Heqja e pasaportave diplomatike, De Biazi: Mos duan t’u kthej edhe “Urdhrin e Skënderbeut”

2 Prill 2021, 13:54Sport TEMA

Xhani De Biazi është një tjetër shqiptar që preket nga vendimi për të dorëzuar pasaportën diplomatike brenda datës 1 qershor. Italiani ishte trajneri i Shqipërisë në “Euro 2016” dhe pas kualifikimit historik, u pajis edhe ai së bashku me skuadrën me pasaportë diplomatike. Kërkesa e fundit e Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme për të dorëzuar dokumentin brenda datës 1 qershor 2021 e ka kapur në befasi dhe ai nuk e fsheh trishtimin për situatën e krijuar së fundmi. “Më duket absurde.

Pasaporta ime diplomatike skadon në vitin 2026, pse duhet ta dorëzoj 5 vite më parë?”, thotë ai ekskluzivisht për “Panorama Sport”. Më tej ka folur edhe për situatën e tij në krye të skuadrës së Azerbajxhanit dhe për rezultatet e fundit të Shqipërisë.

Mister, a e dini që duhet të dorëzoni pasaportën diplomatike që keni marrë në vitin 2016 në Shqipëri?

Jo, nuk e di. Më duket e çuditshme. Absurde madje. Nuk shoh asnjë motiv për ta bërë këtë.

Një shkresë e Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë ka mbërritur në zyrat e FSHF-së dhe kërkohet që të dorëzohen pasaportat diplomatike brenda datës 1 qershor 2021, pasi mbaron vlefshmëria e tyre…

Më habit kjo gjë. Së pari duhet të saktësoj se unë nuk kam marrë asnjë njoftim zyrtar. Thjesht jam informuar nga mediat. Nëse do të ndodhte vërtet kështu, pa dyshim që ndiej keqardhje dhe jam i surprizuar me një vendim të tillë.

Pse ju vjen keq?

Shikoni, dhënia e atij dokumenti (pasaporta diplomatike) është një shenjë mirënjohjeje apo vlerësim i shtetit kundrejt shtetasve të tij. Unë nuk kam bërë asnjë shkelje, as nuk ia kam njollosur kurrë imazhin e Shqipërisë diku, përkundrazi mendoj se kam punuar mirë për sa kohë isha aty dhe kam folur vetëm mirë për Shqipërinë sa herë që më është dhënë rasti. Kam vepruar kështu sepse këtë kam ndier, vetëm dashuri, respekt dhe mirënjohje nga Shqipëria dhe shqiptarët. Por, nëse tani më kërkojnë që ta kthej mbrapsht atë dokument, natyrisht që më lë një shije të hidhur. Nuk gjej motiv. Pse duhet ta kthej mbrapsht pasaportën diplomatike kur ajo skadon pas 5 vitesh? Më duket pa kuptim…

Nëse ju vjen zyrtarisht njoftimi, çfarë do të bëni?

Do të kërkoj shpjegime patjetër. Është një gjë që më bezdis shumë, sepse e konsideroj si një mirënjohje atë veprim dhe tani befas ma kërkojnë mbrapsht. Unë nuk i kam bërë asnjë dëm dhe asnjë të keqe Shqipërisë pasi mbarova kontratën e punës aty. Atëherë i bie që duhet të kthej mbrapsht edhe titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” që më është dhënë nga Presidenti i Republikës asokohe? Më thoni pak, a ka kuptim kjo…?

Ministrja ka shpjeguar se bëhet fjalë vetëm për afatin e vlefshmërisë, porse statusi i fituar në atë Europian nuk do të preket, duke lënë të kuptohet se pasaporta mund të rinovohet…

Po jua përsëris edhe një herë: pasaporta ime diplomatike skadon në vitin 2026. Zakonisht ky lloj dokumenti kërkohet t’u rikthehet mbrapsht autoriteteve shtetërore kur personi që e disponon ka kryer shkelje ligjore apo ka njollosur imazhin e vendit të tij me veprime të ndryshme. Unë nuk kam bërë asnjë nga këto. Deri tani nuk kam asnjë njoftim, por nëse do të më kërkojnë vërtetë të dorëzoj pasaportën që më skadon pas 5 vitesh, pa dyshim që do të kërkoj shpjegime.

Si ju është dukur Kombëtarja shqiptare në këto tri ndeshjet e para kualifikuese?

Jam përpjekur të informohem sa mundem. Kanë fituar 2 ndeshje dhe kanë humbur me Anglinë. Mendoj që është brenda normales gjithçka. Megjithatë, gjithnjë ka vend për përmirësim në çdo skuadër sepse e mira nuk ka fund. Shqipëria ka lojtarë cilësorë dhe një trajner që po përpiqet të bëjnë gjëra të rëndësishme. Shpresoj që të kenë fat dhe të ngjiten sa më lart.

Me Azerbajxhanin keni koleksionuar disa humbje së fundmi. Është çështje fati apo edhe potenciali?

Pak nga të gjitha do të thosha. E kam shprehur publikisht se Azerbajxhani nuk e ka mundësinë që të marrë lojtarë të formuar në kampionate të forta si Shqipëria dhe kjo ka pa dyshim goxha peshë. Së dyti, grupi është realisht shumë i fortë sepse me Portugalinë dhe Serbinë, nuk është asnjëherë e lehtë. Së treti, edhe fati na ka munguar, pasi Portugalia na mundi me një autogol, ndërsa me Serbinë u thyem vetëm në fund të takimit. Megjithatë, unë shoh progres, është një skuadër që përpiqet vazhdimisht të përmirësohet dhe kemi besim për të ardhmen.(Panorama Sport)

12 komente në “Heqja e pasaportave diplomatike, De Biazi: Mos duan t’u kthej edhe “Urdhrin e Skënderbeut””

  1. NjeQytetarOptimist says:

    De Biazi, ty te eshte dhene luks nga shteti shqiptar si nje shtetas shqiptar qe je. Keshtu qe leri denglat sepse ske cfare te ankimosh dicka qe shteti sta detyron. Mbaj pasaporten shqiptare si cdokush tjeter fort dhe leri llafet.. Ju djeg shume per ato “pasaportat dipllomatike”. Per cfare e doni kaq shume jam kurjoz?!?! Jeni gati te sakrifizoheni per te..

    1. Sara says:

      ti je thjeshtnje qytetar servil e lepires i vendit ku ve prapanicenqe ne fakt eshte karrige e nepunesve te shtetit, qe duhett’i sherbejne qytetareve e jo te bejne llogje online, po varja se kete pune keni ju administrata e eripjerdhjes,,
      Ajo qe thote Z. de Bizai eshte skandal ne aspektin ligjor… dhe ketu nuk shkelet vetem ligji shqiptar po edhe konventat nderkombetare, po nejse ku pyet Xhacka e Macka per ligje sa kohe qe i sherbejne “Skender- beut”

  2. Muli says:

    Vetëm respekt Mister De Biazi.

  3. fshatari.pafshat says:

    La vera faccia di un palacio…

  4. Ladi says:

    Nje italian sharlatan me shume fat, fat qe ja dhuroji Shqiperia..

  5. Eagles says:

    Po u inatose kthe dhe parate

  6. TONI says:

    Ikni ore pirdhuni ju partike qorra qe shani De Brazil……Shqiperia mbase mbas 100 vjetesh do shikoje me sy Europianin….kur Skenderbeu e shfrytezonte ju pelqente juve…

  7. Fatos says:

    Ore cna cate trapin, boll me idiotësira. Ajo u dha si u dha, për aq kohë sa e menduan të arsyeshme. Cfare karin po bëjnë këta më shumë se një diplomat apo shtetas shqiptar që kontribuon për vendin e tij jashtë Shqipërisë? Këta as nuk japin, por vetëm marrin. Të argumentojnë përse iu duhet dhe shohim, gjithsesi shteti e jep, shteti e merr. Janë bërë më keq se politikanët që mbajnë fort karrigen.

  8. Tr says:

    Ganiu vetem shfrytezoi respektin e IDIOTEVE Shqipetar . E paskan paisur dhe me PASHAPORTE Diplomatike. Shyqyr qe u shporr. Nje Trainer NUL.
    KY PLAKUSHIN TJETER ESHTE NJESOJ, POR IDIOTE SHQIPETAR NUK ZENE MEND, LARG DUART NGA ITALIANET.

  9. Juliani , Vancuver British Columbia Canada says:

    Gabim , jo De Biazit , atij mos tja ngacmojne pasaporten , i takon jo nje por dy ….ai eshte arkitekti i nje kualifikimi historik ai na mbushi syte me lot duke degjuar hymnin tone ne France , harxhova 10.000$ gjithe rrugen nga Vancuveri ne France , ja vlente ama , kurre ne jete nuk ka per te me ndodhur nje gje kaq magjke …….dhe gjithe kjo krenari nga djemte por dhe nga dirigjenti i asaj skuadre……..kaq per kete
    Per te tjere lapanjoze qe ndyne gojen , zemren per pak pushtet hiquani …..nuk u takon , Liles te parit …ai qe eshte lamash …..te gjite te ftuarit per inagurimin e perles shqiptare , Air Albania ishin prane Presidentit potent te UEFA-s Ceferin , atje duhet te ishte dhe Lila si perfaqesues dhe pergjegjes per futbollistet , por jo ….Lila kish nje detyre me te rendesishme , te mbushte stadiumin me parulla “Rama ik “dhe tani qahet pse i hoqen pasaporten ……pasaporta eshte pergjegjesi gjigante , dhe nuk u jepet ca palacove …..le tja japi Luli kur te fitoi , po fitoi ………kurse per De Biazin gabim ……..eshte dhe mbetet mik i madh i Shqiperise …….tung bashkeatdhetare ………

  10. 17nentori says:

    U duhet apo su duhet pashaporta diplomatike, ajo eshte dicka qe e menduan ata qe ua dhane. Ishte shenje mirenjohje atehere qe tua jepnin, megjithese qesharake sepse vetem ne Shqiperi shprehin mirenjohje keshtu dhe ne vendet e Europes nuk u hyn ne pune te japin pashaporte diplomatike.
    Tani qe ua dhane dhe ka kaluar kohe dhe u kane ardhur mende te tjera dhe kur te vijne mendte sti hane as qente, tani smund tua marresh pa i ofenduar me perpara.
    Nese pasaporta mbaron me 2026, ay ishte vendim i atij qe e mori ne 2016 dhe shteti duhet te respektoje ato qe ka bere vete. Nese mbaron ne 2021, mbaron atehere kur mbaron dhe nese ka skaduar prape ska kuptim se cfare do te kthejne keta. Pasaporten e skaduar mund ta mbajne si relike. Si hyn me ne pune as shtetit, as atyre dhe as gazetarit qe te can bythen duke cituar se prapthi qe pashaporta e skaduar u dashka kthyer me… urdher.

  11. Bedri says:

    Ganiu duhet te sqarohet para se te flasi.Ai si i vjeter nuk i skadon pasaporta ,kjo eshte per te rijte qe u skadon pasaporta.Pra spjegimi i ministres eshte i qarte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje