COMO, ITALY – JANUARY 20: Lautaro Martinez and Nicolo Barella of FC Internazionale train during the FC Internazionale training session at the Suning Training Center on January 20, 2021 in Como, Italy. (Photo by Emilio Andreoli – Inter/Inter via Getty Images)
Interi mposhti kundërshtarin e dhjetë radhazi në fazën e dytë të Serie A. Një ecuri e patëmetë, që sjell për herë të parë avantazhin +11 pikë nga ndjekësi më i afërt, Milani.
Matematikisht, skuadra e Contes është tashmë 16 pikë larg nga zyrtarizimi i titullit. Në fakt i duhen edhe 5 fitore e një barazim në 9 ndeshjet e mbetura.
Teorikisht, referuar pikëve në lojë, zikaltrit mund të arrihen vetëm nga Milani, që duket mjaft i lodhur pas një sezoni të pafund. Edhe në rast barazimi pikësh mes dy skuadrave të Milanos, Interi do të pozicionohej i pari falë 3-0 në derbin e 21 shkurtit, në të cilin mori hak për 1-2 e ndeshjes së fazës së parë.
Conte tashmë ka shënjestruar Cagliari, që e pret në “San Siro” të dielën. Pastaj do të nisë të bëjë llogari me laps se kur mund ta festojë titullin. Kundërshtarët e radhës që duhen mposhtur në vazhdim, pas Cagliari, janë emra si Napoli, Spezia, Verona.
Të shtunën, më 1 maj, Lukaku dhe bashkëlojtarët e tij do të jenë në fushën e Crotone. Për t’i gëzuar të gjithë, zyrtarizimi i titullit mund të ndodhë aty, ditën e punëtorëve. Më e lehtë për ta arritur këtë është data 9 maj, kur Sampdoria do të mbërrijë në “San Siro”. Ky është ekipi i fundit, që i mundi kryesuesit e Serie A (6 janarin e kaluar). Në fakt, atë ditë Juve dhe Milani do të ndajnë pikët në ndeshje direkte.
Conte dëshiron ta mbyllë sa më shpejt çështjen e titullit, sepse faza finale e kampionatit ka shumë “spec djegës”. Në të tretën ndeshje nga fundi (e mërkurë, 12 maj, Kampionati Europian afron) Roma arrin në Milano, e cila herët a vonë do ta fitojë një ndeshje direkte. Më 16 maj, superndeshja në shtëpinë e Juves.
E cila gjithmonë peshon, pavarësisht nga një kampionat i fituar tashmë. Mbyllja në shtëpi ndaj Udinese.
llogari te kota, INTER eshte fitues i skudetos, kjo ka marr fund. Forza INTER