Basha do bllokojë, prapsojë dhe do t'ia nisë nga e para me rindërtimin: Do rivlerësoj dëmet nga tërmeti, bëj studimin, pastaj do ndërtohet

5 Prill 2021, 21:29Politika TEMA

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka deklaruar se nëse PD vjen në pushtet pas zgjedhjeve të 25 prillit do të bëjë një rivlerësim të dëmeve të tërmetit.

Sipas kryedemokratit, procesi i rindërtimit ka mbetur në vendnumëro, ndërsa hodhi akuza edhe për korrupsion.

“Procesi i rindërtimit me fondet e BE-së ka mbetur në vendnumëro, siç ka mbetur çdo gjë në këto 8 vite. Sepse ata nuk janë budallenj. Ata shohin se si ndryshon pronësia, si u jepen paratë miqve të kryeministrit.

Do të bëjmë rivlerësimet e reja të dëmeve. Denoncimet e shumta prej 1 viti kanë ardhur në PD. I siguroj banorët se ata do të disbursohen sipas dëmeve.

Ekspertët tanë që në javën e parë pas tërmetit, kërkonin vlerësim të parë dhe korrekt. Disbursimi i shpejtë i banorëve që mund ti rindërtonin vetë banesat, duke mos u futur në tendera.

Leje e posaçme sepse ata shtëpi kanë qenë aty, me leje, pa leje, në truall.

Nëse do të ishin bërë këto propozime tona, së paku ata familje që jetonin në banesa individuale do të ishin në shtëpi tani dhe nuk do të jetonin me qira.”, ka deklaruar lideri i PD në ne televizionin e familjes se Berishes “Zeni.TV”.

Lideri demokrat dha edhe një afat se kur do të mbyllë rindërtimin nëse vjen në pushtet.

“2022 është një afat plotësisht i mundshëm për të përfunduar edhe veprat më të mëdha nëse ka vullnet” tha ai.

Teksa ka deklaruar se do ta bllokoje dhe prapsoje rindertimin, duke akuzuar Ramen se ka avuzuar, si dhe do te beje me pas rivleresimin e demeve, pas gati dy vitesh, bere sdtudimin, e premtuar se do ua jape leket ne dore, Basha nuk ben as me pak dhe as me shume por u thote shqiptareve se jo vetem qe nuk do te hyjne kurre ne shtepite e reja, por dhe 1.15 miliarde eurove te siguruara nga Ramam do behen rrush e kumbulla.

Si me rrugen e Kombit, ku me nje dore sipas KLSH se asaj kohe, u zhduken 230 milione euro dhe nga nje fond fillestar prej 419 milione eurish qe kushtonte Rruga e Kombi, deri me tani ka mberritur ne shifren e 1.6 miliarde eurove shpenzime!

8 komente në “Basha do bllokojë, prapsojë dhe do t’ia nisë nga e para me rindërtimin: Do rivlerësoj dëmet nga tërmeti, bëj studimin, pastaj do ndërtohet”

  1. tani11 says:

    Po, do i jape urdherat qeverise nga burgu! Letra higjenike e xenit! Vemje pa burrni e karakter! Do kesh kohe te flesh 24 ore/dite ne qeli or krimb.

  2. Sali Sheqerja says:

    Është e vetmja mënyrë për të vjedhur Luli &.co.
    Bllokimi i punës, dhe medemek, rivleresimi.
    Ky e ka mëndjen për të vjedhur, e jo për të bërë punë”

  3. Andi says:

    Ate pjesene pare, ate te prishjes, ja besoj se eshte mjeshter. Po deri aty, per piesen tjeter si besoj as presjen, jane dengla nga te tijat

  4. Lul-Hollandezi says:

    Ky Lul-Hollandezi eshte aq kote,sa nuk edhe Degjohet per keto Idjotesira…..Ja Filloje nga Vetja Lul-Hollandezi ,se ke mbetur Keq,ke me “Qera” Dy Vila….po me ty si do te behet se ke mbetur “Perjashta” dhe nuk ke as per te ngrene??????????je nje Pushte -ti Lul-Hollandezi….ik dhe Sikterisu…Hajdut dhe Vrases..lol

  5. Jimi says:

    E po kur nje njeri normal degjon te tilla brrockulla, nuk ka se si t’mos indinjohet, Me keto qe thote, jo vetem bindesh qe ketij spitullaqi kurre t’mos ja japesh voten, por te vjene qe ti hedhe edhe nje peshtyme surratit te tij te xhelatinuar!

  6. qytetar says:

    Fotografi qe flet shume.

  7. qytetar says:

    Fatekqei po te jete neser KM.

  8. zebra says:

    Cfar thote ky per termetin. Po ketu ne Durres, shumica e familjeve kane marre fondet sipas shkalles se demtimeve, kane bere riparimet, e kane hyre mbrenda ne banesa, po ndertohen pallatet e shembura, vazhdon dhenja e bonusit te qerave, e tjer, Cfare rivlersime do beje zoteria, kur cdo gje ka mbaruar e po shkon drejt normalizimit?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje