Faktet pse Luli nuk kërkon vota për një qeveri “Basha 1”, por për një qeveri “Berisha 3”

3 Prill 2021, 13:00Politika TEMA

Nga Carlo Bollino 

Kur për herë të parë përkufizova projektin qeverisës të Lulzim Bashës si “Berisha 3”, analistët e opozitës reaguan duke më akuzuar për mosnjohje të identitetit politik të Bashës, duke e konsideruar një marionetë në duart e Berishës. Ka kaluar tashmë më shumë se një vit nga ajo polemikë dhe asgjë nga c’ka ndodhur ndërkohë, nuk ka përgënjështruar atë përkufizim. Ja përse sot, si atëherë, përsëris se me 25 prill shqiptarët duhet të zgjedhin mes një “qeverie Rama 3” dhe një “qeverie Berisha 3” dhe kjo, pavarësisht faktit se kandidat për kryeministër i opozitës këtë herë është Lulzim Basha.

As Lulzim Basha vetë nuk ka përgënjeshtruar ndonjëherë se është trashëgimtari i të vjetrit Berisha, nga i cili përfaqëson përzgjatjen totale dhe të ndërgjegjshme. Lulzim Basha mendon si Berisha, vepron si Berisha dhe ëndërron të qeverisë si Berisha. Në autobiografinë e tij sintetike, Basha, edhe pse ka marrë frenat e Partisë Demokratike që nga 2013, pranon se deri në 2016 Partia është dominuar totalisht nga Sali Berisha. “Lidershipi im në krye të Partisë Demokratike erdhi pas gati 25 vitesh drejtimi dhe dominimi nga lideri i saj historik Sali Berisha” shkruan Basha. Meqë PD është themeluar në dhjetor 1990, 25 vitet e pushtetit Berishan spostohen, sic pohon vetë ai, të paktën 2 vite nga  data formale e drejtimit të partisë nga ana e Lulzim Bashës. Por edhe më pas nuk ka ndodhur kushedi se c’ndryshim. Basha shkruan me krenari se ka refuzuar “të vrasë babain”, duke aluduar në zgjedhjen e ndërgjegjshme për t’i lejuar Sali Berishës të vazhdojë të udhëheqë partinë, kur në realitet duhet t’i takonte atij ta bënte.

Në të vërtetë lidhja mes Berishës dhe Bashës shkon përtej një marrëdhënie normale politike mes themeluesit të një force politike dhe pasuesit të tij të ri dhe ngjason më shumë me atë të babait me djalin. Javët e shkuara Report TV transmetoi një sërë investigimesh mbi aferat që familja Berisha ka realizuar mes 2005 dhe 2013, domethënë përgjatë qeverisjeve të “Berisha1” dhe “Berisha2” dhe në gjithë ato afera Lulzim Basha dhe familja e tij u shfaqën në krah të familjes së Berishës duke ndarë bashkë edhe me vajzën Argita të njëjtat interesa financiare. Pra, Basha në ato dy qeveri ishte shumë më shumë se një ministër i thjeshtë: ishte pjesë e klanit familjar në krye të të cilit ishte doktori. Kjo, jo vetëm shpjegon se pse Berisha zgjodhi pikërisht Lulzim Bashën dhe jo Sokol Olldashin për shembull, për t’i besuar udhëheqjen formale të partisë në përfundim të dy qeverisjeve, ne 2013 (i vetmi që mund t’i garantonte si një bir mbrojtje dhe interesat) por shpjegon edhe gjithcka tjetër ndodhi në vitet në vijim.

Lulzim Basha vazhdoi të sillej si një anëtar i klanit Berisha edhe përgjatë tetë viteve që formalisht ka udhëhequr opozitën, dhe e bëri jo vetëm duke përdorur të njëjtën gjuhë agresive ndaj kundërshtarëve politikë, të njëjtin përdorim sistematik të shpifjeve si përgjigje ndaj kritikave, të njëjtat strategji të dhunshme gjatë protestave në shesh, të njëjtin radikalizim të përballjes politike deri duke zgjedhur të njëjtat sllogane elektorale. Duke lexuar programet e tij zgjedhore, Basha ka rikopjuar edhe të njëjtat ide “për ndryshim” të ndjekura nga Berisha në vitet e dy qeverive të tij, duke nisur nga taksa e sheshtë e refuzuar pastaj nga zgjedhësit që në 2013 kanë preferuar taksën progresive të propozuar nga Edi Rama. Disa ide të tjera janë kopjuar dhe të ripropozuara sot thjeshtë për detyrim familjar ndaj Berishës, pa e ditur fare se ndërkohë ishin  në fuqi prej vitesh.

Në operacionin e identifikimit total me kapofamiljen, Basha ka shkuar edhe më tej, duke vendosur symbulltazi të trashëgojë edhe të njëjtët armiq, pikërisht sic ndodh brenda një fisi të zgjeruar. Armiqtë e Berishës u bënë dhe armiq të Bashës, miqtë e Berishës u bënë dhe miqtë e Bashës. Ndërkohë ish-armiqtë, me të cilët Berisha ka bërë pajtim, u falën edhe nga Basha. Sa për të bërë një shembull të njohur, alternimi i urrejtje-dashurisë që ka dalluar në 20 vite marrëdhënien Sali Berisha dhe Ilir Meta, sinkronizohet në menyre perfekte me marrëdhënien dashuri-urrejtje që është alternuar në vite mes Lulzim Bashës dhe Ilir Metës: Kështu “Ilir floriri” i ofenduar në 2017 e me të cilin ishte betuar publikisht se nuk do të bënte më kurrë një aleancë, u bë aleat strategjik në 2021. Sic Berisha urdhëron.

Ky transferim i urrejtjes dhe dashurisë nga Berisha drejt Bashës kryehet vetëm në një drejtim, pra nëse sot janë jashtë renditjes të pozicioneve fituese në listat e PD disa prej bashkëpunëtorëve më të ngushtë të Lulzim Bashës, për t’u zënë nga shërbëtorë zjarri të doktorit, ndodh sepse në fund të fundit është prapë Berisha ai që vendos. Ja pse kur akuzohet Basha se nuk është burrë që mban fjalën, duhet me qenë më të kujdesshëm në gjykim, pasi nuk është gjithmonë ai që dëshiron të tradhëtojë, por më shpesh është egoizmi cinik dhe dyshues i Berishës që e ndalon të respektojë premtimet.

Edhë unë, në kushtet e një gazetari të thjeshtë, kam mbetur i mbërthyer në të njëjtën rrjetë të urrejtjes familjare dhe për këtë arsye nga 2012 jam shpallur armik nga Lulzim Basha pa e takuar as edhe njëherë të vetme, thjeshtë sepse kështu kishte vendosur 20 vite më parë Sali Berisha. Dhe sic bëri në 2002 Sali Berisha, edhe Lulzim Basha futi emrin tim dhe atë të mediave të mia në listën e zezë të partisë së tij. Veprim që 18 vite të shkuara, kur u zbatua për herë të parë, ishte në shkelje flagrante me vizionin e një partie që deklarohej demokratike dhe që luftonte për pluralizmin e ideve, por, që i përsëritur sot në të njëjtën mënyrë nga i riu Lulzim që pretendon se dëshiron ndryshimin, merr fund së qëni tragjik për t’u bërë thjeshtë qesharak.

Eshtë ky rol trashëgimtari integral i Sali Berishës, që e autorizon sot Bashën të pretendojë në një nga spotet e tij elektoralë se është personalisht autori i pranimit të Shqipërisë në NATO, një rrugëtim integrimi në të vërtetë transversal i të gjitha qeverive, filluar në 1992, që preku etapa vendimtare në 1999 dhe në 2003 e që Sali Berisha (me siguri jo Lulzim Basha) voli frutin e pjekur në fund të procesit, në prill 2009. Pikërisht autorizimi e përvetësimit haptazi të meritave që propaganda e partisë ia ka veshur gjithnjë Sali Berishës, bën që Lulzim Basha të jetë kloni i tij zyrtar. Ja pse analistët e opozitës do të bënin mirë të qetësoheshin, pasi, nëse do të fitonte ndonjëherë zgjedhjet, ai, nuk do të jetë kryetar i një “qeverie Basha 1”, por nënkryetar i një “qeverie Berisha 3” në  vazhdimësi perfekte me të tashmen dhe të shkuarën e tij. Rol për të cilin, jam i bindur, se Lulzim Basha do të jetë lumturisht krenar.

Shqiptarja.com

19 komente në “Faktet pse Luli nuk kërkon vota për një qeveri “Basha 1”, por për një qeveri “Berisha 3””

  1. Kozmo says:

    NUK KA SHANCE TE VIJ NE PUSHTET BERISHA, BASHA, MULI, NULI, RULI. POPULLI NUK I HARRON SHKATARRIMIN E SHQIPERISE.
    ATA JANE TE DJEGUR PERFUNDIMISHT. DUHET VETEM TI DREJTOHEN PROKURORISE PER TE GJITHA ZULLUMET, QE KANE BERE DHE JO TE PRETENDOJNE TE QEVERISIN PERSERI.

  2. Qerim Vidohova says:

    E kam thene dhe e them: Edhe nese Basha fiton zgjedhjet, (gje qe veshtire te ndodh) ai nuk ka per te qene Kryeminister i ardhshem. Sa te jete gjalle, Berisha nuk le njeri tjeter te jete kryeminister nga opozita. Do ja bente Lulit njelloj sic jua beri Eduard Selamit dhe Tritan Shehut.
    Kam qene ne mbledhjen e keshillit kombetar kur u diskutua puna e Eduard Selamit pas referendumit te 1994. Eduardi drejtonte mbledhjen, kur Sali Berisha, President, pa e pyetur fare, cohet nga podiumi dhe shkon tek foltorja. Eduardi i thote: “Zoti Berisha, mbledhjen e drejtoj une, nuk ju kam dhene fjalen per te folur…” Por Berisha sikur te mos kish degjuar asgje, fillon te flase ne podium duke nisur me keto fjale te paharruara:
    “Jagot brenda Partise Demokratike, (fjala ishte per Selamin) duan te shkaterrojne….” e te tjera. Selami mbylli gojen, te gjithe heshtem si pulat kur Berisha, i mbeshtetur nga trupat e gardes qe vigjelonin brenda salles me mision per te tmerruar pjesmarresit, tha ato qe kish per te thene per shkaterrimin e “armiqeve’ te Partise brenda radheve te saj. Po keshtu dhe me Tritan Shehun. Pasi e nxuarren me shkelma pas trupit nga Presidenca ne vitin 1997, shkoi dhe u vendos ne krye te Partise pa pyetur asnje forum. Por per te qene korrekt, per kete situate nuk mund te flas, pasi nuk kam qene prezent.
    E pyes Eduard Selamin ne SHBA, nja dy vjet me vone pas kesaj mbledhje qe po permend: ” Si qe ajo pune, Eduard?” Ja cfare perafersisht me tha:
    ” Mua me thirri ne Presidence Berisha dhe me tha: ‘Eduard, ai Meksi po e qelb ne cdo drejtim. Kam vendosur qe ti ta zevendsosh. Por per kete me pare duhet te sanksionojme me Statut qe Kryeministeri duhet te jete edhe Kryetar i Partise. Ti je kryetar, ndaj duhet te kerkosh qe posti i kryeministrit te njesohet me ate te Kryetarit te Partise. Pyet ke gjykon se duhet te pyesesh dhe hajde me thuaj nese e pranon detyren e Kryeministrit”. Une, vazhdoi Eduardi, me te bukurat mend, bisedova me njerzit e mij dhe po ashtu me ambasadoret e vendeve kryesore. Ata me mbeshteten dhe me premtuan ndihme te pakursyer. Duke siguruar kete mbeshtetje shkoj dhe i them Berishes: Po, jam dakord qe ta marre detyren e Kryeministrit.” Por Berisha ma kthen pergjigjen ne vend: “Eduard! Leri ndjenjat e tua karieriste. Meksi po e kryen detyren shume mire.”
    -Cfare flet, zoti Berisha?- ja ktheva. Por ti me the vete, nese isha apo jo dakord per detyren e Kryeministrit dhe se do t’me mbeshtesje per kete. Une edha per te dhene pergjigjen qe ti prisje, sipas bisedes qe beme. C’eshte ky qendrim zoti President, me ke talleni ju?” Por ai vazhdoi: “Te thashe, leri ndjenjat e tua karieriste, Eduard!”. I zemruar ja kthej: “Per cfare ndjenjash karieriste e ke fjalen. A nuk ishe ti qe me kerkove ta pranoja detyren e kryeministrit, sepse Meksi the, po e qelb? Por s’ke faj ti, fajin e kam une…” Dhe dola me bindjen qe te jepja doreheqjen.”
    Pastaj vjen historia e kesaj mbledhje, kerkesa e Ylli Vejsiut, i derguar nga Berisha, qe te mos jepja doreheqje, ” se demtohej Partia”, etj…
    Ja, ky eshte Berisha. Dhe ka akoma njerez qe mendojne se Luli ne rast fitore te PD do jete Kryeminister. Po le Berisha, sa te jete gjalle te behet njeri tjeter kryeminister nga ana e PD?

  3. Nardi says:

    PERSHENDETJE ZOTI BOLLINO…….PER MUA JU JENI GAZETARI ME I SAKTE NE MEDIAN SHQIPETARE. UNE JU VLERESOJ SHUME PER DY GJERA: 1) AFTESIA JUAJ ANALIZUESE …..2)… INTEGRITETI PROFESIONAL. ( USHQEJ BINDJEN SE EDHE NE JETEN TUAJ PRIVATE JENI NJERI ME PARIME E NORMA QE SHUME PREJ ATYRE QE I THONE VETES GAZETARE JANE TE PANJOHURA)…… GUXIMI JUAJ PER TE LUFTUAR KUNDRA NJE PERBINDESHI, NJE HIENE, NJE QENIE SHTAZORE ME KOLLARE E KOSTUM ESHTE VERTET PER TU VLERESUAR…..AQ ME SHUME QE JU DUKE MOS QENE SHQIPETAR I KENI DALE PER ZOT KETIJ VENDI ME AQ KURAJO SA NUK KRAHASOHENI ME ASKEND QE KA LINDUR E ESHTE RRITUR NE KETE VEND. SHPELLARI NGA VICIDOLI E KA TORTURUAR KETE VEND PER KAQ SHUME VITE SA KUR RRI E MENDOJ THEM: TERMETI E PANDEMIA NUK JANE ASNJE GJE PERBALLE ASAJ QE IK KA BERE KY NJERI KESAJ SHQIPERIA TE GJORE.
    EDHE NJEHERE…..RESPEKT PER JU CARLO BOLLINO.
    NGA NJE DASHAMIRES I JUAJI.

    1. Lexuesi says:

      Ndaj te njejtin mendim me komentuesin e meiperm(Naardi).Perjashto dy tre kokra ne gazetari qe bejne gazetari te tjeret jane per ne plehra ose per ne Metalurgjik!
      Padyshim qe z.Bollino vjen nga djepi i demokracise dhe maja e gazetarise,jo nga llumi i blere me para i gazetaruceve te plepave .

  4. Pokeristi says:

    Nardi desha dhe une te beja nje koment per kete shkrim te z. Bollino.S’mundem te heq nje presje a t’i shtoj nje fjale ,komentit tuaj.

  5. geri says:

    sikur ti postonit edhe mendimet ndryshe sdo ishte keq ….”media e pavarur” pfffffff
    media e PS do ishte me sakte
    simotra a Syri Tv ….
    llum mediatik jeni te gjithe necato gjirizet ku punoni
    plehra pa dinjitet ti dhe çim peka

  6. Labi says:

    E Rama Bam e Bollino Ham …

  7. Keli says:

    Plehre gazetar! Mafioz dhe gjobevenes. Menduam se do sillte ndonje gje te re ne shtypin shqiptar por me maskara se ky nuk ka. Gjithe diten kerkon ndere neper institucione dhe kur nuk i plotesohen pisllqet fillon e godet me rrjetin dhe gazeten e tij. Plehre italin dhe palaco “gazetar”

    1. Lami says:

      Pse nuk trego ndonje shembull konkret meqe pretendon se ke informacion. Po kam frike se je nje sherbetor i Dhendrrit

    2. Kel Mesiles says:

      Burri Mesiles qe eshte spiun ambasadash e leh si qen gjithanej e ka me merak se Bollino i bon memfol me vete. Billino eshte me patriot sa 1000 qelpcina si rraca jote e shpifme Kel Demi. Ti qelbesh dhe dallohesh edhe kur je anonim. Si librat e tuja pordhe me rigon.

  8. loli says:

    Sekseri i ndertimeve ne Tirane te mafies italiane ne vitet 2000. Nga ky molusk kerkon moral vendi im?! Ky eshte i piste dhe i korruptuar. Shantazhon institucione dhe persona publike me gazeten e tije per interesa te xhepit.
    Nga nje Lecez kerkokne sqiptaret gazetari te lire? Nga vendi ku te gjithe paguajne pizzo do marrim mend e moral ne?! ‘Personalisht s’kam respekt per Bashen, por Bollino dhe sera e tije jane kanceri i Shqiperise:Mafia e Italise jugore.

    1. Tirana says:

      Mjerani i Berishes e sheh Italine si vendi i pizzos dhe jo i kryeveprave te artit dhe muzikes. Kur Karlo luante me top ne barroccon leccese, ti mer shpellar masturboheshe me cicat e dhise. Kafshe e Vicidolit

  9. antena says:

    Karlo me vjen keq qe morrat e Berishes te qepen. Po ta dish qe puna jote eshte jete dhe miresi per progresin e Shqiperise dhe vdekje per rrugacet e shpellareve. Llogjika jote fiton se eshte per te miren tone.

  10. Autiku says:

    Jeni qesharake ju lepiresat e Berishes kur i thoni Carlos mafioz etj etj. Ju besojme 100 perqind. Edhe Toto Riina eshte amator fare para Berishes Zenit Argites Dhondrrit dhe mafiozes Liri Berisha qe vjedh fondet e femijeve autike. Pyeteni pak Beketin sa miliona i ka dhene Liri serbes dhe ku i ka fut? Gezuar diten e autizmit

  11. Maloku says:

    Të gjithë Shqiptarët a dijnë këtë.

  12. Xhejms says:

    Ju nuk e njihni Bolinon.

  13. Ard says:

    ”Per bretkosat nuk ka det me te madh se mocali”
    Kam patur fatin te punoj me te gjthe drejtuesit e mediave por ajo qe me ka ngelur ne mendje per mire eshte komunikimi me Bolinon, njeri i afrueshem qe te degjonte dhe mireuptonte,gjithashtu edhe me te ndjerin Dritan Hoxha, gje qe nuk ndodhte me asnje tjeter per mos te then qe ishte e pamundur ti takoje.

  14. poshte bythelepirja says:

    i k o qurrash italian shit nonje ndeshje me juven dhe milanin
    edhe yll te jete rama vec per ty nuk ia jap voten

  15. Konjak says:

    Zoteri Bollino , do te deshiroja te benit propagante per cil parti te doni , por propagante , jo mashtrime . Gjene me te keqe qe mund te kete njeriu eshte mashtrimi dhe mosmirenjohia . Propaganta e zgjedhjeve te 013-tes , nga partia socjaliste dhe perkrahesit e saj , do mbeshtetej tek anatemimi l Kryetarit te qeverise se kohes , Berisha . Ajo kohe kerkonte qe figura e Berishes te njollosej , dhe programi i Rilindjes –Rames te lavderohej ; dhe keshtu u be –sepse politika kjo eshte . Por sot pas 8 vjetesh , kur Kryetar Partie i PD-se eshte Basha , prej 8 vjetesh ;, nuk mundet te perdorni Berishen per gogol , ne propaganten tuaj . Sot kryetar opozite eshte Basha , me te gjitha aftesite Inteligjente , Intelektuale , Politologjike , Opganizative , Karizmatike dhe me virtuozitetin e duhur Etik dhe Intelektit . Bollino , nese vertet deshironi qe propaganta juaj ti kushtohet vemendie , merruni me Bashen , Kryetar i PD-se , sepse Berisha eshte vetem nje ish Kryetar i PD-se . Nuk mundet askush te mashtroje popullin me marrite e tij . Tani populli , di c’kerkon , dhe nuk lejon asnje mashtrus te loze me fatet e tuj .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje