I ftuar në ‘Zgjedhje 2021’ nga Alban Dudushi dhe Pranvera Borakaj në Vizion Plus, kryebashkiaku Erion Veliaj dha një përgjigje për të gjitha akuzat e opozitës, duke u shprehur se tashmë i njeh stërkëmbshat e tyre.
“Që kur e nisa me këndin e lodrave te Liqeni, me Pazarin e Ri, me Kalanë, Bulevardin e Ri, me sheshin Skënderbej, e kam marrë parasysh se kjo është një punë ku ti do ‘hash’ llucë e baltë, e do hash përshtymë e helme; ky është çmimi që paguan. Por, unë s’jam naiv, kur i hyra kësaj pune e dija për përbaltjet. Konica ka thënë se suksesin nuk ta fal njeri. Tani thonë: ‘U bë ky që shiste fiq, po tani kjo është jeta, kush punon do përbaltet, do marrë shigjeta e stërkëmbsha”, tha ai.
Veliaj tha se puna si kryebashkiak e ka bërë që të marrë vendime të vështira, si ajo për Teatrin Kombëtar. Ai shpjegoi se ndjen keqardhje për çdo avlli që i duhet të prishet për të ndërtuar aty projekte të reja. “Puna ime përfshin vendime shumë të vështira. Në rastin e Teatrit Kombëtar duhej marrë një vendim i vështirë për atë nyje gordiane. Pyet njerëzit që kanë tërë jetën që aktrojnë aty, të cilët thonë se nuk shkohet në një teatër ku vrisje kokën sa herë futeshe në skenë, nuk shkohet në Teatër kur ti ke ende banjo ‘alla frënga’, nuk shkohet në një teatër kur ti ndërrohesh në korridor, dhe nuk shkohet në një teatër kur ti shkon me batanije në dimër dhe me peshqir në verë. Ndjej keqardhje për çdo avlli që prishet në Tiranë, kur bëhet një rrugë e re sepse ai që ka jetuar 30 vite në atë avlli nuk e kupton, sepse thotë e kam hapësirën time intime. Por, ama ti duhet të marrësh një vendim të vështirë, do thuash e kuptoj, të lus për mirëkuptimin, por kjo rrugë do bëhet më e mirë kur të ketë trotuar, parkim, lulishte…”, deklaroi ai.
Kryebashkiaku sqaroi edhe se çfarë do të ndodhë me zonën përreth Sahatit të Tiranës. Veliaj u shpreh krenar se nën drejtimin e bashkisë ka negociuar për çdo cm katror të qytetit, që qytetit dhe qytetarëve t’u mbetet më shumë pronë. Lidhur me pallatin që po ndërtohet pranë Sahatit Veliaj shtoi se ajo ndërtesë do t’i japë një sfond shumë herë më të mirë Tiranës. “Sfondi i Sahatit të Tiranës do të jetë shumë herë më dinjitoz se sa pamja e atij pallatit barez që kemi tani (referuar Torre Drinit), dhe që ju keni parë në vitet ’90, kur shkonim me anije në Bari”, tha Veliaj.
I pyetur se nëse në Partinë Socialiste po diskutohet për pasardhësin e Ramës, ai u përgjigj se ndryshe nga partitë e tjera, që bëjnë plane për këtë çështje, në PS të gjithë janë një skuadër në krah të kryeministrit. “PS-ja është një familje që nuk vuan nga këto ankthe. Në Partinë Demokratike, teksa ne flasim, Bujar Nishani me Genc Pollon janë mbledhur diku dhe po komplotojnë çdo bëjnë në datën 26 prill, se si do e heqin humbësin e radhës nga partia. Kurse në Partinë Socialiste, plani për datën 26 prill është si do kapim rekordin e vaksinimit dhe si do kapim rekordin e rindërtimit të shtëpive të reja”, tha ai.
I pyetur nëse do të kërkojë edhe një mandat të tretë në Bashkinë e Tiranës, Veliaj u shpreh se do ta bënte me kënaqësi. “Nëse qytetarët e Tiranës do më japin bekimin dhe privilegjin t’ju shërbej edhe një mandat të tretë, unë do ta bëj me kënaqësi. Ligji thotë mund ta bësh deri në tre herë këtë punë dhe nëse ky qytet ma jep privilegjin t’i shërbej edhe një mandat të fundit, unë do ta bëj me shumë kënaqësi që të çoj punën deri në fund”, tha ai.
Une nuk jam specialist banjosh (halesh), por “banjo alla frenga”, siç thote Veliaj, me sa di une jane banjo moderne. Me sa duket duhej te thoshte “banjo alla turka”, por kaq “modern” eshte Veliaj sa nuk i ka njohur “banjot alla turka”.
Ti bashke me ate dhunusin tend keni qene dhe jeni fatkeqsia e tiranes dhe gjithe shqiperisë.
Kane ngel edhe 22 ditë qe jo vetem do te lergoheni nga pushteti por do perfundoni ne burg.
Hahahaha. Kush do i fusi në burg o Tito. A ke dëgjuar ndonjëherë që sorra nuk ka nxjerr sytë sorrës?
I mirë byreku sot?
Oppaaa e nxorri kokën ky 99-çi.
Ja la shefit m’derë.
Prit kur të filloj “Rama IK” ky mjaftisti me mjaftistat 99-çat. ( lekë ka boll).
Pse nuk del o Eri me panel gazetaresh por vetem me porosi…tearing mund ta mbaje per muze e ta beje diku tjeter….kaq keq eshte shteti per 2000 m toke? Tirana sot nuk ka me shume se 30 ndertesa te vjetra pa qerpic…shembi dhe ato..e mbas 300 vjetesh do thone Shqiptaret kane ardhur ne vitin 1950.
Hajdutet e vendit po bejne kerdine firmosin letrat ky Erka, jo Lali Eri me shalegjatin, po vjedhin pronat e qytetareve me firma fallso ndertimi, pa dijenine e tyre,me ate e albania dhe Artan Lame (hajduti). nuk e dini qytetare cfare po bejne kete muaj fushate me firma ndertimi qe pastrojne leket politikanet e zyrtare, vejne vartesit e tyre ose njerez pa shkolle injorant. Zhdukuni me 25 prill me presh ne … Mos votoni nr.12, nr.9 etj.
“Te gjitha ja besoj Erit vetem ate ceshtjen e fiqve me thene te drejten, jo…” jane fjalet e te tremburit pas Rames ne foto!
Familja e byrekve ashte ne vajtim se nuk ka ma shurrtore ne Tirane, nuk ka stalla ku te strehohen dy thundraket qe kane zbritur nga shpellat
Vazhdo o Lali se e ke nxjerr Tironen ne drite. Ke dhe shume per te bere, por me kembenguljen qe te karakterizon, do krijohen me shume te mira per ne.
I DASHUR HAJDUT I SHQIPERIS DHE I BASHKISE.
NA THUAJ ME PARE KU I GJETE LEKET PËR VILEN ME PISHINE NE GOLEM
NA THUAJ KU I GJETI LEKET MAZNIKU QE KA MARRE VILE PRANE BARDH JERES.
NA THUAJ PAK KU ESHTE ZHDUKUR AJOLA XOXE DHE PSE TE GJITHA BIZNESET ME SOLAR KALOJNE NE DUART E SAJE.
NESE KE SPJEGIM NUK DO TE QUAJ HAJDUT MASKARA MASHTRUES I PACIP DHE KELYSH KURVE.
Ky flet për hapësira dhe trotuare, por kam ka që kur ka ardhur ky kryetar bashkie që kanë ardhur duke u tkurur. Ky ka zënë rrugën e makinave me korsi biçikletash dhe në Tiranë në fundjave të lëvizesh me makinë duhet të mbushesh sarbatorin plot dhe të marresh bukë me vete se mbetesh në trafik me orë të tera. Neper shume rruge të Tiranës ka trotuare nga 30 cm ose ska fare. Kokrra e mashtruesit.
E meriton edhe mandatin e katert! Inshalla nuk te marrin me sysh!
Erion, vazhdo punen, je ne gjurmet e Edi Rames ne modernizimin e Tiranes,
Me modesti po te jap dy keshilla, si me i moshuar qe jam: 1. delego me shume kopetenca tek kryetaret e Bashkive te Tiranes,
qe ju i quani Minibashki, ndekohe qe Gramshin e quani Bashki; 2. mos merr vendime per emra rrugesh e shkollash
kur je i pushtuar nga emocionet.