ANALIZA: A është Mianmar, Siria e re? Dhuna në rritje rrezikon të përsërisë një tragjedi të njëjtë

5 Prill 2021, 13:45Bota TEMA

Nga Simon Tisdall, The Guardian

Në gusht të vitit 2011, Ahmet Davutoglu, ministër  i jashtëm i Turqisë,  bëri thirrje për t’i dhënë fund  situatës së krijuar në Damask.

Ai i bëri thirrje personalisht presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad , për të ndaluar vrasjen e të rinjve dhe për të biseduar me kundërshtarët e tij pas pesë muajsh protestash kundër regjimit. Davutoglu foli për Turqinë por gjithashtu, indirekt, edhe për SHBA e perëndimin. Ai kishte biseduar  edhe me Hillary Clinton, në atë kohë sekretare e shtetit.

Në atë pikë të hershme të krizës, rreth 2,000 njerëz kishin vdekur. Nga frika se mos situata bëhej edhe më keq, Davutoglu vazhdonte të përpiqej për të ndryshuar situatën.

Në Stamboll vitin e ardhshëm, ai nxiti SHBA, Britaninë dhe vendet e tjera të punojnë së bashku për të parandaluar një “katastrofë” humanitare. Miliona sirianë ishin në rrezik.

“Për sa kohë mund të vazhdojë kjo situatë?

Në Bosnjë,  Ban Ki-mun (atëherë sekretar i përgjithshëm i OKB)  ka kërkuar falje 20 vite më vonë, por kush do të kërkojë falje për Sirinë pas 20 vitesh? ”

Dhjetë vite më vonë, Davutoglu ka një përgjigje. Perëndimi ka dështuar, 500,000 ose më shumë sirianë kanë vdekur, 13.300.000 janë zhvendosur, vendi është i rrënuar – dhe askush nuk ka kërkuar falje, raportuar falje.

Ndërkohë, e njëjta ngjarje duket se po përsëritet. A është Mianmar, Siria e re?

Ekspertët parashikojnë edhe një tragjedi tjetër njerëzore të shmangshme me dimensione epike. Në vend që bota të ndalojë një tragjedi të radhës, ata po konfliktohen me njeri-tjerin dhe kërkojnë përparësi kombëtare.

Edhe një herë, këmbanat e alarmit të OKB-së kanë filluar të bien, duke paralajmëruar një “betejë të përgjakshme gjaku”.

Junta ushtarake e Mianmar, e cila mori në dorë pushtetin në një grusht shteti në shkurt, i ka shpallur  luftë ndaj qytetarëve.

Një tjetër dështim për të mbështetur ligjin ndërkombëtar dhe për të respektuar “përgjegjësinë e komunitetit ndërkombëtar mund të çojë “në një katastrofë shumë-dimensionale në zemër të Azisë”.

Në rastin e Mianmarit, është Kina, jo Rusia, ajo që mban dorën e kamxhikut. Ashtu si Moska, Pekini luan një lojë të dyfishtë. Ambasadori OKB-së, Zhang Jun, tha se Kina mbështeste stabilitetin, dialogun dhe atë që ai e quajti  “tranzicionin demokratik”.

Megjithatë është Kina që po bllokon sanksionet ndërkombëtare dhe veprimet e tjera të OKB-së për të frenuar juntën, raporton abcnews.al

Ashtu si Rusia në Siri, Kina është një shpëtimtare e vrasësve. Nëse është një zgjedhje midis autokracisë dhe demokracisë, bota e di se kë mbështet presidenti Xi Jinping.

Sipas presidentit të SHBA-së, Joe Biden, të drejtat e njeriut janë plani kryesor i politikës së tij të jashtme.

Por rreth situatës së Mianmar, ai ndihet i pafuqishëm ndërsa Pekini luan blofin e tij. Mbretëria e Bashkuar, ish-fuqia koloniale, po përpiqet më shumë, duke udhëhequr debatin e OKB-së, duke sanksionuar ushtrinë dhe duke siguruar fonde për abuzimet e të drejtave.

Ndërkohë, fqinjët e Mianmarit në Shoqatën e Kombeve të Azisë Jug-Lindore bëjnë deklarata solemne por  nuk veprojnë. Grupi  Burma Campaign UK kërkon të vendosë një embargo globale të armëve.

Gjeneral Min Aung Hlaing dhe anëtarët e ushtrisë dhe policisë po kryejnë çdo ditë krime lufte kundër njerëzimit. Min Aung Hlaing qëndron pas gjenocidit të vitit 2017 të pakicës Rohingya.

Këta vrasës dhe torturues me uniformë po ndihen të fuqishëm nga mos ndëshkimi,  ndarjet ndërkombëtare dhe inercia. Ekziston mundësia që ashtu si Asadi dhe shumica e anëtarëve të tij, do t’i shpëtojnë drejtësisë.

Qindra civilë janë vrarë deri më tani, dhe mijëra janë arrestuar ose zhdukur me forcë, sipas zyrës së OKB-së për të drejtat e njeriut. “Bastisjet e natës, arrestimet dhe vrasjet masive janë bërë dukuri të përditshme.

“Autoritetet ushtarake de facto gjithnjë e më shumë kanë përdorur armë të rënda të tilla si granata dhe mitraloza të rëndë dhe snajperë për të vrarë demonstrues në një numër masiv,” tha një zyrtar i OKB-së.

Ka sigurisht prova se demonstruesit civilë të rinj po radikalizohen nga kjo traumë. Në mënyrë të pazakontë, protestat në rrugë duket se gëzojnë një përkrahje të gjerë të klasës së mesme.

Shumë prej qytetarëve kanë marrë armë për tu vetëmbrojtur  dhe kanë ndërtuar një ushtri federale të bazuar në opozitë – një tjetër jehonë e Sirisë në 2011.

“Qeveria paralele” e Mianmar, CRPH , e përbërë nga deputetë të zgjedhur në zgjedhjet e vitit të kaluar dhe mbështetës të udhëheqëses së rrëzuar, Aung San Suu Kyi, tani po propozojnë një kushtetutë të re federale që njeh të drejtat e pakicave etnike.

Masa e CRPH bën të mundur  që një opozitë e armatosur në zhvillim e sipër  të bashkojë forcat me milicitë etnike të betejës , të tilla si Ushtria Nacionalçlirimtare Karen, të cilat kanë rezistuar prej kohësh përçmimet e Tatmadaw (ushtrisë).

E ashtuquajtura Aleanca Veriore – Ushtria Arakan, Ushtria e Pavarësisë Kachin, Ushtria Çlirimtare Kombëtare Ta’ang dhe Ushtria e Aleancës Kombëtare Demokratike Myanmar – gjithashtu ka dënuar me forcë veprimet e juntës.

Ata zotohen se do të  mbrojnë “njerëzit”. Dhe Tatmadaw, ndërsa pretendon të jetë forca e vetme e aftë për të bashkuar vendin, po e shpërbën atë.

Siç Sirianët e dinë shumë mirë, në rrethana të tilla fillojnë luftërat civile.

Fakti që refugjatët nga dhuna po largohen  në Tajlandë dhe Indi, ashtu si Rohingya iku në Bangladesh, është një tjetër alarm për një komunitet ndërkombëtar që ende lufton me pasojat e eksodit Sirian.

Me shqetësimin ekstrem dhe padrejtësinë e shkaktuar nga zhvendosja me forcë vijnë dëshpërimi, uria, sëmundja dhe spektri i terrorizmit.

Kjo ka ndodhur edhe më parë.

Është e vërtetë që këta njerëz kanë më pak të ngjarë të vendosen  në brigjet e Europës.

A është bota vërtet e përgatitur të tolerojë një Siri të dytë në Azi?

Megjithëse përpjekja e  Davutoglu  në 2011 dështoi, ndërhyrja e hershme mbetet shpresa më e mirë e konfliktit që është duke lulëzuar.

Sa viktima dhe dhunë  duhet të shohë bota, që t’i japë fund konfliktit?  Përktheu Sonila Backa-abc

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje