Ministria e Transportit po zhvillon negociata me disa vende të Bashkimit Evropian për zëvendësimin e kontrollorëve të trafikut ajror në Shqipëri, të cilët kanë braktisur punën.
Lëvizja vjen pas mbledhjes së mbajtur dje nga Komiteti i Emergjencave Civile, që i hapi dritën e gjelbër zëvendësimit të kontrollorëve. Marrja e OK-it Komiteti i Emergjencave Civile shkurton procedurat e zëvendësimit të tyre.
Mësohet se është marrë përgjigje pozitive nga disa vende partnere. Zëvendësimi i kontrollorëve pritet të zgjasë derisa të zgjidhet situata.
Vendimi i Komitetit të Mbrojtjes Civile
Komiteti i Mbrojtjes Civile u mblodh online me kërkesë të për të diskutuar problematikat e krijuara në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” dhe masat e nevojshme për normalizimin e situatës.
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, njëkohësisht edhe kryetar i Komitetit të Mbrojtjes Civile, pasi u njoh me shqetësimin për problematikat e krijuara në ditët e fundit në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, për shkak të bojkotit të kontrollorëve të kompanisë Albcontrol, vuri në dukje se bazë të ligjit 45/2019, datë 18.07.2019 “Për Mbrojtjen Civile”, Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit konsiderohet infrastrukturë kritike, madje sipas nenit 43, konsiderohet infrastrukturë kritike me efekt ndërkufitar.
Me propozim të ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Komiteti i Mbrojtjes Civile vendosi që
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë të marrë masat e nevojshme për të bërë operacional kontrollin e trafikut ajror, qoftë edhe duke zëvendësuar nëse lind nevoja kontrollorët e larguar me kontrollorë të rinj vendas ose të huaj.
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë në kuadër të situatës së krijuar, u ngarkua të përcaktojë kriteret minimale të licencës sipas standardeve ndërkombëtare si dhe çdo kriter tjetër të nevojshëm për të filluar fluturimet sa më parë.
Autoriteti i Aviacionit Civil u ngarkua të marrë të gjitha masat e nevojshme për rifillimin gradual të operimit ajror dhe në rast nevoje, të liçensojë në mënyrë të përshpejtuar kontrollorët e trafikut ajror në përputhje me urdhrin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë.
Kontrolloret zevendesohen sot. Sa per informacion tani sapo eshte ulur nje avion ushtarak i forcave Austriake ne Rinas (numuri i rregjistrimit 8T-CB) keshtu qe BE po sjell kontorllore zevendesues. Fluturimi me Austrian qe do vinte sot ne dreke vjen mbasidte ne oren 17:30 keshtu qe cdo gje kthehet ne normalitet ;-))
Kontrolloret e rinj te jene te perhershem, te paret te pushohen nga puna dhe te ndiqen penalisht per cenim te siguris kombetare me dashje dhe bashkpunim.
Kush ka eksperience per ate lloj pune duhet te aplikoje per tu punesuar ne Rinas,uroj te kete kerkesa ne mase.Kam bindje se me 2400 dollare e plus shume priviligje te tjera qe kane ,tani ne kohe pandemie gjejne shume kontrtollore qe mund ti zevendedoje keta plehra ,qe bene loja politike me satrapet e Shqiperise ne dem te jetes se shqiptateve.Ajo page eshte e perkoheshme,dhe se shpejti,ndoshta qe nga qershori Rinasi mund te kthehet ne regjim si me pare, edhe rrogat do jene ato te parat,qe besoj jane ne nej nivel me disa vendd te BE-se.Nje Italian,nje Slloven,Nje austriak,nje grek apo polak,hungares,do te vinte me shume qef te punonte si kontrollor ne Shqiperi me ate page dhe me ate ritem qe ka Rinasi,qe nuk eshte ,Stambolli,Malpensa,Fiumicino,Frankfurti.
Pse duhet te jete kulla e kontrollit biznes privat? Ja si vjen puna dhe te bejne presion. Eshte politik si veprim dhe ja ku jemi para faktit. Ky kontroll duhet te jete nen administrimin e shtetit. Le te marrim skenarin më te zi. Me lejen e ketyre kodosheve te stresuar, Rinasi mund te ishte mbushur me forca ushtarake pro destabilizuesve. Keta te stresuarit ti qajne edhe ato
rroga, se pervec ndjekjes penale, keta duhet te gjobiten per dëm ndaj publikut dhe shtetit.