Nis riparimi i autostradës Tiranë-Durrës, ja ku devijohet rruga

8 Prill 2021, 12:21Sociale TEMA

Kanë nisur ditën e sotme punimet për riparimin e autostradën Tiranë-Durrës.

Lajmi është konfirmuar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, ku me anë të një njoftimi bënë të ditur se në Vorë është bërë devijimi i trafikut, pa probleme në qarkullimin e mjeteve. Drejtuesit e automjeteve do të duhet të devijohen në degëzimi për në Rinas dhe më pas të hyjnë në rrugën dytësore.

Kujtojmë se punimet ishin planifikuar që të nisnin ditën e djeshme, por u shtynë për shkak të reshjeve të shiut.

Punimet pritet të zgjasin deri në 21 prill dhe do të jenë të ndara në dy faza. Faza e parë parashikon riparimin e segmentit nga Qafa e Kasharit, pra nga mbikalimi i Rinasit deri në hyrje të Durrësit, tek Ura e Dajlanit. Ndërsa faza e dytë, do të jetë riparimi i kahut tjetër të rrugës, pra nga Ura e Dajlanit deri në Qafë Kashar.

2 komente në “Nis riparimi i autostradës Tiranë-Durrës, ja ku devijohet rruga”

  1. Kalec Dega says:

    Ja lajm interesant ne Tema, larg puceve te PPSH…..
    =
    per rruget e pamabaruara dhe pullla pullla te 8 vjeteve PS…

  2. Konsorciumi: Taulant,Ben,Mirel,Zigur,Qim Peka says:

    Per “Kalec Dega”
    Po na e kalon neve mor zotni, me shtruar pak….. ===== lol

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje