Nga Ylli Pata
Ekstaza e qëndrimeve të opozitës në lidhje me çdo lajm që vjen nga studio ligjore të Francesco Becchettit, mbi arbitrazhin që biznesmeni kontravers Italian ka me shtetin shqiptar është totalisht e pakuptimtë.
Ndërkaq, aleanca e PD-së, LSI-së dhe krerëve realë të tyre që janë entuziazmuar dhe e kanë bërë aleat italianin dhe çështjen e tij si pjesë e kauzës politike për zgjedhjet e 25 prillit është krejt e pakuptimtë.
Problemet e Becchettit me shtetin shqiptar nuk kanë nisur me Edi Ramën-Kryeministër, dhe në fund ai nuk ka një çështje të hapur me Ramën, por me shtetin shqiptar.
Ndërkaq, Becchetti, edhe pse hapi një televizion, si degë e një media italiane në Tiranë, e ku punësoi disa gazetarë si Bejtjen, Lubonjën, Meçon e Krastën, ai nuk është as pionieri i medias së lirë dhe kur u mbyll, nuk ishte ai zëri i vetëm i medias antiqeveritare dhe pro-opozitare në vend.
Megjithatë duhet thënë se Becchetti, nuk ka asnjë gjyq me Edi Ramën, as nuk ka pasur problem me qeverinë e Edi Ramës. Në vitin 2015, ka qenë Prokuroria e Shqipërisë, atëherë e drejtuar nga Adriatik Llalla, njeriu i Sali Berishës dhe Ilir Metës, e cila nisi hetimet ndaj biznesmenit Italian për akuza të pastrimit të parave. Prokuroria e Tiranës e çoi çështjen në gjykatë, e cila konfirmoi akuzat e prokurorisë, çështja shkoi në apel, ku sërish në vendim të formës së prerë u vendos të sekuestrohen pronat e Becchettit, e kjo jo vetëm për televizionin e tij, por për të gjithë asetet e tij në Shqipëri.
Gjykata nuk pati asgjë me median, por me asetet ekonomike : “AgonSet”, shoqëritë “Energji”, Cable System, 400 KV, etj. Të gjitha këto shoqëri administroheshin nga Francescko Becchetti, nëna e tij Liliana Condomitti, Mauro de Renzis dhe Erjona Troplini.
Megjithatë, biznesmeni Italian, edhe pse u rrëzua në gjyq, asnjëherë nuk bëri një betejë me drejtësinë shqiptare, as kundër prokurorisë, e as kundër qeverisë apo Edi Ramës.
Duke përdorur lojërat juridike, ai përdori arbitrazhin që është një gjykatë që gjykon rastet kur qeveveritë ndërpresin investimin e kompanive të huaja në vend.
E këtu bëhet fjalë për një investim që Becchetti e nisi por nuk e mbaroi kurrë si hidrocentrali i Kalivaçit në Vjosë.
Thirrja e Ilir Metës dhe Berishës pro Becchetti-t, ndërsa përkrahin që të shpallet Vjosa Park Kombëtar, është një non sens, e një kauzë tërësisht pa asnjë bosht politik.
Becchetti, nuk ka pasur problem vetëm me Edi Ramën, por edhe me Sali Berishën, e vetë Ilir Metën. Në vitin 2004, ka qenë Berisha dhe Meta që kudnërshtuan një kontratë konçensionare që qeveria e Fatos Nanos kërkonin të lidhnin me Becchettin për ndërtimin e një impjanti të përpunimit të mbetjeve urbane.
Madje ajo u kthye në betejë politike, ku në fund Nano u tërhoq dhe Beçheti, u cilësua si mafioz i dorës së parë. Madje aq keq shkoi puna sa Koço Kokëdhima, që ishte zëdhënësi i këtij grupimi, e shau live ambasadorin e atëhershëm Italian në Shqipëri, duke i thënë “Va fa n’culo”.
Historia e Becchettit që e ka nisur ndërtimin e hidtrocentralit të Kalivaçit që në vitet 90 e deri sot, në një periudhë gati 25 vjeçare ka qenë një mashtrim total, pasi asnjëherë ajo vepër nuk u ndërtua.
Me marifete ligjore, ai ndryshonte kontratat, duke formuar kompani të reja, gjasme për ta ndërtuar hodtrocentralin, por asnjëherë nuk ndodhi.
Pra me fjalë të thjeshta: Becchetti thjesht firmoste kontrata me qeveritë shqiptare, nuk i realizonte projektet, duke ndryshuar emrat e kompanive operuese. Më pas, kur marrëveshjet janë shfuqizuar nga qeveritë shqiptare, ai është lidhur me operatorë të mëdhenj ekonomikë si Deutsche Bank apo Enel, që ta ndiqnin çështjen në arbitrazh për të përfituar para, ngaqë kanë përvojë më shumë.
Këtu Becchetti, natyrisht që është treguar i shkathët, por edhe nëse fiton përfundimisht, çështja është se humb shteti shqiptar, pra të gjithë dhe jo Edi Rama.
Dalldia e opozitës këtu është pa kuptim, se edhe nëse vjen në qeveri, sërish do të derdhë lekët e buxhetit tek italiani.
Nga ana tjetër, ky qëndrim është totalisht një standard i dyfishtë dhe duket “çudi” që nuk përmendet nga ata panelistë që e shtrojnë këtë çështje.
Qeveria e Sali Berishës, pasi erdhi në pushtet, rrëzoi kontratën që kompania prestigjoze botërore General Electric kishte lidhur me qeverinë e Fatos Nanos për ndërtimin e hekurudhës Tiranë-Durrës.
Kompania e hodhi qeverinë në Arbitrazh, fitoi gjyqin për ti marrë një shumë të madhe qeverisë shqiptare.
Por lajmi u mbajt i fshehtë dhe nuk u publikua në asnjë media, me ndërhyrjen e Berishës.
U desh vetëm rrjedhja e kabllogrameve të ambasadës amerikane nga Wikileaks që çështja të dilte në ditë.
Në atë kohë Eurokontrolli i mbajti qeverisë shqiptare 14 milionë dollarë duke ja ngrirë.
Asnjë fjalë për këtë skandal nuk u fol atëherë as nga qarqet mediatike pranë PD-së, e as nga opozita e atëhershme. E cila kur erdhi në pushtet, është marrë me këtë çështje, ose duke e paguar ose duke e ndjekur në mënyrë ligjore…
Tek opozita me ne krye dyshen SB & IM eshte grumbulluar raca me ndyre shqiptare qe kane ves vjedhjen dhe korrupsionin!
Lere Xh.Motors se eshte kush eshte!
Po kur ketij shteti i merr e Lul B…. Me te tij te 14 milion EURO, ca te thuash!
Fut gishtin ne goje o popull! Po pate byth protesto, me cdo mjet, nga te gjithe, kunder kesaj rrace te ndyre politikanesh, derisa te gjejme njerzit e duhur qe e duan vendin dhe popullin!
Po thuajeni te plote, mitmarrja ishte e Tos Nanos, Berisha nepermjet Lulit me avokat Engjellin bene qe vendi yne ta humbiste gjyqin. Ti Mero i di mire keto pune, mos i thuaj derrit daje.
Sufllaqexhinj
110 milione euro shqiperia nuk do i paguaje as per hidrocentralin, as per mbetjet as per te jemen e zeqos maje thanes!!!!!!!!
110 milione euro do i paguaje sepse beketit ju mbyll televizioni!!!!!!
Dhe kete nuk e thote as sali berisha , as ilir meta ,por por te gjitha shkallet e nje gjykate nderkombetare me qender ne amerike.
Ajo qe e ben me te rende situaten eshte se ne vendimin e gjykates si shkaktar te ketij demi permendet me emer Edvin Kristaq Rama.
Fundi i tij politik eshte i vulosur ne 25 prill
Por nuk ka avokat ne bote qe e shpeton edvinin nga burgu i sigurt.
Ka vetem 2 mundesi ose te paguaje 110 milione euro dhe te shkoje prape ne burg se ku i gjeti 110 milione euro.
Ose do shkoje ne burg.
PS: me kete rast , futjen e rames ne burg plotesohet edhe 1 nga kushtet per tu futur ne BE.
Qenke k… me zile.. Prokuroria e Llalles e ka cuar ne gjygj per pastrim parash, gjykata e ka denuar dhe ka sekuestruar pasurite midis pasurive edhe “Agon_Sali_Like – Chanel” qe midis shume gropave e personazheve publik ne Shqipri e Itali ka edhe nje fature te kripur pa paguar te Osshe.. Mos ha shume byreqe se te turbullohen mendimet, burgu eshte gati per Sali Liken se è kane kruajtur me gjethe fiku me danocin Amerikan daj Semin qe spordhi per Sadamin e Adamin e jo me per keta vemje.. Ik xhan se tu ftoh gjella e leri keto pune se jane te thella
Shumë mirë që informoni publikun mbi të vërtetat që pushteti i Sali Berishës gjithnjë i ka fshehur, ai s’e kishte problem të fyente e shante të gjithë dhe t’i vinte flakën po të donte…ju kujtohet “Koha Jonë”? Dhe prapë harrohen të gjitha poshtërsitë e Berishës si në pushtet edhe në opozitë, por tani i është shtuar edhe Ilir Meta. Berisha kur ishte në opozitë ndërtonte pushtet paralel, edhe pse nuk ishte president i jepte vetes të drejtën të bënte përshëndetje gjithnjë për festa e evente të shtetit. Dhe ishin këta palo gazetarë që i vinin mikrofonin. Dijeni se sikur Berishën mos e përmëndë njeri ai vdes, ai mbaron, do vëmëndje që të jetojë. Edhe ky rasti i fshehjes së lajmit është poshtërsi e gazetarucëve që i lëpihen, e pe si ngeli ai Jasemini kur Rama i tha se s’do ketë hidrocentrale në Vjosë? Atëherë u vu në lëvizje Biberuci nga Amerika për të sjellë bombën që e ka hedhur Berisha. Turp për presidentin që na nxiu faqen, duke ndërtuar pushtet paralel, por e vërteta vonon por nuk harron.
O Ylli, ne total, plus shpenzimet gjyqesore, u paguan 75 million $
Zoti Ylli Pata! Keni si gjithmone edhe kete here te drejte,por puna eshte se ketu nuk kemi te bejme me parti normale politike por me banda kriminale ,te cilat nen drejtimin e mafiozeve dhe agjenteve te UDB-se nuk kane qellim transparencen,por dizinformimin e publikut dhe sabotimin e veprimtarise se qeverrise.Atyre nuk u intereson thelbi i problemit dhe nuk shqetesohen nga nmarifetet ligjore te mafiozit italian.Atyre u intereson qe e gjithe kjo manover ligjore te kthehet e te perdoret kunder Edi Rames,pa se do paguaje shteti shqiptar as qe e rruajne fare.Sapse ata demin ekonomik te shtetit shqiptar e kane bere te paret vete,pike per pike sic po vepron Beccheti,biles dhe duke vrare njerez,duke shkaterruar e djegur vendin,shume me keq se Beccheti!Sa per anal -istet e median e mirepaguar opozitare kuptohet se ata urdherohen te mbajne kete qendrim sepse pavaresia ne letra e tyre eshte e varur nga deshira e qendrave SHQUP-PRESIDENCE,keshtuqe mos e zgjat kete pune.Ai stan ate bulmet ka!Dhe skandalin e Berishes,per te njejtat arseye nuk mund ta publikonin bastardet e paguar nga Berisha!
Fytyra e bishës maloke, garancia e triumfit të Ramës.
une e urrej kete kriminel te shurrosur, kete kanibal qe gelltiti shume shqiptare te ndershem, une e urrej kete futuren e qelbur te mafias nderkombetare qe pagoi e paguan me gjakun e shqiptareve lobimet e tij me mafijen nderkombetare qe e mbajne akoma ne loje per te shtrydhur shqiptaret dhe shqiperine. une pres qe ai qelbet i gjalle ne bur nje dite, ai dhe gjithe familja tij e kermosur biologjike dhe politike.
Plan Mafioze i mire organizuar. Para 2013 Bexheti Italian bente cfar te donte ne Shqiperi, se Sy Peshkaqeni ishte krahu i Djathte. Me ardhjen e PS ne pushtet ndryshuan gjerat, Bexheti si Bir Kurve qe eshte i dha nje dore te mire Llalles qe te niste Hetimet, nje dore te mire Gjykates qe te humbte Gjygjin, aq shume Euro qe pretendon ai rq te marre me kete lojen e Gjygjeve ,nuk kishte shance me pune te ndereshme as per 10 breza ti merrte. Ky eshte mendimi im, Plak jam ndoshta ja fuse kote.
Po kush eshte opozite keta jane thjesht kriminele qe hane te tmeruar nga drejtesia qe po vjen.Pushtet sala dhe meta bashke me lulin e moniken jo eshte turp Mallkuar nga perendia kush u jep vote nuk bejne hajer kurre duhet kujdes e mendje te kthjellte ka te beje me vendin .Sala likja e te tjeret e kane parane luftojne ta mbrojne nuk e besoj do ju dali prej hundesh .E drejta vonon por nuk menon thote populli .Le te kemi besim.
kjo nuk e ndryshon faktin qe derisa humbi gjyqin kryeministri duhet te kete njefare pergjegjesie .
kjo nuk e ndryshon faktin qe derisa gjyqi u humb qeveria shqiptare ose ska arritur te mbroje akuzat e saj ose ska pasur fare te tilla.
pra Berisha = Rama te pandeshkuar akoma sot per keto gjera dhe kur them ndeshkim nuk them burg se ata firmosin ne emer te shtetit por kosto politike qe ky popull qorr nuk di te jape keto 30 vjet dhe prandaj zhytet cdo dite ne injorance dhe kenaqet me batutat e ketyre plehrave qe e kane kapur peng kete vend tash e shume vjet.
Shume mire beri Edi Rama qe e perzuri kete batakçi nga Shqiperia… keto kosto te gjobes i takojne atyre qe e futen ne Shqiperi kete monster… megjithse nuk qahemi se nuk na e mori dot me vete misin e tv- ve Sonilen si dhe kryekurven e gazetareve Adi Krasten…
asgje sdo te ndryshoje Edi Ram fiton bindshem mandatin e trete dhe keta PeDet do shkermoqen Saliu do vdesi nga marazi ndersa Ilir Meta do kerkoje strehim diku ne nje vend tjeter
Pa sense? Cfare dmth kjo fjala “sens” qe e perdorin lart e poshte ne menyre kaq te shemptuar? Ah po. Fjala “pa kuptime” eshte e gjate, anadaj…
Mut njeri kake tjetri kur ska gjykata qe ti fuse brenda si fajtoret e pd edhe ata te ps do paguaje populli shqiptar e di mbetetet pa breke ne byyhe jo se tzni ka breke po llafi we vjen??
O injorant gjykata denon Shqiperin per mbylljen e kanalit televiziv Agon Channel.
Agon Channel ishte i regjistruar si biznes por Veliaj & Rama e mbyllen ngaqe ishte kritik me qeverin.
Gjykata nderkombetare i dha te drejte Bechetit dhe tani Shiqperia duhet te paguaj 110 miljon euro.
SPAKU duhet te hetoj pergjegjesit Shqiptar qe i shkaktuan venit kete dem kaq te madh.
General Electric nuk ve gjoba
Gjithe kjo analize kaq e thellle dhe prap nuk shikoj asnje arsye perse ne duhet te paguajme 100milion Dollare për nje Teke te Kryeministrit me deshiren e madhe për te qepur nje goje me shume, la pa buke shume te tjera. Te priste sistemin e reformuar Te drejtesise Te gjykonte gjithe keto krime dhe shkelje ligjore penalisht te denueshme, apo prap… ah medet mire qe kemi Ik nga ai vend. Ti gezoni vilajetet!
Pse vetem gjoba e Generale Elektrik?,po lejet per hidrocentrale be Valbonë e Vjose çfare treguan??
110 milion euro nuk jan pak per ne dhe akoma ceshtja eshte e pa perfunduar sepse eshte ankimuar, nuk di se cfar do thon keta llapaqen nese fitojme ndaj dallaverexhiut Becheti por, nje me ben pershtypje ,si nuk flet njeri se sa paguajme ne per pushimet nga puna nga LSI per te punesuar militantet e saj nga te pushuarit qe kan fituar gjyqet, besoj se e kalon shumen qe duhet t paguajme Bechetit jo per shkak te Rames.
Po 230 milion euro te vjedhura nga xhepat tan ne rrugen e Kombit ,vetem me nje firme ju duken pak edhe njehere,te vjedhura.
Po aferat e CEZ ju duken pak etj etj.,vjedhje pa mbarim , nga ata qe ndertojne vila ,pallate cojn femijet per studime jasht shtetit .