Zbardhen propozimet e PD-LSI për sabotimin e reformës në drejtësi nëse vijnë në pushtet, ja mesazhet e Bashës, Metës dhe Berishës

2 Prill 2021, 18:36Politika TEMA
Zbardhen propozimet e PD-LSI për sabotimin e reformës në

Nga Adriatik Doçi

Zbatimi i reformës në drejtësi, investimi më i madh i Perëndimit në Shqipëri, do të vihet para një pikëpyetje të madhe dhe në pozita të rrezikshme, nëse opozita PD-LSI vijnë në pushtet pas 25 prillit 2021. Katër krerët e opozitës, Ilir Meta, Sali Berisha, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, kanë një plan gjysmë të fshehtë kundër reformën në drejtësi, gjithnjë nëse shqiptarët u besojnë qeverisjen në zgjedhjet e 25 prillit. Edhe pse më i kamufluar dhe i rezervuar se sa Berisha dhe Meta, Lulzim Basha, në librin e tij ‘Misioni im’, e shpall reformën në drejtësi si një kurth dhe të kapur totalisht, ndërsa propozon një rrugë të re, që nis më hartimin e një kushtetute të re, duke paralajmëruar hapur një plan kundër reformës.

Basha shkruan se “gjatë opozitës sime ndodhi një kurth i paimagjinueshëm, pasojat e të cilit vazhdojmë t’i vuajmë edhe sot. Reforma në Drejtësi dhe kapja e saj thuajse totale nga ana e kundërshtarit me anë të një plani të mirë studiuar dhe të mirë përgatitur.

Rezultati: sot kemi një shtet pa drejtësi! …Unë shpall qartësisht iniciativën tonë se Partia Demokratike do të investojë në konsensusin e palës tjetër, do të kërkojë konsensusin e palës tjetër për një kushtetutë të re, e cila do të përgatitet me një diskutim të ri, për të ravijëzuar një Shqipëri demokratike, një Shqipëri të gatshme për të hyrë në Bashkimin Evropian, një demokraci vërtetë dhe të konsoliduar, e cila të jetë e paprapësueshme nga vullneti personal i liderit. Ky mekanizëm i ri politik, që do të na çojë te një kushtetutë e re…”. Çuditërisht një plan i tillë nuk figuron në programin elektoral të PD-së.

Më i drejtpërdrejtë është aleati i PD-së, Ilir Meta, i cili reformën në drejtësi e ka shpallur një komplot ndërkombëtar, ndërsa këta të fundit i konsideron organizatë mafioze. Në maj të vitit 2020, Meta propozoi edhe një platformë me 14 pika, që atakonte reformën në drejtësi. Pas shpalljes së platformës, pati një mesazh të fortë nga ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, e cila tha se “Shpresoj që fjalët për një marrëveshje prapa krahëve për të vrarë reformën në drejtësi në Shqipëri të mos jenë të vërteta. Reforma është e dhimbshme, e ngadaltë & jo perfekte por është e nevojshme, po bën përparim & duhet të vazhdojë”.

Ndërkaq, Sali Berisha, i perceptuar si lideri dhe kryetari real i PD-së, është në një gjatësi vale me Ilir Metën sa i takon sulmeve të egra kundër reformës në drejtësi. Në vitin 2016, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim hartuan dhe paraqitën dy drafte paralele për reformën në drejtësi. Pas miratimit të ndryshimeve Kushtetuese në 22 korrik të 2016, me konsensus të diktuar nga presioni i SHBA-BE, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi vijuan luftën kundër reformës në drejtësi në prapaskenë, ndërsa Sali Berisha dhe Lulzim Basha në mënyrë publike.

Beteja ligjore e Partisë Demokratike për të rrëzuar ligjin e Vetingut, në bashkëpunim me shoqatën e gjyqtarëve, vijoi nga Gjykata Kushtetuese deri në Komisionin e Venecias. Partia Demokratike ka kundërshtuar ashpër edhe të gjitha ligjet bazë për zbatimin e reformës në drejtësi, mbi të cilat janë ngritur të institucionet e reja të sistemit të drejtësisë.

Pasi u zgjodh President, flamurin e luftës kundër reformës e mori Ilir Meta, i ndjekur nga Sali Berisha. Madje, për të kundërshtuar emërime në sistem e kthyen edhe Parlamentin në tym dhe flakë, siç ishte seanca e emërimit të Arta Markut si kryeprokurore e përkohshme, e cila zëvendësoi Adriatik Llallën.

Organet e Vetingut, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi dhe së fundmi SPAK, kanë qenë nën sulm të vazhdueshëm. Shkarkimi dhe kërcënimi me burg i ish-kreut të KED, Ardian Dvorani, është gjithashtu pjesë e sulmit. Nisur nga ky historik dhe nga mesazhet e qarta të krerëve të PD-LSI-së, zgjedhjet parlamentare të 25 prillit duket se do të jenë përcaktuese edhe vijimin e zbatimit të reformës në drejtësi. (Shqiptarja.com)

11 komente në “Zbardhen propozimet e PD-LSI për sabotimin e reformës në drejtësi nëse vijnë në pushtet, ja mesazhet e Bashës, Metës dhe Berishës”

  1. Berti says:

    Ik o loqe. Fleten e votimit po e ankimon dhe PS

    1. Bato says:

      Or Bertush tyci, or analfabet e injorant, po clidhje ka reforma ne drejtesi me fletet e votimit. Apo vari rakun, mendove te thuash dicka te mencur alla shqup ose lesh e li

  2. Beni says:

    Doli dhe ambasadorja e USA duke e thene troc,mos votoni kriminelet o popull

  3. Opinion says:

    Kjo besoj është per te mbuluar 110 milionet e Becchetti. Nuk mbulohet m…me sh….

  4. Baca-Bajram says:

    Luftuam per te ndryshuar sistemin e vjeter dhe per te sjell demokracine dhe mbas gjithe atyre sakrificave dhe viteve te monizmit totalitar, prap vazhdojme me te njejtin mentalitet te votojm “udheheqesit tane” te ndritur, pra i vetmi ndryshim nga sistemi i vjeter eshte se tani kemi mundsit dhe lirine te votojme per ate qe duam… Pra ne duam ata qe n’a kane vrare, torturuar, vjedhur e rropatur, hajna, mashtrues ordiner e kriminel te tipave Sa-hales, Like Floririt, Lululkes, Mon Baxhelles dhe shume te tjerve. Duhet te jemi nje popull unik ne kete Bote, se s’ka si te shpjegohet ndryshe ky paradoks.

  5. Pokeristi says:

    Qofte Sahliu,qofte kaptine qoshja iÇepanit dhe koktuli Basha jane kunder reformes ne drejtesi.Si rezultat i realizimit te kesaj reforme ata jane te paret qe duhet te ndeshkohen.
    Pra instikti i jetes a vdekjes i shtyn ata te bejne te paberen.
    Sa me shume afrohet 25Prilli aq me shume ritet turbulenca psiqike ne qenien e tyre.Gjithçka duhet pritur.
    I mbyturi ne momentet e fundit kapet mbas flikeve te veta per te shperuar.

  6. tr says:

    Reforma de drejtsi? reforma ne drejtsi ka 30 vjet qe ka marre tatepjeten e nuk kthehet me mbrapsh. Nga kush prisni drejtsi, nga Saliu apo nga ata qe e vune?

  7. geri says:

    njesoj sic do ishte dhe rama ne ekstaze po te ishte ne opozite ne prag zgjedhjesh……zgjohu popull mos i voto fare asnjerin

  8. Shqipe-Etnike says:

    ish Ambasadori Gjerman ne Tirane Hoffman kur pa Videon e LIke Floririt te Publikuar nga Dritan Prifti Deklaroj:SI I VOTONI keta Politikane???
    pra ,kur Mjerishte shume NJerez Hallexhinje i japin Voten Krimineleve :Berisha-Meta-Basha-Monika-Mediu ect….per nje Lavatrice apo Frigorifere…bej Mutin..sepse do te na Qeverisin dhe Rjepin Banda Kriminale e Mesiperme qe nuk ka asgje me te qenet Shqipetare..por ka te beje me te vjedhur dhe Qeverisur “Budallenjte” Shqipetare..per hire te INteresave te tyre..interesave te Greko-Serbeve…lol

  9. Vranakonti says:

    Mos e befte zoti te vij ne pushtet PD dhe LSI, se ata do shkaterrojn ç’do gje qe eshte ndertuar deri sot.Ata jane barbar dhe nuk u dhimbeset as jeta e njerzve,te vrasin, vetem te vijn ne pushtet.Qysh ishte shqiperiane 1990 ? Ishte e mbushur me fabrika,uzina,kombinate,treni shkonte ne çdo cep te shqiperise,u mbush me shkolla e spitale falas,me nje bujqesi te perparuar,me nje ushtri modernen.Ku jane? I dogji dhe i shkaterroi kryekrimineli,antishqipetar me i madh i kombit shqipetar Sali Berisha.Kurre te mos i jepet vota Berishes,Metes,Bashes,Monika fallxhores, se jane armiq te betuar te shqiperise.

  10. Pensionist says:

    Prokuroren Arta Marku nuk e donin, mbasi pazaret i kishin me adriatik lalën, që ishte levë e tyre, një injorant dhe i korruptuar në fushën e drejtësisë.
    Sabotimi i Reformës në Drejtësi është objektivi i tyre, sepse janë antishqiptare dhe antiamerikanë.
    Në këto kushte Edi Rama vazhdon misionin e tij historik për mëkmbjen e Shqipërisë dhe fuqizimin e vendit nërrugën drejt BE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje