Propaganda në Facebook: “Byrektorja” e Bashës komente dhe sharje me profile false për këdo që nuk është dakord me të

7 Prill 2021, 12:32Politika TEMA
Propaganda në Facebook: “Byrektorja” e Bashës komente dhe

Në media janë publikuar edhe më herët për publikun fakte konkrrete sesi në profilin e kreut të PD pyesnin në takimin e tij live me “qytetaret” nje tufë profilesh false qe hiqen si qytetarë të ndershëm të këtij vendi për të rritur besueshmërinë e Lulzim Bashës, komentet ndahen nga profile dhe faqe, ku duke qenë se Facebook ka dhëne mundësinë që edhe një faqe mund të komentojë si nje profil personal.

Janë identifikuar edhe me foto shumë nga personazhet të cilët punojnë pranë asaj që në PD e quajnë “Byrektorja” e cila është një zyrë me të rinj në katin e dytë të selise të PD, ku një staf i keq paguar me profile false bën komente dhe reagime. Këtij stafi i janë bashkuar edhe njerëz pranë kunatit të Lulit apo call centerat e ish-deputetit Agron Shehaj.

Duke hapur nje faqe me emër e mbiemër dhe duke vendosur foto profil e kopertine mund të jesh i besueshem, sipas drejtuesve te propagandes në zemrën e “Brektores” alla Luli Basha. Por nëse shohim kohën dhe sa postime kanë këto profile apo faqe duket lehtë se janë të krijuar vetëm disa orë para se të postojnë ose janë faqe me vetëm disa like. Janë kryesisht profile që happen në mënyrë të vazhdueshme dhe të pandalshme, në fushatë zgjerimi i tyre është i pandalshëm.

Duke hedhur nje sy në postimet e fundit të Lulzim Bashës vihet re se në komente nuk ka gjë tjetër vec profileve false dhe atyre pak mbështetësve që komentojnë disa herë, në postimet e ditës së djeshme ku Basha prezantonte programin e tij për rrogat në shendetësi bie leht në sy që komentuesit kanë vetëm fjalë pozitive.

CNA.al monitoroi edhe disa nga mediat online si: News Boomb, TPZ.AL, Zeni.net, etj..

Në këto faqe lajmet pro PD, Lulzim Bashës dhe drejtuesve të tjerë të kësaj partie mbushen me komente positive.

Ndërsa të njëjtat profile përdoren edhe për sulm ndaj kundërshtarëve të tyre sicc është kryeministri Edi Rama dhe Partia Socialiste.

Me poshtë ju sjellim faktet

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje