VIDEO: Mesfushori shqiptar, dy gola që do t’i kishte zili edhe Messi e Ronaldo

3 Prill 2021, 10:37Sport TEMA

Emanuele Ndoj u kthye nga një dëmtim i rëndë, por menjëherë është duke treguar një forma të jashtëzakonshme me Brescia-n në Serie B.

Mesfushori i kombëtares shqiptare të futbollit ishte protagonist kryesor në ndeshjen e fituar 4-1 nga Brescia ndaj Pordenone-s.

24-vjeçari realizoi dy gola të jashtëzakonshëm, të cilët nëse do të kishin autor Ronaldon apo Messi-n sot të gjitha mediat sportive do të ishin duke folur për to.

Pas ndeshjes, për mikrofonët e “Dazn”, Emanuele Ndoj është shprehur: “Ishte një ndeshje emocionuese, pasi kthehem nga një periudhë e keqe. Luaja për herë të parë si titullar dhe jam shumë i kënaqur për fitoren, sepse luajtëm si skuadër, duke bërë atë që trajneri na kërkoi. Duhet të vazhdojmë të ecim në këtë rrugë.

Dy golat? Edhe unë nuk po e besoj ende, e rëndësishme është që të bëjmë mirë si skuadër. Familja ka qenë thelbësore për mua në këtë periudhë të vështirë.

Edhe shokët e skuadrës, trajneri dhe klubi, që më kanë mbështetur. Shkojmë me entuziazëm në ndeshjet e radhës, e dimë që mund të bëjmë më shumë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje