Sa e “pastër” është lista e LSI? Kryemadhi: E kristaltë! Vetëm dy, për probleme azili e vize

6 Prill 2021, 08:26Politika TEMA

Kryetarja e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim ka folur për listën e LSI, ku tha se është lista më e mirë nga të gjitha partitë, pasi ka kaluar pa asnjë ndryshim në KQZ.

Sipas Kryemadhit, lista e LSI-së  është e pastër dhe e kristaltë. Ajo u shpreh se ata që kanë dashur të merren me LSI-në, e kanë bërë këtë për të larguar vëmendjen nga dështimet e tyre.

Pyetje:Listat e LSI, sa të pastra janë?

Kryemadhi: Është investuar për të sulmuar listën e LSI. Lista jonë ka kaluar në proces vettingu, në KQZ kaloi pa pikë ndryshimi.

Lista jonë është e pastër dhe e kristaltë. Ne kemi qenë të hapur për çdo propozim apo lloj subjekti që ka pasur një këndvështrim, deklarimi të tyre.

Ka kaluar një proces vettingu. Është e vetmja listë në KQZ që ka kaluar pa asnjë ndryshim pike e presje.

Dy kandidatë janë në verifikim pasi kanë thyer vizën e punës kur kanë qenë njëri në Francë dhe ka kërkuar azil politik e është kthyer dhe tjetri në Greqi.

Por ata e kanë të deklaruar. Unë mendoj që duke u marrë me LSI kanë dashur më shumë për të larguar vëmendjen nga dështimet e tyre. Ne kemi qenë shumë “fair”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje