Përhapja e koronavirusit funksionoi për miliarderët: Pasuria e tyre u rrit me 4 trilionë dollarë

4 Prill 2021, 22:00Bota TEMA

Gjatë epidemisë së koronavirusit (Covid-19) që përfshiu botën, pasuritë e miliarderëve u rritën me 4 trilionë dollarë.

Sipas raportit të faqes “Business Insider”, në raportin e Institutit për Kërkime të Politikave (SPI) që mbulon datat nga 18 Mars, 2020-18 Mars 2021, kur epidemia u përhap me shpejtësi, 2 mijë e 365 miliarderë, patën një rritje prej 54 përqind në pasuritë e tyre, apo thënë ndryshe 4 trilionë dollar më shumë për ta.

Raporti gjithashtu vuri në dukje se 20 miliarderët më të pasur fituan 742 miliardë dollarë, një rritje prej 68 përqind.

Organizata ndërkombëtare e ndihmës me bazë në Mbretërinë e Bashkuar ‘Oxfam’ gjithashtu shtoi afërsisht 3.9 trilionë dollarë në të ardhurat e miliarderëve në raportin e saj të botuar në fillim të 2021.

Në raport, u shpreh se me këto para, ishte e mundur të sigurohej që askush të mos varfërohej për shkak të virusit në botë dhe që vaksinat të mund të bliheshin nga të gjithë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje