Tritan Kalo: Nga ethet për pushtet na bombarduan me gjithologji, mos hezitoni të vaksinoheni. Brekëgrisuri i djeshëm, sot të sheh me qesëndi nga “piramida” e pasurive kleptokratike

7 Prill 2021, 11:20Sociale TEMA

Mjeku infeksionist, Tritan Kalo ka analizuar situatën epidemiologjike në vend.

Nëpërmjet një shkrimi të publikuar në rrjetin social “Facebook” Kalo risjell në vëmendje betejën e përditshme të bluzave të bardha në luftë më pandemi Covid.

Gjithashtu ai ndalet edhe tek procesi i vaksinimit, duke theksuar se vaksina mbetet arma jetë shpëtuese.

Kalo nuk veçon vaksinat në më mbrojtëse apo ato më pak mbrojtëse, por thotë se cilido qoftë emri i tyre sërish mbeten vaksina, një nxitëse e mbrojtjes sonë imunitare për të mos u infektuar nga koronavirusi.

Ndër rreshta, nuk mungon as kritika për reagimet që kundërshtojnë aplikimin e vaksinave.

Statusi i plotë i Kalos:

Kohë kovidiane….7.04.2021….13 muaj në “betejën e përditëshme” për të shpëtuar jetë nga “kthetrat e vdekjes” së Sars-Cov2/Covid-19….Punë, Përkushtim e Profesionalizëm i një “Armate” të madhe mantelbardhësh, infermjeresh, imazheristësh, koordinatorësh, farmacistësh, sanitaresh, barelmbajtësish, shoferësh, punonjës të ruajtjes së rendit në këtë luftë mbarëbotërore me armikun e padukshëm….Kemi bërë dhe kurdoherë do të bëjmë më të mirën, për të shpëtuar atë që gjithkush nga ne ka më të shtrenjtë: JETËN!!!…

Fatmirësisht në këtë betejë të egër për triumfin e jetës mbi vdekjen, kemi në duart tona edhe një armë jetëshpëtuese ose jetëlehtësuse sikundër janë VAKSINAT kundër Sars-Cov2/Covid-19….

Pfizer-Biontech, Moderna, Oxford-Astrozeneca, Sputnik V, Sinovac, etc, cilido qoftë emri i tyre ATO janë dhe do të mbeten thjesht një vaksinë, një nxitëse e mbrojtjes sonë imunitare për të mos u infektuar nga ky virus jetëlëndues e jetëmarës, ose për ta kaluar sëmundjen në një formë më të lehtë e të përballueshme nga organizmi ynë….

Politikë antivaksinale në këto kohë mundet të bëjnë vetëm gjithollogët mëndjegllabëruar nga ethet e “pordhitikës”, nga ethet për “pusht-shtet”, nga “pangopësia” e nxitur në këto 30 vite DEMON-KRACIE, kur “i pakdituri, i pakvlerti, i pabuksi e ish-brekëgrisuri” i djeshëm, duke përftuar nga arroganca e korrupsioni i pusht-shtetit demonkratik sot të sheh me qesëndi nga “piramida” e pasurive kleptokratike dhe jo meritore….

Ata/Ato që nuk kanë mjekuar një të sëmurë të vetëm me Covid-19, apo shumë-shumë pak prej tyre kudo në botë edhe te ne, na bombarduan me gjthollogjinë e tyre të pa përgjegjëshme dhe dëmprurëse për triumfin e jetës ndaj vdekjes së shkaktuar prej kësaj “flame mbarëbotërore”…..

KURRË të mos haroni se në këtë jetë NE jemi të përkohshëm, dhe lum ai/ajo që e ka gdhendur emrin e punën e tij në mendjen e një populli dhe në gurët e kështjellës historike të një Kombi….NUKU jemi të gjithë të kristaltë, ka mes nesh edhe “tire”, por ato KURRË nuk mundet të përbaltin bardhësinë e punës dhe të shpirtit tonë human….

MOS HEZITONI PËR ASNJË ÇAST për t’u vaksinuar dhe MOS NËNVLERËSONI PËR ASNJË ÇAST masat mbrojtëse MHD (Maskë, Higjenë individuale e kolektive, Distancim fizik)….JETA me shumë siguri do të triumfojë mbi VDEKJEN….Historia e popullit tonë dhe e tërë njerzimit na ofron dhjetra e qindra shembuj të tillë…. Together forever!!!

6 komente në “Tritan Kalo: Nga ethet për pushtet na bombarduan me gjithologji, mos hezitoni të vaksinoheni. Brekëgrisuri i djeshëm, sot të sheh me qesëndi nga “piramida” e pasurive kleptokratike”

  1. Ehhhhh,mor Dr. Kalo ! Po ja qe kemi ca shkolle shume si Petrit Vasili, Tritan Shehu e ca shoket etyre qe nen “euroditin” e gojeshthurin , kriminelin, shpirtkazmen , Sali Berishen ,qe duan t’mos vaksinohet populli, mwe troc te vdesi populli. Cili ndoqi tek “open” fjalen e Tritanit ,i cili tha se qeveria jone per per 3 muaj do te siguroje vaksinat me te mira ne bote . Po kur i thane : – Po ku do ti gjeni ? Nuk e hpte gojen ,por llomatiste si idiot qe eshte se qeveria e ndershme i gjen…. Ja ke ke perball, o i palodhuri Kalo qe po shpeton jete dhe thirra jote eshte lapidare per njerezit me tru ,sepse te droguarit pas Bashes e kryemadhit, Saliut e Lulit do ta shikojne pas 2 javesh… Te faleminderit dr. Kalo per mesazhin qe jep. jete te gjate bluzave te bardha qe po luftojne me kete armik te padukshem nga ju e deri tek shoferet e ambulancave. Ju thafte gjuha atyre qe bejne thirrje per te kunderten ,duke shpifur e dridheruar shpirtrat e njerezve . Edhe une therras; O njerez ! Mos degjoni politikanet e pashpirt ,Lul, Sali, Tritan,Vasil e ata qe u rrine prapa bythes. Vaksionouni – vaksionohuni ,ashtu si keshillon dr. Kalo e shkot e tij … deri tek keyeministri .

  2. mira says:

    Te lumte goja dhe te ndrite shpirti per se gjalli.

  3. Kozmo says:

    Bravo!! Per te gjitha ndihmat qe ke dhene ne jeten tende ne profesionin human te MJEKUT, ZOTI TE bekofte. Ndersa ATA MASHTRUESIT, FERRIN DO TE KENE PER PJESE. KJO BOTE ESHTE E PERKOHSHME, LUM KUSH KA PATUR MEND TE SILLET MIRE, TE FITOJ PARAJSEN E PERHERSHME.

  4. shefi 55 says:

    Intelektual ka shume , te profesioneve te ndryshme , por Dr. Kalo mbi te gjitha tregon se eshte nje patriot i madh , pasi ne keto situata kur njerezit jane te coroditur , kur dilemat kane pushtuar mendjet e tyre , nje ze i kthjellet si i ketij personaliteti vlen shume. ATIJ i dhimbsen njerezit , i dhimbset KOMBI i tij i shumevuajtur. Nje komb qe gjithmone ka qene ne udhekryq dhe udherrefuesit jane te rralle jane njerez me zemer te madhe . Pac jete e mendje te kthjellet Doktor KALO!

  5. Bora says:

    Respekte per ju doktor Kalo.
    Ju ndjekim familjarisht nga Kanadaja dhe gezoni respekt Te vecante nga ne per cfare shkruani. Shkrimet tuaja hapin mendjen e popullit, zbardhin me profesionalizem Te vertetat e shkences se mjekesise sidomos ne keto kohera kaq Te veshtire ku “mjeket” e paditur qe nuk merren me shkence e por me politike helmuese .
    Ju falenderojme per keshillat tuaja vendimtare per jeten tone dhe ju urojme shendet dhe suksese në profesionin tuaj qe ju ka bere njeriun me te respektuar ne Shqiperi.

  6. mjekja profesioniste says:

    ik o bythqir ben sikur je i vetmi mjek ne bote

    je bere si mjek fshataresh injorante

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje