Ndahet nga jeta Ismail Beka, eksperti i njohur dhe promovuesi i turizmit malor

6 Prill 2021, 15:30Sociale TEMA

U nda nga jeta pas një sëmundje të rëndë Ismail Beka një profesionit i vyer i zhvillimit të zonave malore, bujqësisë dhe turizmit dhe bashkëpunëtor i pakursyer i medias ndër vite.

Beka do të mbahet mend nga të gjithë ne për profesionalizmin e lartë dhe mbi të gjitha për modestinë dhe përkushtimin që pati gjatë gjithë karrierës së tij.

Për sa punoi në Korporatën Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) Beka u bë shpresa e zonave më të thella të vendit, aty ku jeta kishte ndalur, por e ardhmja premtonte shumë.

Ai personalisht e nxiti turizmin malor në Malësinë e Madhe, në zonat e thella Alpeve, Thethit, Valbonës dhe në qarqet, Dibrës dhe Korçës, dhe jugut të vendit.

Në 20 vitet e fundit ai u bë mentor për qindra të rinj që vendosen të ofronin turizmin në fshatrat e braktisur. Turizmi malor dhe sidomos Thethi është i lidhur ngushte me emrin e Bekës, të cilët do ta vajtojnë ikjen e tij të parakohshme nga kjo bote si të ishte një prej tyre.

Edhe pse profesionin e ushtroni në terren dhe nga ato më vështirat, Beka gjeti gjithmonë kohën për të qenë një bashkëpunëtor i shkëlqyer me mediat.

Në 65 vitet e tij në këtë jetë, Beka kishte më shumë se 40 vite karrierë profesionale, pasi studimet e larta i përfundoi për inxhinieri industriale dhe më pas e ushtroi profesionin e tij në segmente të ndryshëm të sektorit të bujqësisë e më vonë në Turizëm deri sa një vit më parë mbushi moshën për pension.

Por ai vijoi të ishte aktiv në media dhe konsulenca deri në ditët e fundit të jetës së tij.

6 komente në “Ndahet nga jeta Ismail Beka, eksperti i njohur dhe promovuesi i turizmit malor”

  1. DB says:

    Mbi të gjitha, ishte njeri i ndershëm, i thjeshtë e punëtor. E kam njohur qysh në kohën studentore dhe kam patur gjithnjë respekt për të ndjerin Ismail Beka. Ngushëllime Familjes dhe u kujtoftë gjithmonë me nderimin që i përket!

  2. Lani says:

    Njeri i perkushtuar pa pushim ndaj punës. Shume i komunikueshem dhe pozitiv. Do te mbahet mend gjatë si “njeriu i mirë”
    I qofte dheu i lehtë!

  3. kasemi says:

    E kam njohur kur punonte ne Ministrine e Bujqesise. Ngushellime familjes dhe te afermeve, te rrojne e ta kujtojne.

  4. Fahri Dahri says:

    Me dhimje e lexova këtë lajm për ndarjen nga jeta të mikut dhe kolegut tim Ismailin. Ngushëllime familjes,
    I qoftë i lehtë dheu. Ishte një specialist cilësor, i përkushtuar, krjues në specialitetin e tij. Shumë kujtime të mira ruaj nga bashkëpunimi me të ndjerin Ismail. Pjestaret e familjes të rrojnë e ta kujtoni, për ne shokët e tij ai do të kujtohet gjithmone si një njeri i veçante, i dashur dhe shumë komunikues.
    Edhe njëherë ngushëllime familjes dhe të afërmëve të Ismailit.
    Fahri Dahri.. Itali, më 06.04.2021

  5. Une says:

    Talleni ju? Do ta lavderojme vetem se ka nderruar jete?!

  6. Kruja says:

    ‘Une’, ti po gabon! Njeriun e mire e lavderon sjellja dhe puna. Ki pak me shume respekt ne raste te tilla. Secili nje dite do te largohet nga kjo bote por ne leme pas dicka. Ismaili la pas nje kontribut te vyer dhe shembull per shoqerine dhe ky eshte misioni i cdo njeriu.

    Do t’a kujtoj gjithmone me respekt Ismailin, jam i trishtuar per humbjen e tij te parakoheshme por ai e mbylli jeten i respektuar nga shoqeria.

    Familjareve ngushellime per dhimbjen qe po kalojne por te jene krenare sepse Ismaili mbetet ne kujtesen tone njeriu shume i respektuar, i thjeshte dhe punetor, njeri qe kontriboi me pasion ne profesion dhe ndershmeri ne shoqeri.

    I qofte i lehte dheu i Atdheut!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje