"Ça thotë ai azilanti i Kamzës"? Rama telefonon Dionis Imerajn në Dibër e tallet me Mziun: Rruga e Arbrit gati brenda vitit

9 Prill 2021, 08:27Politika TEMA

Mëngjesin e kësaj të premtje në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit kryeministri Edi Rama e ka nisur me një telefonatë me Dionis Imerajn kandidat për deputet në Dibër.

Rama përmes kësaj telefonate e ka pyetur Imerajn se si po shkon fushata elektorale në këtë qark, dhe e ka porositur që të takojnë njerëzit kudo për të komunikuar nga afër me to.

Gjithashtu në këtë bisedë kreu i qeverisë ka theksuar se ëndrra e dibranëve është shumë afër, sipas tij Rruga e Arbrit do të mbarojë brenda këtij viti.

Rama: Dinois si je?

Imeraj: Njerzit po i takojmë një nga një. Ka frymë shumë pozitive!

Rama: Ai azilanti i Kamzës ça bën ai

Imeraj: Ai bën xhiro më duket se nuk ka bërë as vaksinën ai infekton njerzit nëpër klube. Shumë frymë pozitive do ta mbyllim me sukses, kam shumë besim.

Rama: Po kjo partia kontrollorëve ajror?

Imeraj: Kjo nuk është asgjëkundi dalin nëpër terren por nuk kanë potencial, ka humbur fare.

Rama: Me njerëzit duhet shumë komunikim kudo, pakënaqësitë janë legjitime njerëzit kanë të drejtë të kërkojnë më shumë, ne kemi bërë sa kemi mundur dhe jo sa kemi dashur. Fokusin e kemi, durimin e kemi, edhe karakterin padiskutim duhet të fokusohemi tek njerëzit. Rruga e Arbrit do të realizohet brenda këtij viti dhe si zoti dhe para afatit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje