Mblidhet Komiteti Teknik i Ekspertëve: Nuk ka ndryshim të masave kufizuese anti-COVID

7 Prill 2021, 17:07Sociale TEMA

Komiteti Teknik i Ekspertëve duke analizuar gjendjen e e pandemisë Covid-19 në Shqipëri, tha se masat aktuale do mbeten në fuqi.

Mira Rakacolli: Kemi përmirësim të lehtë të situatës. Pavarësisht se kemi një rënie të pozitivitetit të testimit, mendojmë që masat me intensitet të mesëm kanë qenë efikase. Një nga arritjet më të mëdha ka qenë fushata e vaksinimit, jo vetëm në drejtim të numrit të vaksinimit. Shqipëria ka zënë vendin e parë në rajon për sa i përket ritmit të vaksinimit, duke ia kaluar edhe Serbisë. Megjithatë pavarësisht këtyre arritjeve situata nuk është aty ku duhet të jemi dhe nuk propozohet asnjë ndryshim masash.

Albana Fico: Pozitiviteti i mostrës vazhdon të ulet. Mesatarja e rasteve të reja ka rënë. Edhe numri total i rasteve aktive ka rënë, por ka një rritje të numrit të bashkive të vogla të prekura. Raporti midis meshkujve dhe femrave mbetet, me prekje më të lartë te femrat, me vdekje më të lartë te meshkujve. Kemi një ulje të numrit të vdekjeve këtë javë nga 70 në 55. Kjo javë përcjell një punë të jashtëzakonshme në raport me vaksinimet. Më e rëndësishme është që puna me arsimtarët, uniformat blu, gazetarët vijon derisa të përmbyllet. Kemi punuar me të gjitha fashat 70 plus dhe 80 plus. Natyrisht është momenti për të kërkuar edhe njëherë ndihmën e qytetarëve që përpos vaksinimit të mbajnë maskën, distancën, higjienën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje