“Boll më!“ Basha në Peqin: Mbylljani derën Ramës në fytyrë, ju hëngri kokat me bandat për 8 vite

7 Prill 2021, 11:13Politika TEMA

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka zhvilluar ditën e sotme takim me qytetarët në Peqin, si gjithnje i shoqeruar me makina, bopri, flamuj dhe pa asnje mase sigurie per mbrojtjen nga Covid.

Basha i bën thirrje qytetarëve që të votojnë Partinë Demokratike, për të sjellë ndryshimin në Shqipëri.

Pjesë nga fjala e kryetarit të PD:

“Sa herë që marr rrugën në Elbasan, distanca mes Tiranës dhe kullës së Peqinit, është bërë me e shkurtër për tunelin, tregon sa e fuqishme është puna jonë.

Edhe Peqini e ka Tiranën shumë më afër seç e ka pas pasur më parë. Nuk kam ardhur t’ju flas për ata që unë thash se do të heqim vizat, por sot ja ku jemi, çdo banor lëviz pa viza në Evropë.

Sot kam ardhur t’ju them që 8 vite iu ka hëngër kokën Edi Rama me bandat e tij, 8 vite ju kanë keqtrajtuar. Njerëzit që duan të punojnë me punën e ndershme, në një zonë kaq të bukur siç është Peqini, ku papunësia, janë shkatërruar ekonomitë familjare dhe janë larguar mijëra të reja në emigracion.

Sot kam ardhur t’ju them që të bëhemi edhe njëherë bashkë, dita e ndryshimeve po afron, Peqini do ndryshim, Shqipëria do ndryshim.

Ndryshimi që po vjen është rruga që po do ecim bashkë, të çojmë Shqipërinë në Evropë, të ketë subvencione për fermerët, pagat të jenë dinjitoze dhe asnjë bir apo bijë Peqini s’do të emigrojnë.

Do të mundohemi që të gjithë jetën e vet ta kalojnë këtu, në Peqin e dashur. Ata që kanë zaptuar ekonominë, i kanë orët e numëruara. Ai u ka gënjyer tetë vite, nuk mund ta votosh edhe 4 vite të tjera. Atij njeriu i mbyllet dera në fytyrë, i thuhet boll më.

Bashkohuni rreth Partisë Demokratike, për t’i sjellë ndryshimin Peqinit. Katër vitet e ardhshme do të jenë ditët e një ndryshimi rrënjësor për Peqinin, dëshpërimi, heshtja që kanë pllakosur do të merren fund.

Këtu do të kthehem tek Kulla e Sahatit, për si kryeministri juaj, për të mundësuar ndryshimin që do të ketë e gjithë Shqipëria. Nga të rinjtë e të rejat, tek pensionistët. Familjet me ndihmë ekonomike do e ndjenë ndryshimin, që ndryshimi të ndodhë duhet të zbatohet plani ekonomik.

Ndryshimi do të vijë, se paratë e oligarkëve do të kthehen tek ju, me punësim, rritje pagash. Ju përsëris, do të ketë amnisti që ditën e parë. Ne do të rikthejmë shpresën, besimin, gëzimin në shtëpinë tuaj”, tha Basha.

4 komente në ““Boll më!“ Basha në Peqin: Mbylljani derën Ramës në fytyrë, ju hëngri kokat me bandat për 8 vite”

  1. Sabriu says:

    Peqini eshte i vetmi qytet qe eshte lene ne harrese si nga ju te djathtet ashtu dhe nga te majtet.Shkoni atje vetem per vota, pastaj harrohet gjithcka.

  2. Ligji says:

    Eh cke për të heq o vemje që gjete budallenj e bere lek e vila. Mjere ti pasdy ja e e cke për të heq nga loku e nga ata që more nëpër këmbë në atë parti. As brekët e kuqe sdo të bejn derman

  3. Labi says:

    Bandat jane prodhim made in PD, dhe jo PS o krriç.

  4. Shoku says:

    Ore qen bir qeni ! O lovacja e Saliut dhe Ilirit, o kriminel e hajdut. Kur po bene 8 vjet qe prama po i merr shpirin popullit me bandat, sa here eke cuar ne prokurori ? Pse u largove nga parlamenti ,ap s’ta mbante bytha te ndesheshe me te. PO ajo mendja e Saliut dhe e Ilirit deshtoi .nga zgjuarsia e rames dhe e nderkombetareve. Po bravo u qofte ne radhe te pare Rudina Hadarit,Myslim Murrizit dhe lefter Kokes qe nuk dorezuan mandatet, si dhe atyre qe pranuan mandatet e deputetit,duke ua dhjere planin tuaj ,qe me daljen nga parlamenti te kalohej ne zgjedhje te parakoheshme. Po keshtu ua futi gishin ne bythe ,jo vetem Edi Rama,por edhe ai amerikani Palmer qe thane se zgjedhjet do te behen me 30 qershor. Ku je ti mor fytyre e gjakosur me 21 janar 2011 , qe thoshe se zgjedhje me Edi Ramen kryeminister nuk ka, se kur te kalohet mbi trupat tane do shkoi populli per te vptuar. Edhe pse dogjet shkolla, e qendra te tjera votimi, edhe pse dohjet seline e partise Socialiste ne Shkoder,edhe pse po thyeni xhama e dyer , por populli nuk po u pjerdh dhe do deshtoni me turp. Si s;ke turp kur thua se : ” Une embaj fjalen” C’fjale ke mbajtur ti ,or qyqar,pevec se asaj te vjedhjes dhe gjumit. Mbyle gojen ,por kone e saliut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje