Nëna e tij u transportua me helikopter pas marrjes së vaksinës, i biri përgënjeshtron Berishën: Nuk e ka nga vaksina, por mospirja e ilaçeve të hipertensionit

6 Prill 2021, 16:18Sociale TEMA

Ish-kryeministri Sali Berisha publikoi në ‘Facebook’ denoncimin e ardhur prej qytetarëve, ku raportohej për komplikacone të shkaktuar nga vaksina kineze ndaj një gruaje të identifikuar si Xhevahire Vladi nga Lura.

Asllan Vladin, djali i saj ka pohuar se nëna e tij nuk i ka komplikacionet nga vaksina. Për ‘Faxweb’ ai tha se mamaja e tij vuante nga tensioni dhe mospirja rregullisht e ilaçeve janë bërë shkaktar i gjëndjes saj të rëndë shëndetësore 4 ditë pas marrjes së vaksinës.

E kanë ndjek mjekët dhe infermierët rregullisht. Herë pasëhere ka pas vlerësimet e mjekut dhe infermierëve. Duke i njoft prindërit e mi, nuk e ka nga vaksina.

Mamaja vuante nga hipertensioni dhe ditët e fundit nuk i ka marrë rregullisht ilaçet. Kemi fol me mjekun pas shqetësimeve, ka ardhur helikopteri dhe e ka marrë nga Lura për në Tiranë..

Edhe babai është vaksinuar dhe nuk kishte asnjë problem. Unë mendoj se për shkak të mospirjes së ilaçeve.

Vaksinimi është kryer brenda të gjitha standarteve”, tha Vladi.

Ishte Sali Berisha ai i cili bëri një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, ku hodhi akuza të rënda se një 67-vjeçare me emrin Xhevahire Vladi, ka përfunduar në spital pasi ka bërë vaksinën kundër koronavirusit.

3 komente në “Nëna e tij u transportua me helikopter pas marrjes së vaksinës, i biri përgënjeshtron Berishën: Nuk e ka nga vaksina, por mospirja e ilaçeve të hipertensionit”

  1. dardan says:

    Une nuk do ta votoj Edi Ramen, pasi e porosita per 4 vaksina kunder terbimit
    per kater emra te rendesishem te fushates zgjedhore, por ai ka frike t’i sjelle (!?)

  2. K says:

    Ndyrësira mezi pret të vdesi ndokush që të llapi mut. Çfarë krimineli i paftyrë.

  3. Ky nuk eshte gje tjeter vetem nje ganıbal tropojane qe ushqehet me mısh njerıu Kur degjon per njerez te vdekur ky ndjen ofshanen me te kendeshme Po ı bej thırje edhe ne raste se ka vdekje nga vaksınatTe me falın mjekesıa shqıpetare per kete thenıe Tı sale me partıne tende nuk fıtonı me ne Shqıperı Per mendımın tım jane dy arsye kryesore Je nje lope shterpe qe nuk mıleshdhe e dyta qe ne fıllım te krıjımıt tend nukle fshatare dhe te burgosur te regjımıt pa pranu ne partıne tende Te denuar polıtıke krımınele ordıner e te tjera dhe brenda 2 muajsh u barazove ne numer me PPSH qe ıshte partı 40 vjecare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje