Deputeti shqiptar në Serbi mban premtimin, i dërgon dy libra për shqiptarët dhe Kosovën, dhuratë Vuçiç e Branbiç:

6 Prill 2021, 16:03Rajoni TEMA

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi i ka dërguar dhuratë presidentit serb, Aleksandar Vuçiç dhe kryeministres, Ana Bërnabiç nga një kopje të librit të autorit Aleksandar Pavloviq “Shqiptari imagjinarë – Simbolika e Kosovës dhe figura e shqiptarit në kulturën serbe”.

Kamberi shpreson se ky libër do t`i shërbejë krerëve të shtetit serb në ushtrimin e detyrave të tyre shtetërore pa paragjykime.

Ai e ka bërë pulbike këtë vendim nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Ashtu siç i kisha premtuar, sot, kryeministres Ana Brnabiç dhe Presidentit Aleksandar Vuçiç ia dërgova dhuratë nga një kopje të librit të autorit Aleksandar Pavloviq “Shqiptari imagjinarë – Simbolika e Kosovës dhe figura e shqiptarit në kulturën serbe”.

Libër ky që në mënyrë të argumentuar sqaron krijimin e paragjykimve në kulturën, historinë dhe politikën serbe kundrejt shqiptarëve e që drejtpërdrejtë lidhen me aspiratat serbe për Kosovën në gjysmën e dytë të shek. XIX.

Shpresoj që do t,i shërbejë në ushtrimin e detyrave të tyre shtetërore pa paragjykime.

PS: Dy kopjet e librit i mora dhuratë nga autori të cilin e falënderoj.

6 komente në “Deputeti shqiptar në Serbi mban premtimin, i dërgon dy libra për shqiptarët dhe Kosovën, dhuratë Vuçiç e Branbiç:”

  1. kodrasadikit says:

    Shaip Kamberi po flet e po perpiqet nate e dite qe e verteta historike e shqiptareve ne Serbi te del ne sheshe !! Te njejten gje duhet ta bejne edhe pushtetaret tane te Kosoves ,te Shqipnise e te Maedonise sepse shqiptaret atje ne luginen e Presheves shtypen e ju mohohen te drejtat elementare .. Posaqerisht duhet te potencohen pandare shqiptaret e Sangjakut te cilet po asimilohen dite -dites per mungese te shkollave shqipe ..Deri ne ditet e sotshme se kemi ndegjuar ndonji politikan shqiptare te Shqipnise e Kosoves ta ngrite zerin ne arenen nderkombetare per qeshtjen e Sangjakut …

  2. Tek pulle says:

    Ty te lumte , ke bere me shume se gjithe qeveria shqipetare se bashku .

  3. Blaublut4 says:

    Sërbi, greku dhe turku.
    Kanë frikë të tmershme nga shqiptari i shkolluar dhe trim.

  4. nord.al says:

    Eshte detyre e perkthyesve te na e sjellin ne shqip sa me pare kete liber.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje