Pse Meta dhe Basha injoruan kreun e shoqatës “2 Prilli”, që u vra dy vjet më pare nga aleati i PD

2 Prill 2021, 20:09Politika TEMA

Sot në Shkodër, Ilir Meta ka qenë protagonist i një ceremonie në përkujtim të të  vrarëve të dëshmorëve të 2 prillit 1991.

Presidenti, përveç nderimeve në obeliskun përkujtimor, ka takuar edhe familjarë të Arben Brocit, Bujar Bishanakut, Besnik Cekës dhe Nazmi Kryeziut.

Edhe Lulzim Basha shkroi një dedikim për dëshmorët e 2 prillit në rrjetet sociale.

Mirëpo si Meta, ashtu edhe Basha, nuk janë kujtuar dhe nuk kanë shkruar asnjë fjalë për një nga protagonistët e 2 prillit 1991, i cili është plagosur në ditën tragjike në Shkodër dhe ka qenë kryetar i shoqatës “2 Prilli”.

Bëhet fjalë për Ibrahim Bilalin, një nga protagonistët e lëvizjes demokratike në Shkodër në vitet ‘90 dhe një nga themeluesit e PD-së së qytetit verior.

Ibrahim Bilali u vra tragjikisht dy vjet më parë, në prillin e vitit 2019 pranë shtëpisë së tij në Shkodër, së bashku me të vëllanë, Astrit Bilali.

Një tragjedi e rëndë që preku një familje të njohur në qytet, e cila ka qenë ndër nismëtaret e lëvizjes së dhjetorit 1990.

Megjithëse u vranë pabesisht, të ndjerët Ibrahim dhe Astrit Bilali, as u dekoruan nga Ilir Meta, që medaljet i ka shpërndarë me superxhiro në çdo fshat të vendit, por as nuk është nderuar nga Bashkia Shkodër, që drejtohet nga PD.

Policia ka arrestuar në atë kohë dy persona, ndërsa ka bërë të ditur se autor i ngjarjes është Ibrahim Lici, vëllai i një nga politikani lokal, aleat i PD-së në Shkodër dhe anëtar i Këshillit Bashkiak.

Mustafa Lici, madje ishte një nga firmëtarët e koalicionit me PD-në në listën e partive aleate, por Basha e hoqi vetëm pas presionit të Ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim.

Ibrahim Bilali, përveç një protagonist i lëvizjes demokratike në fillim të viteve ‘90, por edhe vëllai i tij, kanë qenë qytetar me reputacion në qytet, ku është njohur si një nga sportistët më të suksesshëm të boksit dhe një i pasionuar ndaj kuajve dhe hipizmit, duke qenë pionier i këtij sporti të rrallë në Shqipëri.

I ndjeri, që në Shkodër thirrej si Baç Bilali, nuk e ka pasur asnjëherë gjithë këto vite nderimin e presidentit, respektin e PD-së që e ka pasur themelues, por edhe të qeverisë e mazhorancës, nga ana tjetër, që nuk janë kujtuar.

Nderimi ndaj dëshmorëve, por edhe atyre që janë plagosur dhe kanë rrezikuar jetën më 2 prill 1991 është një detyrim, e nuk mund të veprohet me selektivitet…

3 komente në “Pse Meta dhe Basha injoruan kreun e shoqatës “2 Prilli”, që u vra dy vjet më pare nga aleati i PD”

  1. era! says:

    PO A NUK E KE KUPTUAR AKOMA SE SHKODRANET JANE ANTROPOID…….APO SIC THONE EDHE VETE.JANE
    DUKA–GJIN DMTH VETEM NGA FORMA DUKEN SI NJEREZ…………

  2. I papune says:

    se meta dhe berisha e dine si ti o mero merhumi qe kryetari mender shoqates eshte po aq fallco sa shoqata dhe “deshmoret” qe i vrau partia e tyre….per deshmoret dhe shoqaten meta dhe berisha mendojne se ata jane kokepalare…..si ata te 21 janarit.

  3. Bac Bılalı nuk e marre veshte edhe ju vret PD dhe juperserı donı dekorata Me 2 prıll 1991ju vrau PD dhe ju berı deshmore dhe ju dha ofıcet dhe ju perserıu mesuat me kete rıtual vrıtenı nder vetı dhe donı perserı dekorata Apo ju mesoj keq Lıkja duke bere coka me dekorata dhe po ja kerkonı de koraten me dıcıture kerkon dekoratepa bere trımerı

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje