“Shqiptarët janë dembelë”! Shehi ironizon Ramën: Na shikon ne pleqtë te kafja e lagjes

2 Prill 2021, 21:55Politika TEMA

Kreu i LZHK Dashamir Shehi për shkak të situatës pandemike e ka zhvendosur fushatën elektorale online. Përmes rrjetit të tij Facebook, Shehi çdo mbrëmje komunikon me qytetarët dhe shpreh shqetësimin e tij ndaj qeverisë.

Aleati i PD ka komentuar deklaratat e kryeministit Edi Rama, i cili u shpreh se shqiptarët janë dembelë dhe se do të vijnë forca punëtore nga Bangladeshi.

Shehi doli kundër këtyre deklaratave, duke theksuar se qytetarët dhe njerëzit e thjeshtë i janë përshtatur kësaj situate dhe se rrugën më të shkurtër për të jetuar kanë gjetur emigracionin.

Kreu i LZHK shtoi më tej, se Shqipëria ka rrogën më të ulët në krahasim me vendet e tjera të rajonit.

E kanë humbur shpresën tek tregu i punës. Vetëm vendet e deprimuara ekonomikisht, vendet që nuk kanë entuziazëm për të ardhmen.

Gati 10% e shqiptarëve që mund të punonin sipas mendjes së kryeministrit nuk punojnë. Mirëpo pse nuk punojnë këta njerëz? Kush është ai që nuk do punë?

Në radhë të parë u bë vite që formim profesional nuk ka, investime për të hapur vende të reja pune nuk ka, riformatim të profesioneve të ndryshme nuk ka fare.

Ne i jemi përshtatur kësaj situate, që nëse je i ri merr valixhen dhe ikën nëse je i vjetër dhe nuk ke mundësi të punosh dil te kafja e lagjes dhe e fshatit dhe aty thotë ky zotëria merren me thashetheme.

Atë e shqetëson ideja pse marrin në gojë qeverinë dhe ky është halli më i madh i këtij.

Paga mesatare në Shqipëri është 420 euro, paga minimale deri dje ishte 260 mijë lekë tani e kanë bërë 300 mijë lekë, në propozimet elektorale po duan ta bëjnë 300 euro.

Kosova e vogël dhe e varfër e ka rrogën minimale 620 euro, Mali i Zi që ka më të lartën e ka 770 euro”, tha Shehi.

4 komente në ““Shqiptarët janë dembelë”! Shehi ironizon Ramën: Na shikon ne pleqtë te kafja e lagjes”

  1. Zosi says:

    Po ku ke punu ti ndonjiher me kastravec. Ti vec rakis di me i dhen

  2. Ben says:

    Kush se do punen?Ti mer Dash je i pari,ti do rakine.

  3. Gjize e raki o iranian says:

    Per te qendruar ne kafene je plak ti,per tu bere deputet e per te ngrene e pire qyl je i ri.
    Ti me saliun nuk u ngopet duke rjepur popullin.

  4. Piktori says:

    Po si more derra politikane na qenkerkan shqiptaret dembela dhe ju na qenkerkeni punetore te medhenj vec per te vjedhur me tre turne . Shqiptaret kane qene ata qe kane bere hekurudhen , uzinat , bonifikimet etj etj vullnetarisht vetem me nje pjate makarona . Tere pasurine qe bene shqiptaret e grabitet ju tartabiqet e ketij vendi . Shqiperia eshte kthyer ne nje dyshek tartabiqesh qe nuk pastrohet me ……..do djegur gjithe dysheku . Meqenese shqiptaret qenkan dembele dhe europjanet jane punetore te medhenj sillni evropiane ketu Gjermane , Franceze , Zvicerane , Hollandeze Norvegjeze etj dhe paguaini me 30 000 mije leke te reja ne muaj , ahtu si paguani shqiptaret ………ptu o rrace bastardesh qe nuk keni as turp as seder dhe as nder ……qelbesirat e planetit. Dembela jeni ju o zuzare qe llomotisni nga mengjezi deri ne darke neper medja dhe i cate bythen gjithe shqiptareve me fekalet qe nxirni nga goja juaj si bythe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje