Shqipëria ka bërë një progres të madh në procesin e vaksinimit, shkruan “Our World in Data”.
Ajo ka publikuar një grafik me ecurinë e vaksinimit së fundmi të katër vendeve, njëri prej të cilëve Shqipëria, ndërsa tre vendet e tjera jaë anëtare të BE-së, përkatësisht Gjermania, Italia e Greqia.
Bëhet fjalë për mesatarja e vaksinimit shtatëditore për 100 në popullatën e përgjithshme.
Prej disa ditësh, vija e Shqipërisë ka një rritje vertikale të fortë, teksa Gjermania, Italia e Greqia këmbejnë vendet me njëra-tjetrën në grafik.
Në fund të muajit mars, kreu i qeverisë deklaroi se Shqiëria kishte nënshkruar kontratën për 1 milionë vaksina të kompanisë kineze Sinovac me 192 mijë të parat që erdhën në dtën 25 mars dhe pjesën tjetër që pritet të mbërrijë deri në qershor.
Ndërkohë ditët e fundit është njoftuar për sasi shtesë të vaksinave të Pfizer e AstraZeneca që do mbërrijnë në vend jashtë marrëveshjeve të deritanishme.
Vertetë po punohet per vakdsinimin masiv të popullatës.Po vaksinohen 70 vjeçarët(dhe mirë behet),po pa perfunduar akoma shumë 80 vjeçarë e lart.Behet fjalë per atë kategori të moshuarish të pamundur per të dalë nga shtepia.Dhe janë me qindra të tillë.Kur do tu behet vaksina në kushtet e shtepisë, ketyre personave më të rrezikuar?Në një kohë që në telev.thuhet që ka filluar..Të pakten në Shkoder
nuk dimē qoftë edhe një rast!!Z.Kryeminister
mos e harro shtresen qëka më shumë nevojë “por që skâ gojë”,që ska zë por që ndjejmë dhimbje per to,per gjyshërit tanë