekson se Reforma në Drejtësi nuk është e lehtë, e shpejtë ose e përsosur. Sipas Kim refotrma po ecën përpara edhe nëse “djemtë e këqij” nuk e duan.

“SPAK po procedon më shumë, duke sekuestruar pasuritë dhe duke i vendosur kriminelët pas hekurave; Gjykata Kushtetuese po funksionon; Gjykata e Lartë po shqyrton çështje; vetingu vazhdon.

Inspektorët e BKH po trajnohen. Reforma në Drejtësi nuk është e lehtë, e shpejtë ose e përsosur, por po ecën përpara edhe nëse “djemtë e këqij” nuk e duan atë,” shkruan Kim.

Deklarata e Kim vjen një ditë pasi u kualifikuan 28 kandidatë si hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe pershendetjes ne emer te SHBA per ngritjen e ketij institucioni.

4 komente në “Yuri Kim: SPAK po çon pas hekurave kriminelët, reforma po ecën edhe pse “djemtë e këqij” nuk e duan”

  1. Bardha says:

    Ruaju nga likja se nuk te fale,ka mbush zyren me dyfekt e pordhes dhe me daten 26 do tu arrestoje si mafie nderkombtare

    1. Kalec Dega says:

      Ja dhe kukumjacka e Amerikes , si edhe me pare me ngjalat…..

  2. Tironci says:

    Fut ne burg ish kryekriminelin Saliun , ka byth spaku Jo , epo hik Pirdhu zonja ambasadore nuk genjehet me ky popull me fara lule dielli , ik ne koliben tende mo na dil ne podium per dy kriminel ordiner se je ber e shpifur , na tregon qe esht ven drejtesia. , a ke mender byth zonja Ambasadore , shko tek gjiri lalzit te shikosh ku banoj’ nenat e krimit te kti vendi , mos naj shpif me me kte far spaku qe meret me gjynaqar kta jan denuar gjithmon , ja Saliu Luli Iliri Mediu kta kan ber krime kunder kti populli jan mbushur varrezat plot a ka byth Spaku me von dor , sja mban bytha epra drejtesia nuk egziston shko dil pi noj got mos u tall me ne , se po behesh e shpifur se e pabesushme je ber ka koh zonja kim.

  3. tom says:

    Keto jane armet ne duart e salilut dhe pjellave te tij qe ju i mbeshtesni.Kriminel jane te tjere ishihni kush i mbane ne dore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje