“Besoj se Hysaj do të shkojë në një klub, që do të luajë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, por jo domosdoshmërisht. Kemi disa zgjidhje në këtë moment dhe po i vlerësojmë, por ka ende shumë kohë dhe nuk është e përshtatshme të flasim më shumë”, – ka thënë Mario Xhufredi, prokuratori i mbrojtësit shqiptar të Napolit, për mikrofonët e “Radio Kiss Kiss”.
Telenovela e transferimit të Elseid Hysajt në një skuadër tjetër në verë sapo ka nisur dhe deri në fund të sezonit do të dalin në skenë shumë emra skuadrash. E sigurt në këtë moment është që shkodrani i Kombëtares do të largohet nga Napoli me parametra zero, ndaj dhe interesimi për të është gjithmonë në rritje.
Një pistë konkrete është Milani dhe duke iu referuar fjalëve të agjentit të mbrojtësit kuqezi, teksa deklaron se Hysaj do të shkojë në një skuadër Championsi, gjasat janë që të ketë një marrëveshje mes palëve para mbylljes së sezonit. Por nuk duhen nënvlerësuar edhe klubet e tjera italiane dhe veçanërisht Roma, ku luan mbrojtësi tjetër kuqezi, Marash Kumbulla.
Të hapura janë edhe alternativat jashtë Italisë, me PSG-në në krye. Hysaj është një futbollist me përvojë ndërkombëtare dhe të gjithë do ta donin, aq më shumë kur nuk duhet të shpenzojnë për të blerë kartonin e tij, por vetëm për pagën.
Me ate turperim qe i beri Chiesa ndeshjen kunder Juventuasit, as Vllaznia nuk e merr me per lojtar formacioni …
Per 10 sekonda nuk e kuptonte nga ishte qielli, nga ishte toka
Ore na bezdisni me lajmet per kete lojtar,,,keni dy vite qe po jepni cdo jave lajme ,jo po do luaj ne Rusi,ne france ,ne angli,etj,,,Kur te shitet ok,iku ne filan club dhe kaq,,sepse nuk ja vlen te vlersohet kaq shume nje lojtar si ky nen mesataren.
prite kur te perfundoje ne turqi per ca lek me shume,ky ka mbaruar qe kur iku nga empoli ,ska qene me i njejti lojtar .
Nuk din te jap 1 top te lart ne zon.
ska me urine e dikurshme …….i mbivleresuar