Kryeministi i Shqipërisë, Edi Rama ka krahasuar pamjet nga sheshi ‘’Skënderbej’’ ku vijon vaksinimi ndaj COVID-19 dhe tubimit të Bashës në Kukës.
Rama e cilëson Bashën një drejtues pa karakter, pa përgjegjshmëri dhe të pacipë.
Ai uron që zoti të ruajë simpatizantët e PD nga ‘plagosja’ apo vdekja, duke dhënë shembullin e Malit të Zi për marshimet elektorale.
Postimi i Ramës:
Dy pamjet e një bote të ndarë, mes një populli që respekton rregullat, mbron jetën e vaksinohet dhe një turme që tërhiqet në rrugën e infektimit e të rrezikut për jetën, nga një drejtues pa karakter, pa përgjegjshmëri, pa cipë!
#TurpLulëzim
*Zoti i ruajt të verbërit me dy gishta nga plagosja e largqoftë vdekja, siç ndodhi në Malin e Zi ku këto lloj marshimesh elektorale rritën infektimet e sollën vdekje njerëzish?
Pse nuk vepron ligji o shale gjate? Cfare tregojn keto standarte te dyfishta? Qytetari i thjesht gjobitet ndersa nje hajdut-legen, pretedent per kryminister ben kerdine. Je i paafte zoti Rama. Turp.
Hahaaaa je bo mo keq se plakat e lagjes mos harto se ke futur ne burg fukarejt per keto gjera kjo e jotja nuk eshte fushate duhet ti tregosh popullit arritjet qe ka brre qeveria jote
Si psh tre ministra te mbrendshem qe iken per lesh ti e di mire pse,sa milion humbi shqiperia ne arbitrazh vitin e fundit jemi kurioz me dijte sesi mbrojte interesat e shqiptareve flitet qe ske çuar as avokatet ne perfaqsim,shitja e portit te vlores,aeroportit
Nqs do kishim nje opozite do kishe humbur 140 me zero