Greva në Rinas, Policia Ushtarake pranë zyrave të “Albcontrol”

7 Prill 2021, 18:08Sociale TEMA
Greva në Rinas, Policia Ushtarake pranë zyrave të

Mjete të blinduara të Policisë Ushtarake kanë shkuar pranë aeroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza”, për të siguruar godinën e “Albcontrol”.

Fluturimet janë pezulluar deri ditën e mërkurë, në orën 10:00. Shkak është bërë greva e kontrollorëve të trafikut ajror.

Negociatat mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe kontrollorëve dështuan më herët gjatë ditës, duke bërë që ata të merrnin vendimin për të pezulluar punën deri më 8 prill.

Edhe pse ata kërkuan që situata e tyre të mos politizohej, Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti Ilir Meta lëshuan akuza të ndërsjella, duke bërë me faj njëri-tjetrin për këtë situatë.

Ministrja Belinda Balluku deklaroi se gjithçka është në kuadër të fushatës elektorale, për të bllokuar vaksinat, që do të vinin mbrëmjen e sotme në Aeroportin e Rinas.

2 komente në “Greva në Rinas, Policia Ushtarake pranë zyrave të “Albcontrol””

  1. gjergji says:

    Arrestojeni.Populli eshte me ju kryeminister.Shembulli konkret ish presidenti REAGEN

    1. Asllani says:

      Arestoni personat pergjegjes
      Dihet kush jan personat qe jan pergjegjes
      Mblidheni parlamentin gjykojeni Like Floriri
      Populli eshte me ju
      Populli ju Voton
      Ku eshte Spaku

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje