“Anulohen fluturimet për paraditen e sotme”! Aeroporti i Rinasit, njoftim publik

8 Prill 2021, 08:47Sociale TEMA

TIA ka njoftuar në faqen zyrtare anulimin e fluturimeve të paradites së sotme, ndërkohë që ende nuk ka asnjë vendim për fluturimet e orëve të pasdites.

Situata vijon të mbetet shqetësuese në aeroportin e Rinasit, teksa deri më tani 26 kontrollorë janë shoqëruar në ambientet e Policisë së Shtetit.

Shoqërimet e tyre për t’u marrë në pyetje janë bërë me urdhër të Prokurorisë pas kallëzimit që kompania AlbControl bëri ndaj organizatorëve.

Ndërsa Prokuroria nisi menjëherë hetimet me akuzën e shpërdorimit të detyrës. Kujtojmë se në aeroportin e Rinasit prej mëngjesit të së mërkurës nuk mund të realizohet asnjë fluturim.

Shkak është bërë greva e kontrollorëve që akuzojnë se u është ulur paga.

2 komente në ““Anulohen fluturimet për paraditen e sotme”! Aeroporti i Rinasit, njoftim publik”

  1. Sara says:

    po atyre te tjereve qe dredhin zinxhirin te zyrat e AlbPetrolit u eshte ulur paga?

    1. Disa militant te verbet says:

      Futin keta muta ne burg militante te verbet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje