Nga Mustafa Nano
Sonte dua të flas pak për Albim Kurtin, i cili sapo është futur, për herë të dytë në zyrën e Kryeministrit të Kosovës. Hera e parë ishte shumë e shkurtër, por hera e dytë është e sigurt se do të zgjasë katër vjet. E nëse Albin Kurti do të jetë i suksesshëm, ky katërvjeçar edhe mund të përsëritet.
Unë do të doja shumë që Albin Kurti të ishte i suksesshëm. Do të doja shumë për një numër arsyesh, të cilat ju mund t’i merrni me mend. Por kam edhe një arsye individuale, personale, që unë e lus suksesin e Albin Kurtit. Pikërisht kjo arsye ka të bëjë me albinistët, të cilët më ngacmojnë në mënyrë të veçantë.
Unë do të doja që Albin Kurti të fitonte, sepse nuk do të doja të zhgënjeheshin albinistët, ata që e kanë votuar Albinin, që e duan dhe që të punojnë qindin në emër dhe në mbrojtje të Albinit. Ata të deklarojnë bandit, të korruptuar, të shitur, tradhtar, renegat e nuk di se çfarë tjetër.
Nuk ka nevojë për shumë ilustrime në mbrojtje të asaj që thashë, por do të përdorja një rast shumë të freskët. Programi i njohur komik “Portokalli”, në shfaqjen e parë të këtij sezoni të ri, ata kishin krijuar si personazh edhe Albin Kurtin. Ata përpiqeshin të parodizonin figurën e njohur të Albinit, ashti siç kanë bërë edhe me politikanë të tjerë shqiptarë, të Tiranës e të Prishtinës.
Kjo është më se normale. Mirëpo, albinistët nuk bien dakord me këtë gjë. Ju ftoj, të hyni ne YouTube dhe të kërkoni me fjalët “Albin Kurti Portokalli”, klikoni, por mos u fokusoni te videoja. Kontrolloni poshtë te seksioni i komenteve, dhe aty do të kapeni në befasi, do të bëni një zbulim interesant. Do të zbuloni se shumica e atyre që komentojnë në atë video janë albinistë. Madje, kam frikë se janë që të gjithë albinistë.
Dhe ata çfarë nuk thonë për programin “Portokalli” me këtë rast, mëkati i vetëm i së cilës ishte që mori guximin “e pacipë” të parodizonte udhëheqësin e tyre politik. Madje, ata thanë gjëra kundër “Portokallisë”, të cilat nuk i kanë thënë as për armikun e tyre par excellence Hashim Thaçi.
E bukura është se “Portokallia” nuk e përsëriti për herë të dytë atë skeç. U tremb! Ose të paktën kjo është përshtypja që m’u krijua mua. Kjo është arsyeja ime personale për të cilën unë do të doja që Albin Kurti t’i fitonte këto zgjedhje, sepse nuk do të doja që këta njerëz që janë me qindra e mijëra në Kosovë të zhgënjeheshin. Kur zhgënjehen njerëz të tillë, mua më kap frika.
Mirëpo duhet thënë se ekziston një mundësi që Albini t’i zhgënjejë. Ai që në nisje i ka vënë vetës një barrë shtesë, po kërkon një rol të veçantë në Shqipëri. Po kërkon të lërë shenjë, të diktojë zhvillimin në Shqipëri. Madje në këto momente, ai po kërkon të bëjë atë që bëri në Kosovë: të fitojë zgjedhjet dhe për këtë arsye ai ka krijuar në Shqipëri filialin e “Vetëvendosjes”. Më duhet ta them që në fillim se mua ky më duket një veprim i nxituar, një veprim i gabuar. Edhe sikur ta dinim se Albin Kurti ka motivimet më të fisshme në këtë ndërmarrje, sido që unë nuk besoj të jetë kështu, edhe sikur ta dinim pra se do të ishte kështu, ky veprim do të ishte sërish i gabuar.
Të gjithë albinistët e Shqipërisë, të cilët nuk besoj se janë shumë, të gjithë njerëzit pra që i kanë përzemër idetë e Albinit dhe të “Vetëvendosjes” (që nuk e di se cilat janë duke përjashtuar anti-korrupsionin që për momentin mbetet deklarativ) mund ta kenë të drejtën ta krijojnë një parti mbështetur mbi këto ide të Albinit e partisë së tij, por nuk kanë pse t’i marrin emrin “Vetëvendosjes”, sepse e bëjnë pis atë emër, e komprometojnë, e përfshijnë më së koti, në këtë moment kur “Vetëvendosja” është e virgjër.
Ajo sapo ka dalë nga një palë zgjedhje, ka dalë fitimtare duke fituar në mënyrë spektakolare, ka marrë një mandat për të qeverisur Kosovën, një mandat i cili nuk është një mandat i thjeshtë qeverisës në fakt. Nga mënyra se si albinistët e lexojnë fitoren e “Vetëvendosjes”, ky është një mision për t’u përmbushur. Dhe është ky fakt që e bën mandatin qeverisës një sfidë të madhe dhe të jashtëzakonshme.
Por të kuptohemi, askush nuk beson se “Vetëvendosja” do të jetë e suksesshme në Shqipëri. Nuk është suksesi i supozuar i “Vetëvendosjes” që trazon shpirtra, apo prish punë këtu në Shqipëri, por natyra furacake e kësaj aventure. Albin Kurti nuk ka pse të shtojë në ekuacionin e marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Kosovës këtë lloj ambicie, grandomanie të tijën, këtë lloj dëshire të madhe për të luajtur një rol në Shqipëri, apo në të gjithë botën shqiptare. Ai nuk ka pse t’i takojë autoritetet e Tiranës në të ardhmen si rivali i tyre, ndërkohë që mund të takohet ashtu siç duhet të takohet, si mik, si bashkëpunëtor, si partner, si interlokutor.
Kam përshtypjen se ai vet do të ishte shumë i zemëruar nëse Edi Rama, apo Lulzim Basha, do të merrnin vendimin për të krijuar filiale të tyre (respektivisht të Partisë Socialiste dhe të Partisë Demokratike) në Kosovë. Dhe me të drejtë do të ishte i nervozuar dhe i zemëruar, sepse lëvizje të tilla janë trashamane, janë futje hundësh në punë që nuk u përkasin. Politika shqiptare bëri një gjë shumë të mirë gjatë zgjedhjeve të fundit në Kosovë duke mos u përfshirë fare. Nuk është se për këtë gjest do të duhej t’i jepnim medalje, sepse nuk ka kuptim t’i japësh medalje dikujt për faktin se nuk bën diçka që nuk i takon ta bëjë.
Unë mendoj se edhe Albin Kurti duhet të sillet në të njëjtën mënyrë. Mirëpo, atij i është mbushur mendja se ai ka lindur, apo se i është caktuar një detyrë nga një fuqi supreme në qiell, për të ndrequr punët e shqiptarëve. Por edhe sikur ai ta besojë këtë gjë, unë i sugjeroj t’i merrte punët me radhë, dhe të ndreqë punët e Kosovës fillimisht. Kosova, për momentin, si sfidë del e tepron.
Nëse ai ia del të zgjidhë hallet e Kosovës, nëse ia del të fuqizojë ekonominë e vendit, të shtojë vendet e punës, të rrisë rrogat dhe mirëqenien, të luftojë korrupsionin (anti-korrupsioni ka qenë kali i tij i betejës në zgjedhjet e fundit elektorale, dhe gjatë gjithë aktivitetit politik), nëse ia del t’i garantojë kosovarëve të drejtën e lëvizjes së lirë në Europë, nëse e bën Kosovën të hijshme, me një imazh të përfillur në skenën ndërkombëtare, nëse realizon njohjen ndërkombëtare të Kosovës, etj., etj., ai ka bërë gjënë më patriotike të mundshme. Nëse supozojmë sot se këto gjëra do të realizohen, nuk do të bënim keq ta shpallnim që sot Albin Kurtin si një nga figurat më të rëndësishme të historisë së kombit shqiptar.
Albin, kam dëshirë t’ju drejtohem ju tani nëfund. Me siguri e keni marrë këtë vendim për krijimin e “Lëvizjes Vetëvendosja” në Tiranë si një ide gjeniale. Por nuk është e tillë, Albin. Është e kundërta. Duke ju kërkuar ndjesë për mënyrën se si po e përcaktoj, për mua krijimi i “Vetëvendosjes” në Tiranë është një lëvizje budallaqe dhe mistrece. Duhet ta pranoni këtë, i dashur Albin, dhe duhet të ndërhyni. Duhet të jepni urdhër që Lëvizja Vetëvendosja në Tiranë të shpërbëhet, të shpërndahet, të shkërmoqet, të shkrihet. Sa më shpejtë, aq më mirë!
Paske qare gjate o muç po problemi esht qe pse-ne e daljes se vetvendosjes ne shqiperi do e kuptosh me dt 26 prill, kur ti thote jo rames e ti detyroje te zgerdhihen bashke pd+ps…
Mendon se zhbalancohen amerikanet me tom boshin o muç??
Mustafa kamunisti nga Skrapi… kur sdo ta kuptoni demokracine
–
gjej shesh bej pershesh
–
rrumpalle Albanistan terren pjellor per Koqevart
Kolec! Mendoj se nuk eshte ashtu si thua ti.Mustafa Nano ka te drejte.Me ato budalleqe qe po bene Albin Kurti nuk do t’a kete te gjate pushtetin.Zoti Nano ka shume te drejte per levizjen vetvendosja ne shqiperi,e cila eshte nje levizje terroristesh dhe te perbere nga njerez antishqipetar dhe jane vetem per destabilizim,t’i bashkohen ujqerve te PD dhe te LSI,te bertasin sa kane ne koke “Rama ik”,qe po bejne mbi 10 vjet, por ama Rama jo vetem nuk ka ikur por eshte forcuar akoma me shume.Me keto sjellje kafsherore qe po bene opozita,Rama e ka siguruar mandatin e trete.Kjo vjen se opozita nuk di te sillet.Pershendetje.
Pse nuk e pranon mendimin e Mustafait? Po të pyes zotërote. Ç’punë ka Vetvendosja në shqipëri? A jemi dy shtete të ndarë (ndonëse një komb) dhe secili ka problemet e veta dhe zgjidhjet e veta , ka qeveri më vete, parlament më vete etj, etj. ? Në se ( e marim të mirqënë) fiton disa deputet vetvendosja këtu dhe ata bëhen pjesë e parlamentit, përse do punojnë e luftojnë ata? Interesat e kujt do mbrojnë? Në emër të kujt do flasin dhe do parashtrojnë ide?Në emër të Albinit, apo jo? Këtë doni juu? Po a nuk do të thotë kjo futje hundësh në punët e shqipërisë? Jo, jo i dashur. Secili në çanakun e vet le të hajë.Ëndra e Albinit bie erë të keqe!
Ooo Ti me nofken bregdetari, A je ti Legen greku a serbi apo cfar muti je ti oo pis…!? Shqiperia eshte e te gjithe shqiptareve e edhe e shqiptareve te Kosoves, bre debill i smut…! Pra NUK eshte perzierje ne punet e brendshme te Shqiperise nese krijohet nje Vetevendosje edhe ne Shqiperi perkundrazi eshte FORCIM I Shqiperise dhe nxjerrje nga llomi i kesaj Shqiperie ku e kane futur PS e PD, ooo debil i flliqt…!
– Po t’ishte formuar ndonje parti Greke apo Serbe ne Shqiperi atehere Ti nuk do te ishe inatosur kaq shume kurse per Vetevendosjen shqiptare te paska rrokur ankthi, bre Grekofil i flliqt…!
Turp te kesh…! Gomar!
Sikur Bojken Abazi, Kreshnik Merxhani dhe Ilaz Shehu të ishin shkije nuk do shqetësoheshit kaq shumë Mustafa Nano dhe Mero Baze
???
Shume e drejte zoti Nano.
Un i njoh mire bashatdhetaret tane Kosovare. Ata vuajne pak nga deliri i madheshtise alla Berisha Sali. Madje nqs sot bohen zgjedhje per nje president te perbashket Shqiperi-Kosove, jam i sigurt qe 99% te Kosovareve do votojne bacen Sali Berisha dhe 1% Edi Ramen p.sh, Kurse per ne Shqipetaret e Shqiperise eshte e kunderta. Vlerat kulturore te Kosovareve nuk jane te njejta me tonat ne Shqiperi ( feja e tyre Myslimane eshte shume dominante, respekti ndaj gruas, etj etj … dhe mos harroni qe me hapjen posht-komuniste te Shqiperise ne vitet 90′ shume kosovare vinin ne Shqiperi nga perendimi dhe abuzuan me vajza te reja shqipetare duke i mashtruar edhe pse ata ishin te vjeter dhe te martuar dhe kishin femij ne perendim….. kete ata e bojne edhe sot e kesaj dite me cilendo femer qe i del perpara..!).
Kosova le te rri Kosove dhe vetvendosja s’ka pse fut hundet ne punet e Shqiperise edhe pse kane mbeshtetje nga Berishistet vetem per faktin se jane kunder Rames.
Porkuria duhet te veproje sa me pare. Shqiepria nuk eshte hale dhe qenef ku bon çfare te duash por eshte Republike demokratike me ligje. Zbatoni ato ju lutem !!! Nuk mundet me te vazhdohet keshtu,.
Shpresoj qe nje revolucion demokratik duhet te vihet ne levizje qe ne mengjesin e 26 rillit ne Shqiperine tone duke çuar para ligjit banden fashiste te Berishisteve brenda territorit shqiptar te Republikes tone SHQIPERI !
Me aqe sa kam vezhguar A.Kurti me duket nje person i vogel, pa sinkronizom te brendshem psiqik.
Te vjen keq por shqiptaret do vijne gjate mungesen e liderve standard te edukuar politikishte dhe me moral. Per me teper korrupsioni tashme po pushton nivele te larta nderkombetare.
Muco Nano, sinqerisht nje pyetje – Do ta keshilloje, urdheroje, sugjeroje (se nuk kuptohet si i drejtohesh) Albin Kurtit ta shkrinte ate “Vetvendosja” ne Tirane nese ajo do ishte ashtu si je edhe ti vete, nje BUDALLAQE MISTRECE ne duart e Timonierit Rama?
Pak si vone e ka kuptuar rama se ku e ka ngrene pataten…
Albin Kurti eshte nje plere, eshte fatkeqesi kombetare….. Keshtu eshte kur votojne ata qe e kane mendjen te molotovi, e provuan molotovin e Tirane por moren ate qe meritonin.
Le te garoje , mos e shkrije , ALEATET e tij do dobesoje , atje do mare vota ,nqs do mare , dhe me e rrendesishme eshte se nuk do mbahet mend per mire !
Albini ben mire te kujdeset per uckurin e brekeve te tij , se po i ngaterohet neper kembe !
Sakte dhe bukur te qifsha Albinen dhe Kosovën cpun kan kta kurva me ne se kuptoj .kan shtetin e vet le ta bejne si te duan .leqe spo din ta bejne por dun tna cajne karin dhe ne .
Kur rama i bente gojore duke mare per ministra turli lloj debilesh nga kosova, ti me siguri qe haje sufllaqe duke i lavderuar..
Nuk e njof Albin Kurtin dhe as që dua ta njof, pooooor,ajo që më bën përshtypje te ai është pozicionimi i tijë demonstrativ në boshtin e së keqes me Sali Breks’kishën dhe Like floririn.
Të pretendosh për zero tolerancë në drejtim të korrupsionit dhe të marësh këshilla nga prindërit e korrupsionit është kontradiktore.Ka edhe shumë pika të tjera qē të bëjnë të dyshosh në qëllimin e vërtetë të Albinos.
Doli me teorinë e bashkimit kombëtarë,sa mori votat dhe aktivizoi lobin serb në politikën ndërkombëtare dhe pastaj futi bishtin ndër shalë !!!
Themeli i demokracisë është mendimi ndryshe dhe ai po demostron këtu null tolerancë, me Vjosa “Osumin” !!
Ndoshta kërkon me këtë rast të sigurojë furnizimin e popullit me qumësht !!!!?
Pika kryesore është fakti që ai ndërhynë hapur në politikën shqiptare, në favor të idhullit të tijë, Salës dhe kjo është e gabuar.
Muço, ka ardhur koha që gjërat të thuhen troç .
“Lomy”,i dashur,e paske shplare trurin me kocifosin e SHQUPIT! Bej ndonje kure mjekesore me mire,por me pare mbyll ndonje takim se deri ne 25 prill jane te mbyllura takimet,pas 26 prillit e ke te lire rrugen,kerkoji takim Edi Rames ne kryeministri,se Bashen s’e gjen dot,do e ckulin nga banda PD e do iki ne Hollande.Keshillohu dhe me “Gezimin” me lart per kete,he xhan i vellait!
Vetëvendosje në Tiranë, vetëm me shurrën e Erion Braçes e mbyt Rama, se po t’i pshurrë vet ai, e mbyt edhe VV në Kosovë, bashkë me Albinin.
Altin kokecepi.Merr 2.3 kosovare dhe vuri zjarrin kosoves
Albinit mbase ! gjeja me kryesore eshte tju beje Dhurate te gjithve BashkeAtdhetareve te tije nga nje Abetare .Ky do jete dhe fillim i mbare i Albinit .
Drejtrshjrimi dhe Leximi i tyre ne Gjuhen Shqipe..
Per te tjerat le tja leme kohes ..
Sinqerishte befasohem nga njerez qe mendojne se me dekada duhet te na prijne si juve andej ne Shqiperi si ne kendej kufiri ne Kosove.Po ta mendosh mire e gjate diskursin tone po i bie se Enveri dhe Tito paskan qene te mire shume.Njerez te mire ,historia nuk ka rrena,ka fakte te pamohueshme per te gjithe.Edhe per ata tjeret qe nuk jane dhe per keta qe i kemi dhe po i shohim me vite se kush dhe qfare jane.Te krekosemi kot kur nje Maqedoni ka ekonomi dhe tregti sa Shqiperia e Kosova bashke sdo mend shume.Kur Serbia po lufton te riktheje ate qe si takon,kur ne Lugine kemi gati se asimilim,largim te shqiptareve,kur jemi aq larg standarteve demokratike e europiane shume e me shume ne dalim e flasim jo ky ,jo ai .Te lejojme populli le te flase ,ai ka te drejte edhe kur gabon (nese gabon).Duhet kuptuar se ka kaluar koha kur me dekada mban pushtet dikush sepse po shihet se pas disa viteve po konsumohet sikur qe vet njeriu plaket e nuk ka me pasion,ide,vizion,pra duhet ndryshime dhe duhet ndryshime te ju e te ne.Nuk eshte fundi i botes te humbas Rama,Thaqi,Kurti,Berisha,Mustafa,Meta et,kane pesuar humbje Hillari Klintoni,Bushi,Al Gor,Thaqer edhe kete duhet te humbasin .Sa mire qe ka zgjedhje dhe akoma me mire nese kemi ke te zgjedhim.Te punojme me shume,e besa pse jo edhe ta mesojme dhe flasim gjuhen tone edhe me mire se flamuri dhe gjuha jone jane me te mirat qe i kemi dhe bashke me heronjte edhe bashkon kombin tone.
Muço, ne vitin 2025 ne Fier e plot qytete te tjera sdo kete uje dhe drita 24 ore. Njerezit do jene te terbuar nga bashkeqeverisja PS+PD. Ne 2025 edhe ti Muç do votosh VV
A E KUPTONI TE PAKTEN SE CFARE PO NDODHE NE KOSOVE???DETYRIMI QE KY ALBINI I VENDOSE QYTETAREVE TE KOSOVES PER TE ZGJEDHUR PRESIDENTEN E SHTETIT ME C’DO KUSHTE zonjen Osmani ,tregone edhe nje here pazaret qe behen ndermjet forcave politike poshte tavolinave per te ralizuar planet e vete ,se nga pushteti ekzikutiv ,ashtu edhe ne pushtetin legjislative.c’fare kerkone me shume mbretiAlbin se sa kerkon nje mbret ne nje shtete te monarkise.Eshte po ky Albine qe ne qeverisjen e pare nuke duroi ase edhe 2 muaj.
Ne radhe te pare ky duhet te kuptoje se eshte nje figure ne duarte e veprimtarise politike ne jehonen nderkombetare.Ndersa ne politikat e mbrendeshme ,roli i ketije ,do te jete nje fllucke ,sepse do komandohet nga plolitikat ndikuese te Saliut ,dhe Iirit. kU E GJITHE VETEVENDOSJA NE SHQIPERI JANE MILITANTET E PD DHE LSI.PRA DO TE KEMI NJE PERCARJE TE MADHE SI NE SHQIPERI.KY ESHTE ALBINI QE DO TE RISHIKOJE VENDOSJEN E AMBASADES SE KOSOVES NE JERUZALEM ,KU PO E KERKON SHBA ,DHE IZRAELI. PO SI DO TE NDAHET ME POLITIKEN NDERMJETE VENDEVE ARABE.????ALBINI DUHET TE DIJE QE FLAMURIN E RI TE KOSOVES ,SE PERDORIN ASE 30%E POPULLSISE SE KOSOVES NEPER SHTEPIAT E TYRE,PORE PERDORIN FLAMURIN ME DY KOKA ,FLAMURIN E PAMVARSISE SE POPULLIT SHQIPTARE QE U NGRITE 28 NENTORE 1912. NGA KETU FILLONE BASHKIMI I POPULLIT SHQIPTARE ,DHE JO NGA LIKJA ,APO BERISHA. TE PAKTEN PUNO PER TE BASHKUAR POPULLIN E KOSOVES ,KU TE MOSE KETE FAMILJE TE IZOLUARA PER MARRJE GJAQESH.TE TJERAT VEPRIMTARI LERJA NDERKOMBETAREVE ,DHE TE RRISHE URTE. C’DO PESIME TE TE BEHET NJE MESIM.
Po une jam shume dakord me shkrimin.
E para nuk ka asnje kuptim emri i partise. Cfare do te vetvendoset ne Shqiperi? A nuk vendos vet populli me vote ne Shqiperi per qeverisjen e tij/ Ne shqiperi ne nuk na qeverisin te huajte.Nqs ne Kosove ka kuptim sepse atje dikur vendosnin Serbet dhe tani vendos populli i Kosoves ka kuptim, ne shqiperi nuk ben sens fare.
E dyta Albini eshte nje politikan delirant, jashte realitetit politik. Jo vetem kaq por ai do te luaj edhe rolin e njeshit absolut , nje rol te ngjashem me Enver Hoxhen.
Edhe kete fitore te zgjedhjeve te fundit , te pakten deri tani po e menaxhon keq. O Vjosa Osmani presidente o zgjedhje te reja.Altini nuk ka kuptuar akoma se politka eshte marrveshje, kompromis eshte give and take
Edhe une i roje suksese Albinit por me sa shihet do te jete e veshtire te presesh suksees nga nje mendje e till
Parti pa vision dhe e dyshimte per shqiptarizmen. Albini do te zevendesoje Saliun qe eshte plakur.
I vetmi ndryshim midis Saliut dhe Kurtit eshte qe Saliu nuk eshte mistrec.
Ndryshimi tjeter eshte se Saliu eshte trim, ndersa Kurti dhjaks. Saliu e ka gjithe familjen ketu ne Shqiperi ndersa Kurti e ka derguar familjen ne Norvegji, per ti shpetuar ndeshkimit nga e verteta popullore.
Thone qe edhe babai i norvegjezes se Kurtit eshte serb, njelloj si babai i Saliut. Keto mund te mos jene te verteta, por platforma e quajtur Rrumpalle qe perdor si Saliu ashtu edhe Kurti, e kane origjinen ne Serbi, per te dobesuar shqiptarizmen dhe futjen e percarjes midis shqiptareve. Kjo ndihmon Serbine te na godase drejte e ne zemer. Qendrimi i Kurtit dhe Saliut ndaj Amerikes eshte i njejte. Qendrimi ndaj bisedimeve me serbin eshte i njejte. Te dy ata ne Rambuje mbeshteten mos nenshkrimin e marreveshjes se Rambujese per te shmangur goditjen “berthamore” te Natos mbi Serbine. Te dy sulojne luftetaret e lirise. Te dy jane te dyshimte qe kane bere muhabete te fshehta me Millsheviqin per te ndihmuar ate ne shporrjen e shqiptareve nga trojet. Historia eshte shume e gjate. Kurti nuk ka gjak serb, por femijet e tij kane gjak serb nga gjushi. Femijet e Sales jane gjysem serb. Saliu u perpoq te ndante Shqiperine ne dy shtete. Ate po perpiqet edhe Kurti. Nuk pranon asgje nga opozita dhe ka shume mundesi qe edhe Kosoven ta coje ne lufte civile. Enderroj te jem gabim!
E para e punes or Muç i ke rene shume gjate,ku nje here na e bene Al Binin hero kombetar e pasketaj e ul deri ne figure qesharake ku eshte iniciatori i budallalleqeve me krijime degesh te partiçkes se tij VV !Ne fakt ajo ndege nuk quhet “vetvendosje” por “vetçvendosje” per te na treguar qe nuk ka patur shtet Shqiperi por Dardani e per rrjedhoje jena na qi duhet me i kerkue bashkimin me dardanin si tok ame e jo Kosova sepse teoria e Al Binit ashte se shteti i pare i shqipetareve ashte Dardania!A e vute re ne mandatin e pare 45 ditor qe hoqi te gjitha simbolet e Shqiperis e deri edhe ne flamure!E kjo tregon or Muç se ai ashte shtejtan budalla !
Nje nga motivet se pserse ai ashte i lidhun me Saliun,Lulin Meten e nje dore gallataxhinjsh prane votres Berishjane eshte sepse ,Al Bini nuk i do bashkepunetoret me te zgjuar se vetja por te nivelit te siperpermendur duke luajtur per mrekulli lojen e vet politike!E thene ndryshe nu ka mundesi qe nje ekstremist i majte te bashkepunoje me ekstremin e djathte kur dihet qe si bashkon asgje!
Ndaj or Muç lere Al Binin te lundroje ne delirin e vet se do vije koha e ka me ja qitun koken ketij idotizmi!Tolerancen keta te vetçvendosjes e quajne mefshtesi e jo emancipim !Me ekipin qi ka zbritun prej Kosove Al Bini ka per te morr nocrrokun ,sepse edhe kosovaet qe kane marre shtetesin Shqipetare jane te shperndare e nuk perbejne ndonje numer per te votuar degen e VV qe ne shqip perkethehet “vetçvendosje”!
Po sikur ta lash perpara gojen para se te flasesh per Albinin, behet?
Ajo qe duhet thene me siguri, eshte se me zgjedhjen e Albin Kurtit (ketij fondamentalisti islamik me gravate, idiot e me nivel rrugaci…), Kosovaret treguan, vec te tjerash, injorancen e tyre…!!! Kjo njelloj me shqiptaret malokare,qe akoma i vene pas shpellarit Berisha e bandave te tij…
VV eshte shpresa per nxjerrjen ne pension te elites politike aktuale ( pozite e opozite ) pergjegjese per kete tranzicion te stergjatur e korrupsion te shtrire kudo qe jane pengesa kryesore per zhvillim me te shpejte te vendit.
Kuptohet pse eshte I shqetesuar analisti I kapur Muc Nano, perfaqesues I kesaj klase te korruptuar.
Kosova ka qene, eshte dhe do jete SHQIPERI..ata qe merakosen pse nje force politike Shqiptare ” fut hundet ” ne nje pjese te Shqiperise, anetaret e Kryesise te se ciles kane nenshtetesi dhe pasaporte Shqiptare, nderkohe qe i lepihen cdo Nderkombetari qe ne Shqiperi sillet si ne Pronen e mallin e vet, kur te vije momenti i heqjes se kufijve mes Shqiptareve qofte edhe me arme, le te behen bashke me sllavet, greket dhe turqit dhe le provojne ta kundershtojne kete te drejte te Shqiptareve per te jetuar bashke ne nje SHQIPERI te Bashkuar, Etnike dhe Demokratike..po shumica e bushtrave qe lehin sot, neser do ulin veshet e bishtin se u thyhen dhembet e koka nese provojne te kafshojne dhe nuk do kete Gjykate Speciale vec per Shqiptare qe do mund t’ua shpetoje lekuren!!
Muc Nano, me vjen keq por me kete shkrim e ke katranosur . Pasi , pikerisht ky shkrim i yti mu duk me te vertet budalla dhe mistrec , njekohesisht.(ashtu sic edhe i ke etiketuar vete ).
or Muc, nuk behet fjale thjeshte per Albin Kurtin, por per nje kauze qe lidhet me Albinin, me kauzen e Albinizmit – qe ashtu sic perfshiu Kosoven eshte e nevojshme dhe duhet te perfshije edhe Shqiperine : fryma e luftes se pakompromis kunder gjithckaje te keqe qe ka perfshire politikanet, shtetaret dhe shume qytetare si ne Kosove, por qe jane me te shumte ne Shqiperi.
Muc Nano, besoj ne aftesite e tua per te kapur zgjidhjen e problemeve qe na kane kapluar dhe qe per fat te keq jane ngurtesuar duke na ndrydhur pergjithmone . A duhet te shkermoqet kjo korrace ?