Apeli i profesor Tritan Kalos për vaksinën kineze. Si shqiptar, si mjek, si prind, lum kush ka mundësi të vaksinohet, mos dëgjoni politikë-qenërit. Enverizmi ende frymon

6 Prill 2021, 15:24Sociale TEMA

Mjeku Tritan Kalo, i vendosur prej më shumë se një viti në frontin e parë të luftës së covid-19, u bën apel qytetarëve që kanë mundësi, të vaksinohen pa dëgjuar politikën, apo individë të saj që bëjnë thirrje për të kundërtën.

Vaksina Kineze, sipas profesor Tritan Kalos, janë të barasvlefshme me të tjerat, nderkohe qe thirrjet kunder saj i kujton anrtikujt e Zerit te Popullit ne vitin 1997 kunder teorise se tri boteve te Kines.

Sipas tij, Enverizmi ne te dy anet e kufirit nuk ka vdekur, por ende frymon!.

Postimi i plotë i Kalos:

Përsëri të përçarë edhe në “luftën ndaj armikut të padukshëm jetëlëndues dhe jetëmarës”, Pandemisë nga infeksioni viral i Sars- Cov2/Covid-19….

Jemi jo më shumë se 7.000.000 milionë bashkëkombas në Trevat Arbërore të 28.12.1912….Edhe një jetë e humbur është shumë për një popull, një Komb si i yni….

NUKU e kemi lluksin të hymë në spiralen e një “lufte të re të ftohtë”, e cila qartazi përvijohet këto kohë të kësaj “flame mbarëbotërore”…..

MHD (Maskë, Higjenë dhe Distancim) po e kanë të pamundur t’i ndalin vrullin dallgëve të kësaj Pandemije….

Vaksinat anti-Covid19, janë një armë e fortë në duart tona për të shpëtuar jetë njerzish dhe për t’i hapur pak nga pak poret e oksigjenimit të jetës sonë socio-ekonomike, pas pothuajse 15 muajsh “hypoksie” të tyre….

ATO janë të mezipritura e të mirëseardhura për Shqiptarët që gjallojnë këndej dhe andej Drinit….

NUKU jemi përsëri si pas 7.07.1977, kur pas botimit të artikullit të “Zërit të Popullit” mbi teorinë e tre botëve i treguam munxat Republikës së Kinës, e cila bujarisht po ndërtonte qindra e qindra vepra industriale dhe jo vetëm, për të rritur mbrothësinë tonë si shqiptarë….

Vitet që vijuan këtë prishje të madhe e treguan qartazi idiotësinë e artikullshkruesve dhe të dishepujve të tyre, si dhe theqafjen socio-ekonomike të Republikës së Shqipërisë…..

Enverizmi si frymë dhe enveristët si individë në këtë dhe atë të anë të Drinit ende frymojnë dhe janë aktivë, për të përftuar kredi për politikbërjen e tyre por njëkohësisht edhe për dëmprurjen përkundrejt ardhmërisë sonë socio-ekonomiko-politike si Komb….

Vaksinat amerikane, kineze, ruse, engleze, suedeze, të cilat po përdoren kudo në botë, pak a shumë rezultojnë të jenë të barazvlerëshme në mbrojtjen e jetëve tona përkundrejt kësaj sëmundje shumëfytyrëshe e vrastare të Covid-19….

LUM si ai dhe ATA/ATO, që shpejtazi mbrinë t’a kuptojnë këtë gjë, dhe mos të bijen pre e kurtheve politiko-ekonomike të Globalizmit….

Mëritë apo qefmbetjet tuaja politike ju politiqenër shqipfolës lërini t’i diskutoni e sqaroni mes vedit në Tiranë, në Prishtinë, në Podgoricë apo në Shkup….

Si Shqiptar, si Mjek, si Prind, si Atdhetar nuku mundet t’a gëlltis lugën e politikës suaj përçarëse, sidomos në këto kohë të vështira ekzistencialiste si Komb….Jemi një dhe të pandarë, jemi të gjithë Shqiptarë…. Together forever!!!

15 komente në “Apeli i profesor Tritan Kalos për vaksinën kineze. Si shqiptar, si mjek, si prind, lum kush ka mundësi të vaksinohet, mos dëgjoni politikë-qenërit. Enverizmi ende frymon”

  1. zebra says:

    bravo doktor. Apel, njerzor, i dhene ne momentin e duhur.

  2. new york says:

    O Doktor ,ja the po kujt ja the,doktor mortjes qe vetem aty i punon mendja,apo atij pafillos se Kosoves te cilit i del Mao Ce Duni naten ne ender…..Ore doktor jane ne vete keta apo cfare duhet bere te kam rixha…..Do tju sugjeroja te benit nje shkrim sensibilizues ,te drejteperdrejte ne media per njerzit qe ndikohen nga pandemia e injorimit te vaksinave.???

  3. USA says:

    Mire e ke i nderuari profesor Kalo,po akoma ka mbetje enveriste si Albin Kurti qe nuk ja ndjen per popullin e thjesht, boll te godasi armikun e tij personal Edi Ramen,dhe te fitoj pike te dyshja kriminale Berisha, -Meta.

  4. Maskarenjte kane akses ne Medien me te shkerdhyer te Botes ,
    prandaj ndohin kto poshtersi ne Shqiperi.
    Nuk i japin vemendjen e duhur atyre qe punojne ,qe ndertojne ,qe shpetojne jete e sakrifikojne ,
    por pellitjeve te hajvaneve te pyllit te Lalzit , maskarenjeve kriminele .
    Na e shkaterruan shoqerine ,kulturen ,vlerat e gjithcka ,ja kjo Medie plehrash !e cila i bo cdo dite jehon
    pellitjeve te Bandes se Shkerdhatave Politikane ,sikur ne kte vend mos te exzistonte gje tjeter.
    Rrofsh Doktore je Zeri i se Vertetes per ate Shoqeri qe duhet te jete ne cdo rast Prezent
    kudo .Per te tille Zera ka nevoje ajo shoqeri ,jo maskarenjte e fryre nga maskaralliqet e krimet .

  5. shkumbini says:

    Mbetesh ikone e ndershmerise , pofesionalizmit, shqiptarizmit, o i madhi Prof. Tritan Kalo. Jo si mjeke-halete e tjere, Tritan gagaçi, Tit llapaqeni, doktor vdekja etj. Te dhente Zoti shendet Dr.Tritan Kalo.

  6. Mbylle says:

    MBETESH NJE FELCER KLLOUN O DEBIL
    ENVERIT TI NUK I ARRIN AS TEK KOQET O DEBIL

  7. Koli says:

    Ju duhet te ishit President i gjithe Shqiptareve,me Kulturen,Zgjuaresine dhe Ndershmerine qe ke pasur dhe e ke.Po kujt i thua Profesor i Nderuar,koleget e tuaj si DR Berisha,DR Tritan Shehu,DR Tit Vasili,DR Spahiu ne Shkoder,Shkelqesia e tij DR PROF Ilir Meta dhe Bashkeshortja e tij,ZJ e nderuar dhe me e zgjuara nga te gjitha femrat qe ka Shqiperia Shkelqesia e saj ZJ Ktyemadhi dhe shume Zoterinj te tjere nuk pushojne asnje sekonde kundra Vaksinave.Si nuk i bie nje Covid ketyre Prostitutave Politike qe te shpetoj njehere e mire ky popull.E thua i nderuari Prof ,por kujt ja thua,pyesin Albinat Shqiptare per Covid.????

  8. Besniku says:

    Doktor Kalo je shume i respektuar, te falenderoj per punen e jashtezakonshme jo vetem ne
    fushen tuaj, por me shume akoma ne ate te sqarimit pa doreza te problemeve.
    Por desheroj t’ju bej nje pyetje : “Po me uren ç’pate “.

  9. drino says:

    O shpellar degjoni se cfar thote ky doktor i nderuar mos degjoni doktor vdekjen…..

  10. Kinom says:

    I nderuar dhe I respektuar Z. KALO, JU falenderoj me pa mase dhe zoti ju dhente shendet ne radhe te pare dhe jete te gjate, njeres te till do shqiperia, ju lumte mbylljani gojen kesij haleje, qe zoti e denofte sa me pare kermen sali. Fjala juaj eshte ilac sherues. Bravo ju lumte.

  11. te luash me zjarrin says:

    1 – Vaksina kineze nuk eshte e certifikuar nga EMA
    2- Kudo gjetke vaksinat merren nga Kompani Prodhuese te tyre qe japin dhe garanci per to
    Ne Shqiperi kane ardhur vaksina te sjella nga Kompani Tregetare turke qe as japin as kane garanci per mallin qe shesin se jane Pale e trete.
    Te jete kabineti Rama me i zgjuari se te gjithe kabinetet e botes, kete Prof. Kalo duhet ta provoje ta shpjegoje.

  12. pap says:

    Dr., e nis mire muhabetin, por e dh…t rruges!! Mos bjer ne pozita “edhe keshtu, edhe ashtu”, se i humb vlera vehtes. Apo duhet ta hedhesh edhe ti nje “gur” ne themelet e asaj qe ti vazhdimisht e quan demonkrature?! Mos, Dr! Me dashamiresi nga nje koleg.

  13. I padituri says:

    I nderuar doctor Kalo.Doja thjesht te bej nje pyetje.Keto jane vaksina apo antidote?Pres pergjigjen tuaj te sinqerte.Me respekt G 5.

  14. Thoma says:

    Bravo doktor. Eshte e veshtire te ndryshoj ai popull se Fatkeqesia e atij populli Enver dinaku i la fshatar pa toke e gje edhe ju futi shpirtin e ligesise per njeri tjetrin qe te percante ate popull edhe ja u la gati [email protected] company to tallin bythen me ate popull.
    Por ka nje shprese te madhe hapja e vendit emigrimi ekonomia e tregut demokracia edhe liria qe sado ne tranzicion do japin frytet e veta edhe do mari kohe por shqiperia edhe shqipetaret do te zhvillohen edhe do te kene prosperitet ne te ardhmen.Enverizmi do ngordhi sado te mundohen ta mbajne gjalle Enveristet edhe gjithe istet me radhe.
    Lum kush te roje te shikoj shqiperine zonje do te behet realitet.

  15. Thoma says:

    RESPEKTE PER DOKTOR KALO

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje