Kur plani shkon keq: Gruaja arrestohet pas shakasë që i bëri së bijës për 1 Prill

4 Prill 2021, 21:30Lifestyle TEMA

Një grua 58-vjeçare është arrestuar nga policia në Witchita, Kansas pas një shakaje që bëri ndaj së bijës me 1 Prill. Arnthia Willis u arrestua nën dyshimin e kërkesës së paligjshme për ndihmë të shërbimit urgjent.

Vajza e saj telefonoi 911 pasi Willis e telefonoi duke i thënë se ishte qëlluar. Oficerët rrethuan shtëpinë dhe bllokuan rrugët përreth ndërsa ata u përpoqën të krijonin kontakt me dikë nga brenda. Kur askush nuk u përgjigj, policia u fut brenda shtëpisë kur vuri re se nuk ishte asnjë njeri.

58-vjeçarja ndodhej në punë dhe telefonata që i kishte bërë së bijës kishte qenë një shaka për Ditën e Gënjeshtrave. Zyrtarët në Departamentin e policisë më vonë gjetën Willis dhe e morën atë në paraburgim.

2 komente në “Kur plani shkon keq: Gruaja arrestohet pas shakasë që i bëri së bijës për 1 Prill”

  1. Benevent says:

    Ca debileje…nuk behet shaka me 911 moj tyryfycke

  2. Sara says:

    me cfare akuze s’e kuptoj, apo lajme hesapi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje