Shifrat e bilancit tregëtar Kosovë Serbi 10 me 1 në favor të Serbisë. Rritje nga viti në vit, edhe ne periudhen e takses 100 per qind

5 Prill 2021, 21:05Rajoni TEMA
Shifrat e bilancit tregëtar Kosovë Serbi 10 me 1 në favor të

 

 

 

 

Bilanci tregëtar mes Kosovës dhe Serbisë është nga më dinaikët në rajon. Sipas shifrave zyrtare të vet qeverisë së Kosovës,

Importi në  Republikën e Serbisë nga Kosova  në vitin 2020 është  25.368.510,00 Euro

Eksporti I Republikës së Serbisë në Kosovë në vitin 2020, është     251.724.970,00 Euro

Pra sic shikohet Serbia e ka raportin import eksport me Kosovën 1 me 10.

I nëjti raport është dhe në vitin 2018 2019 kur Kosova kishte vendosur taksën 100 për qind me Serbinë. Pra as ajo nuk e ka ndalur tregëtinë me Serbinë.

Ndërkohë vihet re se bilanci tregëtar me vendet e tjera të CEFTA ëhstë shumë larg Serbisë.

Si ilustrim për 3 muajt e fundit , të dhënat e zyrës së statistikave kosovare përfshijnë:

Dhjetor

Në dhjetor 2020, eksportet e Kosovës në vendet e CEFTA arritën në 23.0 milion Euro, ose 49.4% të eksporteve totale, me një rritje prej 89.6%. Partnerët kryesorë të eksportit nga vendet e CEFTA ishin: Shqipëria (30.7%), Maqedonia Veriore (9.5%), Serbia (4.7%) dhe Mali i Zi (3.2%). Importet nga vendet e CEFTA-s, në dhjetor 2020, arritën në 69.2 milion Euro, ose 19.4% të importeve totale, me një rritje prej 67.6%. Vendet me pjesëmarrjen më të lartë të importeve ishin: Serbia (6.5%), Shqipëria (5.7%) dhe Maqedonia Veriore (5.3%).

Në janar 2021, eksportet e Kosovës në vendet e CEFTA arritën në 13,9 milion euro, ose (32.7%) të eksporteve totale, me një rritje prej (44.1%). Partnerët kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s janë: Shqipëria (17.6%), Maqedonia e Veriut (8.4%), Serbia (4.1%), Mali i Zi (1.6%).

Ndërsa importet nga vendet e CEFTA-s në janar 2021 arritën në 35,9 milion euro, ose (15.2%) të importeve totale, me një rritje prej (42.9%). Vendet me pjesëmarrjen më të lartë të importeve ishin: Serbia (6.0%), Maqedonia e Veriut (4.9%) dhe Shqipëria (3.1%).

 

Shkurt

Në shkurt 2021, eksportet e Kosovës në vendet e CEFTA-s arritën 16,1 milion euro, ose (33.4%) të eksporteve totale, me një rënie me (10.7%). Partnerët kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s janë: Shqipëria (13.5%), Maqedonia e Veriut (10.1%), Serbia (5.0%), Mali i Zi (2.7%). Ndërsa importet nga vendet e CEFTA-s në shkurt 2021 arritën 50.0 milion euro, ose (16.6%) të importeve totale, me një rritje prej (74.2%). Vendet me pjesëmarrjen më të lartë të importeve ishin: Serbia (6.1%), Maqedonia e Veriut (5.3%) dhe Shqipëria (3.7%).

Që Kosova është e lidhur me tregun serb dhe funksion me të, ky është një realitet, edhe pse Serbia nuk e njeh Kosovën. Por po kaq të interesuar janë për tregun serb dhe tregëtarët e Kosovës edhe pse nuk e njohin Serbinë.

3 komente në “Shifrat e bilancit tregëtar Kosovë Serbi 10 me 1 në favor të Serbisë. Rritje nga viti në vit, edhe ne periudhen e takses 100 per qind”

  1. Viola says:

    Keta vazhdon i vret perdite nga pak me ushqimet e saj Serbia po prap jane te kenaqur me tregetine e bere kurse per vaksinat paskan pretendime..

  2. Një ta çashë, e një ta mbashë. says:

    Çfarë patriotash që qenkan….!?
    Jo se proteksionizmat dhe nacionalizmat janë kushedi se çfarë..
    Por kaq shumë biznes me Serbinë??
    Si duket me fjalë vetëm i shakan….

    1. anticensurë says:

      në këtë rast ja vlen me e ça dhe atë të vetmen që kemi!!
      shpesh e kam shkruar se vetë populli nuk duhet të pranojë të blejë mallrat sërbe!!
      por si duket kur je mësuar të hash mut!?
      nuk ndalesh më!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje