Kategoria Superiore: Paqe mes Bylisit dhe Kastriotit

4 Prill 2021, 15:16Sport TEMA

Bylis dhe Kastrioti e kanë mbyllur në barazim 1-1 ndeshjen e sotme teksa skuadrat ruajnë pozitat e tyre në klasifikim, duke ruajtur diferencën në katër pikë mes tyre, pikë të cilat janë në favor të krutanëve.

Sa i përket ndeshjes, ajo nisi në mënyrën më të mirë të mundshme për miqtë që realizuan në minutën e dytë me Prodanit, i cili gjeti në “gjumë” mbrojtjen ballshiote.

Nga ky episod, vendasit u munduan të reagonin, ndërsa u desh një gafë e portierit Hidi për të barazuar shifrat.

Gardiani veteran e mbajti më shumë seç duhet topin në këmbë dhe Ntefe përfitoi duke e devijuar sferën në portë.

Kështu, përfundoi pjesa e parë, ndërsa në të dytën, ekipet provuan të gjenin fitoren, ndërsa një rast të artë kishte Spahiu për Bylisin, por ky i fundit gaboi i vetëm përballë Hidit.

Në këtë formë, rezultati 1-1 nuk ndryshoi me skuadrat që u ndanë në “paqe”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje