Ilir Meta ka reaguar në lidhje me mbylljen e aeroportit të Rinasit për shkak të pezullimit të punës nga ana e kontrollorëve të trafikut ajror.
Meta shprehet se është i shqetësuar për shkak se kemi të bëjmë me një çështje të sigurisë kombëtare.
‘Jam shumë i shqetësuar për situatën, që po zhvillohet me ndërprerjen e shërbimeve të fluturimeve ajrore për shkak të reagimit të Sindikatës së Pavarur të Kontrollit të Transportit Ajror, të cilët duket se nuk kanë arritur një dakordësi me Qeverinë dhe organet drejtuese të “Albcontrol”, lidhur me kërkesat e tyre.
Ndërprerja e punës për monitorimin dhe kontrollin e Trafikut Ajror nga kontrollorët e “Albcontrol” nuk është zgjidhje.
Siguria e hapësirës ajrore në Republikën e Shqipërisë, është çështje e sigurisë kombëtare.
I kam paralajmëruar publikisht dhe zyrtarisht të gjitha institucionet përgjegjëse të Qeverisë se duhet të merrnin masa konkrete për t’i dhënë zgjidhje kësaj çështje. Injorimi i kërkesave të kontrollorëve nuk është e drejtë.
Edhe pse askush nga institucionet përgjegjëse nuk ka treguar sinqeritet dhe gadishmëri për të diskutuar në kohë me anëtarët e Sindikatës së kontrollorëve të trafikut ajror lidhur me shqetësimet e tyre, ritheksoj edhe një herë se është e domosdoshme që:
– Kontrollorët duhet të qëndrojnë në detyrë pa asnjë ndërprerje dhe të përmbushin misionin e tyre për të garantuar funksionimin e përshtatshëm dhe pa asnjë problematikë të kontrollit të trafikut ajror shqiptar;
– Në çdo kohë dhe pa ndërprerje të garantohet cilësia dhe objekti i punës së “Albcontrol” për administrimin dhe kontrollin e hapësirës ajrore të Republikës së Shqipërisë për fluturimin ajror civil dhe ushtarak, në përputhje me standardet e pranuara ndërkombëtare;
– Republika e Shqipërisë, si vend anëtar i NATO-s, ka përgjegjësinë dhe detyrimin, që të garantojë, që hapësira ajrore e saj të konsiderohet në çdo kohë e sigurtë për fluturimet ajrore;
– Nuk duhet të lejohet asnjë rrezik për cenimin e sigurisë dhe mirëqarkullimit të hapësirës ajrore në Republikën e Shqipërisë, sidomos në kushtet kur për pak ditë në Shqipëri do të nisë përgatitja dhe zhvillimi i stërvitjes së përbashkët të forcave të vendeve anëtare të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut dhe të vendeve partnere të kësaj organizate “Defender Europe 21”, nga ku pritet që trafiku ajror në vendin tonë të rritet ndjeshëm, si në fluturimet ushtarake, edhe në ato civile.
Qeveria dhe Organet Drejtuese të “Albcontrol”, duhet të vlerësojnë me seriozitet dhe shumë kujdes kërkesat e kontrollorëve, qëndrimet zyrtare që ATCEUC-Kontrolluesit e Trafikut Ajror dhe Koordinimit të Bashkimit Europian, për gjetjen e zgjidhje të drejtë, duke ju referuar praktikave më të mira të vendeve fqinje, për trajtimin e kontrollorëve të trafikut ajror në këtë kohë krize globale të shkaktuar nga Covid-19, ku para së gjithash primare duhet të jetë garantimi i sigurisë së fluturimeve në hapësirën ajrore shqiptare‘, shkruan Meta.
Po shikoj te News24, per kete greve,e cila siç thotë Meta cenon sigurinë kombëtare, pra eshte e jashtë ligjshme.
Po nji fare gezetari me emer Artur Zheji,a i ka sytë ne valle,apo i ka vend tjeter.
Ai flet si antidemokrat dhe jashtë orbites njerzore.
Mire tha nje fjale i ri,ai eshte”thjeshte një Car i madh”
Po pse more bir kurve nuk kane vepruar vetem nje here keto sindikatat kur ke qene ti me saliun ne pushtet
Ky hipokrit hedh gurin dhe fsheh doren.Jane te gjitha manovra per te krijuar kaos,qe ti sherbej strategjise per te dale nga fundi qe i pret.Por me keq ka per tu shkuar.Populli nuk eshte idiot ,qe te mos kuptoje kete djallezi.
TE KESH TURP O PRESIDENT.DIL ME PROKLAMATE E ME THIRRJE URGJENTE QEVERIS,ORGANEVE TE DREJTESIS,SIGURIMIT TE SHTETIT QE TE ZBATOJNE LIGJET E SHTETIT E TE BURGOSEN ORGANIZATORET E GREVES PER TRADHETI NDAJ ATDHEUT E KOMBIT.Ti o president angazhohesh per gjera krejtesisht te padenja per nje president e ndersa per mbylljen e aeroportit qe rrezikohet integreteti i kombit e qe ti je vet komandant i forcave te armatosura jep mesazhe jo te denja.Te kesh turp o palo president
O LIKE KATUNDARI BEJ DORZIMET SE TE ERDHI FUNDI
Ilir hajduti,je vetem vrases dhe plotesisht
qelbesire