Duket se nisjen e programit më të ri të humorit në Abc Neës “Kosherja” aktori i “Portokalli” Rezart Veleshnja nuk e ka pritur aspak mirë. Sipas tij regjisori Altin Basha nuk ka krijuar asgjë të re në programin konkurent, por vijon të kopjojë “Portokalli”.
Akuzat Veleshnja i ka bërë në mënyrë të drejtpërdrejtë nëpërmjet disa postimeve në rrjetin social instagram ku akuzon Bashën se ka vjedhur tekst idenë dhe teksin e aktorit Florjan Binaj për një pjesë të luajtur në “Kosherja”.
“Shumë nga njerëzit e panë emisionin tënd për të parë aftësitë e tua se si do të ishte, gjë që i zhgënjeve totalisht. E panë dhe se deri ku do të arrinte kopjimi jot, i asaj që e kemi bërë ne dhe jo se panë një emision të krijuar nga hiçi. Një hiç, pra aftësitë dolën në pah? Të lutem me shpirt po e shkruaj këtë si një letër e babagjyshit e vitit të ri mos vidh për këtë vit se do zhgënjesh akoma më shumë dhe do të heqin fare! Megjithëse ti gjithmonë gjen vend. Ike nga shtëpia e Top Channel, shkove ja more shtëpinë Kiço Londos, kështu që mos vidh punën tonë! Për shembull me numrin me pasqyrën me Ramën e ka luajtur Flor Binaj, para tre vjetësh, teksti dhe ideja e Florjan Binajt. Se ke ikur dhe nga Topi e s’ke lek të përballosh dhe gjyqet. P.S meqenëse e ikur te TV KLAN (që çfarë nuk ke vjell për Frangajn), ke të fala nga Sandri”, shkruan Rezarti në një postim.
Më tej ai vijon me thumbimet duke e quajtur Altin Bashën ‘zoti shterpa’
“Asnjëherë s’ke pranuar për të nxjerrë emrat e aktorëve për t’i nxjerrë në Portokalli pse e paske aplikuar këtu? Po bën atë që s’ke lejuar kurrë të bëhet në Portokalli! Zoti shterpa! apo e shite për ide tendën! Kam shume gjera por s’po merrem më se veç rëndësi të jap ndërkohë s’ke pikë vlere! Siç thotë Ardi Daullxhiu të kam lënë Allahun, unë ty të kam lënë Oltin!”
Altin Basha u largua nga Top Channel pas më shumë se 15 vitesh si regjisor i ‘Portokalli’ ndërsa ka nisur një tjetër projekt program humori në ekranin e Abc Neës.
E verteta tregon ama qe Kosherja per momentin eshte me larte se Portokallia
Rezi, në rast se ti kishe këto mendime për Altinin, duhet të kishe shprehur kur e kishe atë rregjizor dhe jo sot. Për sa kohë ai ishte rregjizor i joti, ti nëpër studio vetëm e ke lavdëruar dhe kurë nuk ke shprehur asnjë nga këto mendime. Njeriu me karakter, nuk e shan kalin pasi ka kaluar lumin.
hahahaha…(.loja me virtytet dhe karakterin eshte e ndyre.Edhe vrasesit kane karakter e virtyte nga kendveshtrimi i tyre.Fjala vjen jane njerez te beses,ne shume raste ndihmojne te varferit e lagjes,mireberes.Sali Berisha ka cuar drejt vdekjes mijera njerez.Por pyeti maloket a ka karakter? )
Jeta te detyron te besh ate qe s ta do zemra.Kur kali terbohet pasi kalon lumin ,ndihma e mirenjohja me e mire eshte ta ekzekutosh.Nje njeri me karakter s’e le te bjere ne agoni e te behet gaz i botes si ngordhesire. Me mire ta kujtojne si heroi qe cau lumin.Kaq per karakterin.
Bashen me mre ta kujtojne si regjisor i portokallise se sa si hajdut i kosheres.
Je shumë i sakt Rezart.Edhe un prisja çfar do tregonte Kosherja?Zhgënjim.
Rezart, vleresoj vetem gjetjen Tuaj monumentale: Zoti shterpa
Ju flm!
Ore nuk e di per ju, por une kur pash Bes Kallakun te behej rrepist, ose aktor filmash sepse mu dukej sikur me futej me zor ne televizor.
Tani qe ka filluar te kthehet ne lekuren e Gjinit te “Kosherja”, sikur po na zbavit me energjine e humorit qe percjell.
Edhe Rezi, per sa kohe qe ben rolin e karagjozit perfekt, na terheq vemendjen, por sa fillon te bej rolin e avoktatit te Top -Channelit, me duket sikur me perdhunon ekranin e telefonit me surrat.